Në vitet ndërmjet dy luftrave botërore një numër i konsiderueshëm i artistëve e kishte vërejtur rrezikun e mungesës së idesë dhe vlerave reale për artbërje dhe si reagim apo protestë ndaj një gjendjeje të tillë ishte përqëndruar në hudhjen e ngjyrave dhe në ironizimin e veprës artistike pa paraqitur ndonjë ide të caktuar. Më vonë, pas luftës së dytë botërore, një pljejadë e veçuar e filozofëve e ka diskutuar dhe polemizuar krizën e mendimit modern dhe krizën e vetëdijes perëndimore. Si rrjedhojë, janë dhënë shumë mendime në lidhje me atë se si duhet të vazhdojë të jetojë njeriu në rruzullin tokësor. Në këtë korpus të ideve bëjnë pjesë edhe mendimet për rendin e ri botëror të viteve të nëntëdhjeta, mendimet për “përplasje” dhe “ fund” të Huntingtonit dhe Fukujamës dhe zhvillimet në kundërshtim me teoritë e shfaqura nga to në hapësirën botnore. Duke filluar nga vitet e nëntëdhjeta përpjekjet për një botë dhe rend të ri botëror kanë qenë të përqëndruara në eliminimin e vlerave tradicionale të përjetshme, apo, të bazuara në urtësinë perenniale dhe zëvendësimin e tyre me një imagjinatë që është në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut. Mirëpo, kjo imagjinatë u tregua shumë e pasukseshme dhe shterpe në skenën shoqërore dhe shërbeu më tepër për shkatërrim dhe rrënim të gjinisë njerëzore, si nga aspekti lëndor ashtu edhe tejlëndor. Në vitin 2019 si kurorë e kësaj teorie të mbrapshtë u përballëm me një sëmundje/virus që askush nuk arriti të merr vesh, madje as edhe ekspertët më të sofistikuar të botës “përparimtare në aspekt teknologjik” se për çka bëhet fjalë, kush është fajtor për të dhe si do të përfundojë. Kjo gjendje ishte edhe një sulm i tërbuar ndaj të gjitha vlerave tradicionale dhe virtyteve cilësore të përjetshme të gjinisë njerëzore. Njeriut iu rrezikua liria, iu mbjell frika, iu atakua guximi, iu fut në palcë droja nga vdekja, u bë përpjekje për izolim dhe shlyerje të festave dhe takimeve tradicionale, madje edhe të atyre fetare. Dhe ja në fund të krejt kësaj sërish pa asnjë sqarim jemi dëshmitarë se do të duhet të përfundojë e tërë kjo katrahurë duke mos patur asnjë sqarim se çka ishte dhe çka ndodhi!? Nejse, duke shpresuar se përfundoi dhe do të qetësohemi sado pak, në skenë doli Putini dhe brenda natës në “habi të çdokujt”, madje edhe të atyre që thonë se kanë informata për çdo lëvizje të vogël të individëve, e sulmoi Ukrainën dhe e frikëson botën e përparuar dhe progresive se nëse do ta shtrëngojnë diku në qosh, do të aktivizojë edhe armët nukleare… Si ndodhi që ata që kanë informata për çdo gjë nuk patën informata për faktin që Putini do ta sulmojë Ukrainën dhe do ta rrezikojë botën dhe gjininë njerëzore… Unë, ta them të drejtën nuk e kam të qartë! Si rrjedhojë e krejt kësaj e gjithë bota është e përqëndruar në çështjen e Ukrainës, që në fakt është e rëndësishme, dhe pjesa dërmuese me plot të drejtë e sulmojnë mendësinë putiniane të sulmit dhe agresionit të paligjshëm ndaj integritetit të një shteti fqinj. Pajtohem plotësisht dhe çdo njeri i mençur gjithsesi se duhet të dënojë ashpër mënyrat barbare dhe agresive të pushtimit dhe dhunës. Mirëpo, ajo që më habit shumë është fakti se çka ndodhi me mendësinë globale që për një moment u aktivizua për të dënuar një sulm dhe agresion ndaj një shteti dhe shoqërie, ndërsa dekada me rradhë në viset tjera të botës, po i njëjti ky sistem i agresionit dhe dhunës është duke ndodhur në vazhdimësi dhe askujt nuk i shkonte në mend që të intervenojë dhe të ngre zërin kundër cënimit të integritetit të shteteve, dhunës ndaj fëmijëve, ndaj grave dhe ndaj të gjitha vlerave civilizuese? A mos vallë ndryshoi diçka në mendësinë e gjinisë njerëzore brenda një nate!? Jo, nuk jam aq naiv sa që të mendoj se ka ndryshuar për një natë diçka shumë e madhe, por përkundrazi zjarri i është afruar bishtit edhe atë nga një superfuqi ushtarake planetare dhe tash më duhet të jemi shumë më të kujdesshëm se mund të digjemi edhe ne. Po, problemi nuk është se është sulmuar Ukraina, pasi Ukraina u sulmua edhe në vitin 2014 dhe iu morr Krimeja, por nuk dëgjuam asgjë, madje në vende të shumta të botës as edhe lajm nuk u bë, por është se tash kërcënohet njeriu i hapësirës perëndimore dhe aty duhet të ndalemi se kjo klasë është diçka tjetër. Nëse është kështu atëherë ku mbeten teoritë e dialogut, të altruizmit, të ndjeshmërisë, madje edhe për kafshët, të dëshirës për ngritjen dhe zhvillimin e të “pazhvilluarve” dhe vendosjes së vlerave perëndimore!?

