Shqiptarët e Rekës kërkojnë studjim të thellë nga shumë diciplina shkencore me qëllim që të përmblidhen informatat dhe njohuritë e shpërndara në fusha të ndryshme të shoqërisë dhe mendësisë. Analiza nuk mund të jetë vetëm nga mendësia historike, por edhe nga platforma e vlerësimeve bashkëkohore, pasi të dyja dallohen dukshëm njëra prej tjetrës.  Qasja e parë e paraqet realizimin adekuat të personit (në kuadër të urdhëresave kategorike të Kant’it, siç mendohet në traditat intelektuale) dhe mbi të gjitha qëllimet e tjera, ndërsa i dyti e paraqet personin si pjesëtar të një grupi shoqëror. Rasti i parë ka të bëjë me spektrin etik dhe intelektual, ndërsa i dyti, kryesisht është i tëhuajësuar dhe i instrumentalizuar. 

Shqiptarët e Rekës kanë vijë jetësore që në kuadër të rrethanave historike e ka mundësuar herë kërcimin në skenë të një pjese, e herë të pjesës tjetër të tërësisë së tyre. Unë mendoj se kjo dukuri më tepër duhet të mirret në konsideratë, si shembull se sa si përjashtim. Situata duhet të analizohet si një mikrokozmos, ose si shembull  i koncentruar i përmasës vertikale historike dhe shtrirjes horizontale gjeografike të relacioneve ndërmjet fetares/religjiozes dhe kombëtares/nacionales. 

Largimi nga romantizimi i çështjes, depërtimi në thellësitë e gjenit të vërtetë dhe shtrirjes së tij në kohët e ndryshme, analiza e specifikave të fetarësisë dhe kombëtarisë së veçantë për këto troje duke i krahasuar me fundamentet e tyre në letërsinë botërore mendoj se do të hap shtigjet e paraqitjes së Shqiptarëve të Rekës jashtë stereotipizimeve të llojllojshme. 

Fjalët kyçe: Shqiptarët e Rekës, feja, kombi, stereotipet. 

Deri në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, trevat të banuara me shqiptarë ishin brenda juridiksionit të katër vilajeteve. Ato ishin: Vilajeti i Kosovës me katër sanxhakë (prefektura), Prishtina; Jenipazari, Shkupi dhe Peja, që banoheshin dhe banohen nga shqiptarë të besimit mysliman dhe katolik; Vilajeti i Manastirit me katër sanxhakë: Manastirin, Dibrën, Korçën dhe Kolonjën, që banohej dhe banohet nga shqiptarë të besimit mysliman e ortodoks; Vilajeti i Shkodrës me dy sanxhakë, atë Shkodrës dhe atë të Durrësit, që banohej dhe banohet nga shqiptarë të besimit mysliman, katolikë dhe pakicë ortodokse dhe së fundi Vilajeti i Janinës, me pesë sanxhakë: Janina; Gjirokastër; Berati, Leskoviku; Preveza, që banohej nga myslimanë dhe ortodoksë shqiptarë.  

Në këtë konstelacion të vendzënies gjeografike janë të vendosur edhe shqiptarët e rekës dhe ndoshta jo aq në të kaluarën sa sot janë bërë çështje diskutuese jo vetëm nga aspekti i kërkimit shkencor por edh enga aspekti i ndërtimit dhe struktuimit shoqëror, etnik dhe fetar. Si pasojë e ndikimit të madh të elementit të dytë në diskursin mbi shqiptarët e rekës ata janë instrumentalizuar herë nga njëra përmasë, ajo politike shoqërore, e herë nga ana tjetër , ajo “intelektuale” e cekët.  

Shqiptarët e rekës, tek ne shqiptarët, janë temë diskutimi për shkak të përkatësisë etnike të tyre, pasi që janë shqiptarë, ndërsa në anën tjetër përmasa fetare e tyre në të kaluarën dhe sot ka ndikuar shumë më shumë në mbrojtjen ose humbjen e identitetit të tyre etnik dhe shoqëror.  

Shqiptarët e rekës nuk janë vetëm ata që sot gjeografikisht banojnë në viset e rekës, por ka shumë prej tyre që janë shpërngulur shekuj me rradhë prej vendbanimeve të tyre.  Pjesa dërmuese e shqiptarëve të rekës e ka pranuar fenë islame dhe ata janë vendosur në vise të ndryshme të territorit të maqedonisës ë sodit dhe sot e kësaj dite i ruajnë të gjitha elementet e gjuhës dhe kulturës së tyre. Gjithashtu pas pushtimeve serbe, luftës së parë dhe të dytë botërore, pjesa më e madhe e shqiptarëve të rekës janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre si ortodoksë shqiptarë , por për fat të keq nuk kanë arritur t’i ruajnë vetitë etnike, kulturore të tyre por janë shkri, janë asimilu me popujt sllavë që poashtu kanë qenë me përkatësi ortodokse. 

