Në shekullin e kaluar fanatizmi u përdor si term nëpërmjet të cilit shprehej ndjekja ekstreme e një feje, ideologjie, partie ose grupi nga ana e një numri të caktuar- i madh ose i vogël- të njerëzve.
Në pikpamje gjuhësore, fanatizmi do të thotë dalldisje dhe shpreh humbjen në një botëkuptim të caktuar dhe armiqësinë ndaj të gjithë mendimeve tjera që ekzistojnë.1 Ndërsa në terminologji fanatizëm do të thotë mbrojtja e një ideje, apo botëkuptimi pa mos I konsulltuar fare anët pozitive ose negative të saja si dhe duke mos u menduar aspak edhe për pozitivitetet e mendimeve tjera.
Fanatizmi është ngritja e qasjes personale ose grupore ndaj një ideje të caktuar në piedestalin më të lartë dhe mosrespektimi I aspekteve tjera të asaj ose ideve tjera.[1]
Është fakt se ky term në të shumtën e rasteve edhe u keqpërdor nga ana e mjediseve të ndryshme, ashuqë ndjekja e përpiktë e principeve fetare nga ana e njerëzve të caktuar u etiketua me fanatizëm, fundamentalizëm etj.
Për të dhënë një konkluzë të shëndoshë është e udhës që kjo çështje të analizohet në sferat e ndryshme të jetës shoqërore dhe nëpërmjet të kësaj të vihet në përfundim se ku është dallimi mes anës teorike dhe prezentimit shoqërorë të fanatizmit, ose thënë ndryhse mes etiketimit dhe realitetit.
Para së gjithash duhet të kihet parasysh se njeriu ëshë qenie komplekse, respektivisht është krijesë e cila rëndë kuptohet në tërësi.[2] Gjatë tërë epokave historike në këtë ose atë mënyrë janë bërë hulumtime dhe analiza të shumta rreth anës së jashtme si dhe anës së brendshme , shpirtërore, karakterit dhe temperamentit njerëzor të cilat nuk duken por fshihen pas anës së dukshme fizike të tij.
Njëkohësisht njeriu është edhe qenie e cila jeton brenda një shoqërie. Ai nuk mund të mbijetojë në shoqëri nëse nuk I përmbahet marrëveshjes të pa nënshkruar nga ana e tij, por që është valide në shoqërinë gjegjëse. Në të kundërtën ai përjashtohet nga ana e individëve të asaj shoqërie. Kjo marrëveshje e panënshkruar nga ana e tij paraqet zinxhirin e principeve të cilat mbretërojnë në shoqërinë ku ai e ka pas fat të lindë. Respektivisht turpi, mëkati, normat juridiko-morale përbëjnë zinxhirin e principeve shoqërore të cilave ai duhet tu përmbahet me inkuadrimin e tij në shoqëri.[3]
Në relacionet e njeriut me shoqërinë ku jeton shpeshherë paraqiten kontraste në mes personalitetit të individit dhe principeve të një shoqërie të caktuar. Kjo situatë e bën të domosdoshëm individin që të shtypë emocionet e veta dhe gjithnjë të kontrolojë veten. Në disa raste shkas për shtypjen e ndjenjave, mendimeve janë edhe ligjet, posaçërisht nëse ata janë totalitare.
Problemet ekonomike, ndarja jo e drejtë e të ardhurave në shoqëri gjithashtu ndikon në mbylljen e individit në vetvete dhe shtypjen e ndjenjave të ndryshme- fizike osemeta fizike- të tij.
Njëkohësisht edhe marrëdhëniet mes individëve të resoreve të ndryshme në shoqëri, sjellja dhe karakteri I prezentuar nga ana e personave të uniformuar ndikojnë dukshëm në orientimin e karakterit njerëzorë.
Këto dhe realitetet tjera shoqërore të ngjashme bëhen shkas që njeriu të shtypë ndjenjat dhe mendimet e veta personale dhe të mbyllet në vehte. Njeriu I këtillë është tip më adekuat te I cili mund të mbizotërojnë idetë fanatike.
Fanatizmi në aspektin psikologjik është një ndjenjë e hakmarrjes. Në momentin kur personi nuk ka mundësi të ndryshojë një sistem të caktuar të jetës, atëherë zbrazet në formalitetet dhe anën e dukshme të rendit I cili është shkaku I shtypjes së ndjenjave të tija të brendshme, janë ato fetare, ideologjike, partiake ose grupore.
Ashpërsia e fanatikëve nuk rrjedh prej këmbëngulësisë dhe inatit të tyre por prej ndjenjës për të dëshmuar kualitetin personal. Në shoqëri njerëzit bëhen aktual nëpërmjet të mendimeve të mprehta dhe ekstreme gjegjësisht nëpërmjet të fjalëve dhe sjelljeve jo identike në formë me individët tjerë të shoqërisë.