Për të mos e zgjatur shumë me analiza të ngjashme të kaloj në pjesën kryesore. Unë mendoj Covid 19 dhe Putin 22 janë dy viruse të cilat e atakojnë njeriun transhuman dhe postpostmodern se ecuria e tij ideore dhe lëndore nuk është në ujdi me identitetin dhe gjenin e tij të mirëfilltë. Gjithashtu ata na e bëjnë me dije se njeriu nuk është shablon dhe llojllojshmëria si dhe koloriti qytetërimor janë elemente të natyrshmërisë njerëzore, ndërsa përplasjet nuk ndodhin për shkak të dallimeve por për shkak egocentrizmit dhe narcizmit që nuk kanë të bëjnë me dallimet lëndore por kanë të bëjnë me ndjenjën për superioritetin e vetes në relacion me të tjerët. Covidi dhe Putini i sulmuan të gjithë, jo vetëm ata që janë diku atje dhe nuk kanë të bëjnë me ne dhe për t’u mbrojtur prej tyre nuk mjafton që ne të votojmë në parlament ligjet që janë në kundërshtim me natyrshmërinë tonë njerëzore! Në diskursin e presidentit të Ukrainës pandërprerë dhe në vazhdimësi jemi duke dëgjuar fjalët që kanë të bëjnë me vlerat tradicionale dhe të përjetshme. Ai flet për atdhedashurinë, flet për mbrojtjen e vendit, madje edhe duke e dhënë jetën, flet për ruajtjen e lirisë duke mos i theksuar dallimet, pra flet për bashkëjetesën e dallimeve. Po, plotësisht pajtohem dhe kjo duhet të jetë diskursi i njerëzimit, këta janë temat që duhet nxjerrur në plan të parë dhe jo promovimi i degjenerimeve shoqërore dhe “shtypja” e të tjerëve për të jetuar mirë ne dhe për t’i imponuar vetëm imagjinatën tonë të mbrapshtë. Përndryshe, për çdo ditë do të përballemi me kriza të ndryshme globale që nuk do t’i lenë rahat edhe të pasurit dhe të fortët.