Shembulli i tillë i rekës, te ne shqiptarët është përsëritur edhe në të kaluarën në vise të ndryshme të trojeve shqiptare. Shqiptarët përmasën e tyre etnike kanë arritur ta ruajnë në masë të madhe në qarqet muslimane dhe ky realitet nuk mund të mohohet. Ndërsa shqiptarët e rekës janë një shembull shumë adekuat për një gjendje të tillë. 

Problemi i konceptimit real i fetares dhe kombëtares… 

Mes kategorive të shumta teologjike, shprehja “mëkëmbës i Zotit” më së miri e sintetizon të kuptuarit fetar të njeriut. Mirëpo, kjo e kuptuar – për të mos u zhdukur nga skena botërore – duhet vazhdimisht të ballafaqohet me proceset, konceptet dhe format e ndryshme kulturore, me të cilat periudhat e ndryshme historike e interpretojnë njeriun dhe realitetin e tij. Ky ballafaqim sot bëhet sidomos më i rëndësishëm, por edhe më problematik, sepse në rrethin bashkëkohor shkencor dhe kulturor, pas “vdekjes së zotit” (hasha) (Nietzche), duket sikur i asistojmë një lloji të “vdekjes së njeriut”. Në të vërtetë, shkencat e ndryshme e drejtojnë vëmendjen kah një botë e re – më parë e panjohur – botë e cila gjendet “nën” njeriun: mjaft është që, për shembull, të mendohet në hulumtimin e tashëm të asaj që gjendet në atomin; pastaj, hulumtimi i të pavetëdijshmes në sferën e njeriut; strukturalizmi sulmues sipas të cilit “njeriu është reduktuar në strukturat të cilat e rrethojnë” (M. Foucault); moskujdesi për natyrën dhe mjedisin që kërcënon me katastrofë ekologjike; hulumtimet në sferën e bioetikës si dhe mundësitë e ndryshme të inxhinierisë gjenetike.  

Megjithëse të gjitha të lartshënuarat janë çështje për studim në vete, kjo trajtesë është fokusuar drejtpërsëdrejti në konceptin “njeri”, si njeri “i pastër”, i cili gjendet nën hijen e universalizmit të përgjithshëm të këtij koncepti, në një mënyrë duke iu lëshuar edhe kuptimit leksikor të tij, sepse kohëve të fundit vërejmë se për çdo gjë shkruhet, përpos imperativit “bëhu njeri!”. Çdo jetë njerëzore (madje edhe kur nuk është lehtë për ta vërejtur) gjithmonë rishtas është e përshkuar me parashtrimin e pyetjes “Kush jam unë?”. Kjo pyetje e parashtruar individuale-ekzistenciale kumbon edhe atje ku njeriu nuk është në bashkësinë njerëzore. Kjo pyetje e parashtruar kolektive-ekzistenciale, gjegjësisht “Kush jemi ne?” – është parakusht i konstituimit dhe mirëmbajtjes së çdo bashkësie njerëzore, i çdo krijese shpirtërore materiale të cilën e kemi për zakon ta quajmë “natyrë tjetër”.  

Bashkë me përkufizimin e njeriut sipas rregullës lidhet pjesëza  (më i zhvilluari, më i përsosuri, më përparimtari, i takon nivelit më të lartë të zhvillimit). Fjala njeri tingëllon rëndësishëm, dinjitetshëm. Ajo nuk tingëllon si p.sh.: tradhtar, qelbanik e të ngjashme. Shpesh thuhet: “Bëhu njeri!” (kjo do të thotë të qenit i ndershëm, dinjitoz…, të qenit subjekt i jetës personale). Në lidhje me këtë është edhe nocioni ‘njerëzi’, si tipar i atij që është i njerëzishëm, i cili është personalitet i plotë, moral dhe etik. Pjesëza “më” në përkufizimet përdoret në kuptimin pozitiv, kështu që duket sikur njeriu vetvetes  mënyrë  vetëbesueshme dhe jokritike ia jep pozitën supreme dhe superiore  natyrë dhe  gjithësi. Fjala është për fotografinë e idealizuar, sepse askund nuk përmendet se njeriu është qenie e cila lufton, diskriminon, shkatërron natyrën dhe vret të afërmit dhe se edhe në atë kontekst negativ do të mund të përdorej parashtesa “më”. Nuk përmenden humnerat, rëniet dhe tmerret që i krijon njeriu. por se ai është i aftë “të depërtojë deri në themelin e fundit të gjërave dhe në fund deri te qenia absolute, Zoti”  

