Prof.dr. METIN IZETI
FAKULTETI I ARTEVE
USHT
REZYME
ORIENTOLOGJIA DHE SFIDAT E KRIJIMIT TË TERMINOLOGJISË ISLAME NË GJUHËN SHQIPE
Bota bashkëkohore, si hapësirë e përqëndruar në triumfin e arsyes shkencore dhe teknike, përfaqëson, si rend krejtësisht të ri shoqëroro-historik, teorinë/praktikën e mbijetesës sonë brenda modernitetit. Fuqitë institucionale dhe trajtëdhënëse- duke filluar prej atyre ekonomiko-tregtare deri te ato politiko-fetare- i përcaktojnë kornizat e “lojrave gjuhësore” (language game) (Witgenstein) dhe parashtrojnë pyetjet për konceptin dhe qëllimet e diciplinave jetësore të sodit.
Përvoja e re e të menduarit filozofik mundohet të përjashtojë prej kornizës shumë trajta të tëhuajësimit dhe skllevërimit, të asaj fuqie trajtëdhënëse që e ngatërron modernitetin dhe që bën të pamundshëm lirinë dhe pjekurinë, atë “ domosdoshmëri paralizuese të kohës”. Kjo përvojë filozofike në relacionin e saj ndaj realitetit shkon edhe më larg, prej ideologjishmërisë dhe dogmatikës deri te institucionet e tëhuajësura.
Problemi në vendosjen e terminologjisë fetare në gjuhën shqipe nuk mund të tejkalohet me kalimin tonë në rradhët moderne ose anti-moderne, e as me ballafaqimin e modernitetit me tradicionalen. Është e pashmangshme që në fillim duke mos e konsideruar konceptologjinë dhe frazeologjinë moderne si pol të kundërt të bëhet një vlerësim i gjendjes sonë të përgjithshme. Më pas, duke vlerësuar dhe analizuar karakterin doktrinor dhe funkcional të koncepteve islame të zhvillohet një terminologji e shëndoshë. Një terminologji fetare, që nëse jo sot në të ardhmen do të motivojë kulturën fetare ndër ne, nuk mund të jetë e përsosur nëse nuk ka kaluar nëpër sitën e arsyes dhe dijes së mirrëfilltë.