Mendësia moderne është e domosdoshme që të investojë në rindërtimin e konceptit njeri duke u bazuar në vlerat e përjetshme të urtësisë perenniale. Në këtë rrugëtim, gjithsesi, duhet të ketë parasysh zbulesën hyjnore dhe praktikumin e arketipeve të prezantuara në zbulesën hyjnore. Zbulesa hyjnore flet për disa ngjarje të popujve të mëparshëm që janë ballafaquar me vetëshkatërrim për shkak të sjelljeve të tyre të gabuara dhe në kundërshtim me natyrshmërinë njerëzore. Rrëfenjat dhe personazhet e tyre të paraqitura në zbulesën hyjnore nuk kanë karakter historik por ata paraqesin narrativ figurativ dhe simbolik të përjetshëm dhe universal. Në çdo periudhë mund të hasim në Nuhun a.s. dhe birin e tij, në Lutin a.s. dhe zonjën e tij, në Jusufin a.s. dhe vëllezërit e tij, në Musain, Isain, Muhammedin a.s.  dhe ngjarjet që paraqiten nga koha e tyre. Gjithashtu, gjithmonë mund të përballemi edhe me pasojat me të cilat u përballën popujt e tyre si rrjedhojë e veprimit të tyre shoqëror. Kjo është shumë e rëndësishme dhe e pashmangshme për mendësinë e moderne nëse ka dëshirë të lirohet nga ankthi i vetëshkatërrimit.

Ta them të drejtën ende nuk jam duke e kuptuar se pse kur është në pyetje zbulesa hyjnore diskursi i mendësisë së tashme ka frikë dhe as që dëshiron ta merr si alternativë për rileximin e vlerave të përgjithshme njerëzore. Është në gjendje të analizojë epopejat dhe sagat e margjinalizuara të popujve të ndryshëm dhe në ujdi me to të ndërtojë perspektiva, ndërsa nuk është në gjendje të analizojë konceptin themelor të zbulesës hyjnore. Mirëpo qëndrimi paragjykues ndaj të vërtetave të natyrshmërisë tonë, të cilat janë të paraqitura në zbulesën hyjnore, neve është duke na përballur me sfida të reja të cilat dita ditës shtohen dhe janë duke na e vështirësuar jetën.

Nuk ka dyshim se shkaku i  krizës aktuale botërore është kriza e madhe morale në botë. Kjo krizë vlen për të gjitha kombet botërore, të cilat sot janë në një luftë të ashpër me njëri-tjetrin dhe vetëm entuziazmi i verbër mund të shohë një përjashtim në këtërast.Ndërgjegjja e të gjithë popujve është e rënduar nga një ndjenjë e paqartë e pamjaftueshmërisë së tyre të brendshme krahas “mjaftueshmërisë dhe superioritetit” teknologjik, luftarak dhe të ngjashme. Peticioni i mëposhtëm, i nënshkruar nga 30 guvernatorët e SHBA-së, u lexua në një asamble të madhe në Hollywood ku morën pjesë përfaqësues të 25 vendeve për të kërkuar mënyrën e shpëtimit nga ankthi shpirtëror  dhe moral: “Ne jemi të bindur se shkaku më i thellë i krizës së sotme qëndron në rënien e moralit, dhe për këtë arsye ne besojmë se armët morale dhe shpirtërore janë rruga e vetme e  duhur që duhet të marrim”. Një nga ambasadorët, ai zvicëran, në këtë konferencë kishte thënë: “Ne e dimë se demokracitë tona do të jenë të qëndrueshme vetëm nëse vlerat morale dhe shpirtërore janë sërish të parat. Armët morale dhe shpirtërore janë forca drejtuese e çdo lëvizjeje popullore. Fuqia e shpirtit dhe moralit u mposht nga frika, lakmiadhe urrejtja. Armët morale çojnë mbi të gjitha në një ndryshim në zemrat e njerëzve.”