Kur flet për njeriun, Kanti thotë se ai është jo i shenjtë, ndërsa ligji moral është i shenjtë dhe njerëzia në të është e shenjtë. Njeriu i takon botës së natyrshme (i nënshtruar ligjeve natyrore) dhe botës inteligjibile (dhe prandaj është person i lirë dhe i pavarur nga mekanizmat e natyrës). Si qenie e natyrshme, është i motivuar nga rehatia dhe lumturia, e si qenie inteligjibile është i motivuar nga obligimi, gjegjësisht respektimi i ligjit moral. Kantit i pëlqen t’i përdorë nocionet “lartësi” dhe “ngritje” (këto nocione natyrisht se janë të ndërlidhura, sepse lartësia arrihet përmes ngritjes). Nën lartësi i cek: respektimin e njerëzisë në personin tonë, respektimin e obligimeve, respektimin e ligjit moral, si dhe ngritjen mbi lëvizësit natyrorë1.  

Edhe në rastin e rekës, në periudhat e të kaluarës elementi I të njerëzishmes në kuadër të moralit fetar ka arritur ta ruajë të ndryshmen në mesin e këtij grupi etnik. Ndërsa periudha e pas viteve 1918 e këndej dhe ndryshimi I forcave në viset shqiptare ka ndikuar që pjesa dërmuese e shqiptarëve të rekës ta humbin përkatësinë e tyre etnike dhe të shndërrohen në maqedonas. Tek ne brenda dy dekadave të fundit janë shtuar aq shumë “historian”, saqë vëzhguesi i paudhëzuar do të përfundonte se shoqëria nuk mund dhe nuk guxon të jetë e sëmurë, kur aq shumë mjekë vigjilojnë mbi shëndetin e gjenit shqiptar. Atëherë, me shëndet! Aq shumë historian – të cilët flasin dhe “shkruajnë” libra, por që nuk ofrojnë vepra – është shenjë e sëmundjes së shoqërisë, dhe nuk ka shpresë se ata do t’i ndihmojnë. Sepse ajo që këta shpirtngushtë me metodat e tyre joshkencore nuk mund ta zbulojnë dhe gjithë ajo që, për këtë apo atë arsye, heshtin për gjendjen e vërtetë të të sëmurit, ajo është pakrahasueshëm më e rëndësishme për shëndetin e tij. Ajo që historia e  jonë e ka “fshehur” ka vlerë pakrahasueshëm më të madhe shoqërore dhe njohëse nga ajo që na e ka “zbuluar”. 

A nuk shihet se kemi: shumë historianë e pak histori, shumë të drejta e pak drejtësi, tepër politikanë e pak vendime të urta. Detyra e historisë është ta zbulojë dhe interpretojë atë që është e “fshehur” dhe mos të heshtë për atë që është e vërtetë. Sapo të heshtë për diçka, dihet se shndërrohet në ideologji apo është në shërbim të saj. E çka të thuhet për historinë me historianë/njerëz plot rrëfime jot ë argumentuara dhe papërgjegjësi. Me vite të tëra e kanë harxhuar vetveten dhe edhe fushën pjellore e kanë shndërruar në djerrinë, disa herë është shkuar aq larg sa që edhe ardhmërinë janë duke e prishur për hir të së tashmes2

Të dhënat e shumta të kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar dëshmojnë se përkatësia dyfetare e shqiptarëve, e bën më të pasur dhe më të përbërë identitetin e tyre kombëtar. Kundërkleriklazmi i rilindasve nuk përmban qëndrim kundërfetar ose afetar, pasi numri më i madh i tyre ishin fetarë dhe besimtarë, pa marrë parasyshë nivelin e koncentrimit të tyre fetar. Në fakt kundërshtimi i tyre ishte i koncentruar kundër një vetëdije të tejshquar fetare, që e pengonte zhvillimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare, që ushtronte ndikim çintegrues në procesin e integrimit kombëtar dhe të njësisë shqirtërore të popullit shqiptar.  Shqiptarët për nga vendi ku jetojnë kanë një pozitë strategjike si në aspektin politik, social, kulturor, gjeografik, ideologjik apo fetar. Edhe gjatë historisë, si edhe sot, shqiptarëve detyrimisht u ka rënë në hise që të marrin pjesë në zënkat, mosmarrëveshjet, skizmat apo në luftërat për interese të caktuara midis fuqive të ndryshme3. Kështu ka qenë rasti gjatë sundimit të fuqive të mëdha, i njëjtë ka qenë rasti edhe në periudhën e dominimit të ideologjisë komuniste, kështu është rasti edhe sot ku duhet të dominojë, sipas disave lindja, e sipas disave perëndimi. Poashtu rasti i njëjtë është edhe me zënkat skizmatike se dominuese në Ballkan, gjegjësisht në tokat shqiptare, do të jetë Kisha Lindore Ortodokse apo ajo Perëndimore Katolike, ose sipas shprehjeve të sotme të dala nga disa goja të ‘mëdha’, në këto toka duhet të dominojë Krishterizmi-Katolicizmi; sikur që shprehen një numër i caktuar politikanësh dhe intelektualësh  (Piro Misha, Aurel Plasari, Ismail Kadare), se ne kemi qenë të krishterë dhe duhet të kthehemi përsëri te ajo fe perëndimore dhe evropiane, kurse duhet ta lëmë Islamin se ajo është fe lindore aziatike etj. Në fakt, që një njeri të ketë mundësi të thotë se Krishterizmi është fe perëndimore, ai, sipas mendimit tim, duhet të shpërngulet në Indi, sepse për indianët Jerusalemi-vendi ku ka vepruar Isai (Jezu Krishti)- është perëndim, kurse nga ky vend ku ne jetojmë Jerusalemi është lindje. Kurse ata që prej këtij vendi ku jetojmë i thonë Krishterizmit, e cila është puro lindore, fe perëndimore e mashtrojnë veten dhe i gënjejnë të tjerët. Me rëndësi është që të rikujtojmë se në perëndim (Europa Qendrore dhe Amerika Veriore) sot nuk dominon katolicizmi por protestantizmi. Këtu duhet potencuar troç se as Hebraizmi, as Krishterizmi e as Islami, sipas prejardhjes së tyre nuk janë europianë, por janë jashtë-europianë, pra besime jo-europiane. Kështu që asnjëra prej tyre nuk mund ta shpallë veten si fe autentike dhe vendase europiane.4  

Një çështje tjetër me rëndësi që ka të bëjë me sfidat kryesore fetare te shqiptarët është mosnjohja nga ana e elitës shkencore dhe politike shqiptare roli i feve, gjegjësisht roli i fesë Islame në integrimin e popullit shqiptar dhe roli i tij mbrojtës ndaj asimilimit, apo më mirë thënë, ndaj sllavizimit dhe helenizimit të shqiptarëve në përgjithësi. Për çështjen në fjalë Roberto Morocco dela Roka shprehet: “Që nga koha e ndarjes së Perandorisë Romake në perëndimore dhe lindore, kufijt mes lindjes dhe perëndimit e ndanin mes për mes Shqipërinë, Kjo ndarje vazhdoi edhe në mesjetë…Nga ana tjetër fetë u kanë lejuar shqiptarëve identitetin e vet kombëtar, sepse, jashtë fesë kishte shumë pak elemente që do t’u jepnin mundësi të dalloheshin nga serbët ose bullgarët, në mënyrë të atillë që ndalohej asimilimi. Islamizimi i shqiptarëve ka qenë një pritë kundër presionit sllav, ashtu sikurse më parë, pranimi i katolicizmin kishte qenë një mbështetje kundër greqizimit të favorizuar nga ortodoksia bizantine5  

Kurse Kasem Biçoku shprehet si më poshtë: “Islamizmi dhe Katolicizmi u bënë dy barriera shumë të fuqishme për të ruajtur individualitetin dhe vetëdijen kombëtare të shqiptarëve, që kombi ynë të mos pësonte fatin e vllehëve, të cilët janë asimiluar prej fundamentalizmit ortodoks ballkanik”.6  

Si pasojë shqiptarët e Rekës kanë vijë jetësore që në kuadër të rrethanave historike e ka mundësuar herë kërcimin në skenë të një pjese, e herë të pjesës tjetër të tërësisë së tyre. Unë mendoj se kjo dukuri më tepër duhet të mirret në konsideratë, si shembull se sa si përjashtim. Situata duhet të analizohet si një mikrokozmos, ose si shembull  i koncentruar i përmasës vertikale historike dhe shtrirjes horizontale gjeografike të relacioneve ndërmjet fetares/religjiozes dhe kombëtares/nacionales. 