Një nga arsyet kryesore për të  bërë përpjekje për rishpirtërimin e organizimit shoqëror është zhgënjimi i madh, i cili është duke u përjetuar nga njerëzimi  pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Vitet e nëntëdhjeta dhe mendësia për rendin e ri botëror i zhgënjeu një pjesë të madhe të njerëzve për një kthim themelor drejt të mirës dhe vlerave të përgjithshme njerëzore. Sidomos tash kur jemi përballë me mundësi për shkatërrim dhe rrënim planetar, njeriuduhet të kuptojë se vlerat e përjetshme shpirtërore, të cilat për shekuj kishin mundur të ruanin integritetin e kulturës dhe qytetërimit në baza të të njerëzishmes, e kanë humbur forcën e tyre dhe nuk mund të parandalonin më shpërbërjen e popujve dhe shteteve, madje edhe të atyre perëndimore, prandaj edhe duhet të ripërtrihen. As aleancat e mëdha, as konferencat për çarmatimin dhe konferencat e ekonomisë botërore, as paktet e ndryshme rajonale, organizatat për prodhimin dhe shkëmbimin e mallrave, nuk mundën ta pengojnë shkëputjen nga brenda. Sotkolapsi i kulturës dhe mirëqenies botërore është një fakt. Dhe i verbëri do të shohë tanise nevojiten burime më të forta dhe më të thella nëse dëshirohet të rivendosen vlerat.

Oswald Spenglernë veprën e tij Der Untergang des Abendlandes thotë se rrënimi i kulturave nuk është pasojë e kulturës shpirtërore, por e proceseve biologjike, të tilla si procesi i plakjes në një krijesë individuale dhe sipas tij, mendësia moderne nuk ka mjete për ta ndalur këtë proces. Kështu që mbetetvetëm dorëheqje stoike nga konceptet e gabuara. Zbinden, nga ana tjetër, paralajmëron faktin se pothuajse gjithmonë kulturat e mëdha, pas rënies së tyreua lanë trashëgiminë forcave të reja, të cilat do t’i kishin ripërtrirë dhe zhvilluar deri në plotësi; kështu antikiteti mori përsipër trashëgiminë kulturore të Azisë dhe Egjiptit, dhe kultura e krishterë romake mori përsipër arritjet e helenizmit, mbi të cilat bazohet në të vërtetë jeta shpirtërore e Perëndimit dhe prej nga e nxjerrin prejardhjen idealet e lirisë dhe humanizmit. Si ndodhi që sot jemi duke përjetuar një periudhë mohimi të plotë të këtyre idealeve? Zbinden thotë se kjo ishte për faktin se këto ideale, nga konceptimi dhe baza e tyre, nuk ishin në gjendje të shtypnin mizorinë dhe kafshërinë te njeriu. Për këtë arsye, u zhvillua një dëshirë e pamatur për pushtet dhe terrorizmi mendor i të tjerëve, i cili vërehet njëlloj si në jetën e individëve ashtu edhe në kombet e tëra. Ky proces u intensifikua dhe u mbështet më tej nga fakti se vetë shpirti filloi të degjenerohet. “Ka kohë që shpirti nuk është shenjë dhe garanci e një prosperiteti në botë, siç ishte në kohërat e lashtësisë. Imazhi që masat dhe shumë përfaqësues të botës mendore po krijojnë sot për “shpirtëroren ” është vërtet i zbehtë, i paqartë, i grisur dhe i pasigurt. A nuk mendojnë shumë njerëz se “përshpirtshmëria ” është e njëjtëme estetizimin e pavendosur, dekadencën, dobësinë, e cila e paaftëson atë për jetën si njeri?. . . Imazhi që një njeri modern krijon për shpirtin e tij është shumë i vogël për madhësinë që i takon shpirtit.” Dhe kështu,fundi i një disponimi të tillë shpirtëror i rrënoi edhe ato idealemë të pastra, qëjanë etikisht të pakundërshtueshëm dhe e futi në ankth njeriun e sotëm.

Si rrjedhojë, mendoj se morali si forcë me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave më të larta shpirtërore është shumë më i frytshëm për të shpëtuar njerëzit nga lufta sesa predikimet moralepër paqen e atyre pacifistëve, të cilëve – në fakt – jemi duke u  “falënderuar” sot për gjendjen e botës. Ringjallja morale shpirtërore e njerëzimit mund të arrihet përmes organizimit dhe edukimit të planifikuar në ujdi me urtësinë e përjetshme, përndryshe do të na paraqitet për çdo ditë nga një “virus” i ri.