Largimi nga romantizimi i çështjes, depërtimi në thellësitë e gjenit të vërtetë dhe shtrirjes së tij në kohët e ndryshme, analiza e specifikave të fetarësisë dhe kombëtarisë së veçantë për këto troje duke i krahasuar me fundamentet e tyre në letërsinë botërore mendoj se do të hap shtigjet e paraqitjes së Shqiptarëve të Rekës jashtë stereotipizimeve të llojllojshme. 

LITERATURA 

AHMETI, Bajrush, Perandoria Osmane dhe përhapja e Islamit  trojet shqiptare dhe viset fqinje, Prishtinë 1997. 

AKDAĞ, Mustafa, Türkiye’nin İktisâdî ve İçtimâî Târihi, I-II, İstanbul 1995. 

 ___________,“Türkiye Târihinde İçtimâî Buhranlar SerisindenMedreseli isyânları”, İÜİFMXI, sy.1-4, 1949-1950, s.361-387.  

ALBAYRAK, Sâdık, Son Devir Osmanlı Ulemâsı, I-V, İstanbul 1996. 

ARHIV NA MAKEDONIJA, Fond Ulema Mexlis, Dokument: 84-85. 

BABİNGER, Franz, Osmanlı Târih Yazarları ve Eserleri(çev. Coşkun Üçok), Ankara 1992. 

___________, Ewliyâ Tchelebi’s Reisewege in Albanien”, “Mitteilungen des Seminars für Orientalische Sprachen, XXXIII”, Berlin 1930, s. 31. 

BARKAN, Ömer Lütfi-AYVERDİ Ekrem Hakkı, İstanbul Vakıfları Tahrîr Defteri, İstanbul 1970. 

BARTL, Peter, Millî Bağımsızlık Hareketleri Esnâsında Arnavutluk Müslümanları (1878-1912),(çev. Ali Taner), İstanbul 1998 

CASTELLAN, Georges, Historia e Ballkanit, (përkth. Arben Puto dhe Luan Omari), Tiranë 1994. 

CORDİGNANO, P. Fulvio, “Condizioni religiosse del popolo albanese”, in AlbaniaA cura dell instituto di studi adriatici“, Venecia 1939, p.76-81 

COURTADE, P., L’Albanie, notes de voyage et documents, Paris 1950. 

DAKA, Palok, Bibliografi retrospektive e shtypit periodik shqiptar e mbi Shqipërinë e viteve 1848-1944”, “Studime Historike”, Tiranë 1974. 

DANIEL, Odile, “La comunauté musulmane dans le mouvement culturel albanais, de la fin du 19éme au debut du savoir dans le monde musulman péripheriqué, Paris 1985. 

DEGRAND, A., Souvenirs de la Haute-Albanie, Paris 1901.  

EVLİYÂ ÇELEBİ, SeyâhatnâmeI-X, İstanbul 1314 (1896)-1938 . 

FAENSEN, Johennes, Die albanische nationalbeweigung, Berlin 1980. 

FERAJ, Hysameddin, Skicë e diplomacisë shqiptareTiranë 1998. 

FLOGI, T., Kujtime Kryengritjes  vitit 1914”, “Dokumente Historike”, I/4, Elbasan 1924. 

FRASHËRI, Kristo, The History of Albania, Tiranë 1964 

GADZANOV, D., Mohamedani pravoslavni i mohamedani sektanti v. Makedonija”, “Makedonski Pregledi”, I/4, Sofia 1920. 

GILLIER, A., Gréce et Turquie, Notes de voyage L’empire, Janina, İthaque, Delphes le parnasse, Athenos, “Greecs et Turcs”, Paris 1877. 

GJINI, Gasper, Srpsko-Prizrenska Biskupija kroz stoljeça, Zagreb 1966. 

HARİD, Fedâî, Kıbrıslı Âşık Kenzî’nin Rumeli Destanları”, “Milletlerarası Rumeli Türk Kültürü Sempozyumu”, Üsküp 23-25 Mart 1998 

HASLUCK, F.W., Anadolu ve Balkanlar’da Bektâşîlik, (çev. Yücel Demirel), İstanbul 1995. 

_______________, Christianity and Islam under the Sultans, I-II, Oxford 1973. 

HASLUCK, Margaret, The Unwritten Law in Albania, Cambridge University Press 1954. 

İNCİCİYAN, P.L. – ANDREASYAN, H.D., “Osmanlı Rumelisi Târih ve Coğrafyası”, “Güneydoğu Avrupa Araştırmaları Dergisi”, 2-3, İstanbul 1973-74