Fanatizmi shpeshherë paraqitet edhe si rezultat I pakënaqësisë dhe pamjaftueshmërisë së prezentimit të një ideje të caktuar. Personat të cilët nuk janë të kënaqur me atë që dëgjojnë, shohën, përjetojnë duke menduar se prezentimi I tillë I ideve dhe sjelljeve është I pamjaftueshëm mund të thellohen në një strukturë fanatike.
Shkaqet dhe shembujt në lidhje me këtë dukuri shoqërore mund të shumohen mirëpo pikë e përbashkët te të gjithë është kjo: Personat të cilët janë të zhytur në fanatizëm nuk bëhen të lumtur me jetën e vete por me jetën e tjetërkujt. Ata bëhen të lumtur me sjelljet e liderëve të vet, me te e maskojnë mëngësinë dhe pamjaftueshmërinë personale. Të vërtetat dhe mashtrimet e fanatikut nuk janë të vërtetat dhe mashtrimet e veta por gjithnjë ai mbron të vërtetat dhe gabimet e dikujt tjetër. Respektivisht në sjelljet dhe idetë e veta nuk kërkojnë logjikë.
Në fanatizëm ngjarjet, individët dhe botëkuptimet nuk vlerësohen në mënyrë objektive. Në vend që të mundohen të kuptojnë diçka ata gjithnjë janë të anës së kundërshtimit dhe gjykimit. Prandaj edhe formacionet e ndryshme shoqërore I ushqejnë dhe kujdesen për mirëqenien e njerëzve të tillë në mesin e formacionit të vet pasiqë ata janë ithtarë pa kritikë. Në mënyrë të prerë kundërshtojnë çdo të mirë tjetër jashtë asaj për të cilën ata mendojnë se është e mirë. Njerëzit e tillë asnjëherë nuk kanë mundësi ta rrokin të mirën dhe të bukurën.
Duke u bazuar në rrethanat e sipërpërmendura fanatizmin si dukuri e shohim në shumë sfera të jetës, mirëpo ne do ti përmendim disa më kryesore:
1-Fanatizmi nacional.- Përkatësia nacionale nuk është në kompetencat e njeriut. Njeriu nuk lind si shqiptar, turk, arap, françez me dëshirën e vet, prandaj edhe njerëzisht nuk ka të drejtë që njerëzit të cilët nuk I takojnë kombit të tij ti nënçmojë.
Vetëdija kombëtare, dashuria e njeriut ndaj kombit të vet janë vlera humane të cilat nuk I kundërshton asnjë fe dhe ide, mirëpo lartësimi I një kombi dhe nënçmimi I tjerëve në pikpamje ontologjike është njëri ndër format më të rrezikshme të fanatizmit respektivisht është shovinizm.
Në literaturën fetare ky botëkuptim identifikohet me sjelljen e shejtanit I cili e shihte veten më të ngritur se Ademi a.s. vetëm pse ai ishte I krijuar prej zjarrit kurse Ademi a.s. prej dheut. “ Çtë pengoj ty që nuk u përule kur të urdhërova? I tha Allahu. Unë jam më I mirë se ai, u përgjigj- mua më krijove nga zjarri e atë nga balta”.[4]
Kurani I Lartë pasiqë prezenton realitetin e ndarjes së gjinisë njerëzore në popuj dhe fise të ndryshme pohon se qëllimi I kësaj ndarjeje është njohja, solidariteti dhe mirësjellja reciproke mes njerëzve. “ O njerëz, Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u kemi bërë popuj e fise që ta njihni njëri tjetrin. Më fisniku tek Allahu është ai I cili më së shumti I ruhet Atij. Allahu me të vërtetë është shumë I dijshëm dhe I informuar mirë”. [5]
2.- Fanatizmi ideologjik.- Në ajetin e 26 të sures Feth Allahu I Lartmadhërishëm kur prezenton mënyrën e këmbënguljes së verbër nga ana e politeistëve mekas ndaj idesë së lartë dhe të vërtetë të prezentuar nga ana e Muhammedit a.s. thotë kështu: “ Kur ata që nuk besuan mbushën zemrat e veta me arrogancë , arrogancë të paganizmit (injorancës), pra Allahu xh.sh lëshoi qetësinë e vet në Pejgamberin evet dhe në besimtarët edhe I obligoi të bëhen besimtarë të vërtetë, se ata edhe janë më të denjë dhe më të rëndësishmit si dhe familja e tyre, ndërsa Allahu I di të gjitha”.
Nga ajeti I Kuranit të Lartë shihet qartë se fanatizmi (në përkthim I shprehur si arrogancë) është metodë e njerëzve të cilët nuk kanë besim të argumentuar dhe mosafrimi I tyre ndaj të vërtetës hyjnore nuk është I argumentuar por është hakmarrës. Ndërsa besimtarët e vërtetë ajeti I identifikon si njerëz të furnizuar me qetësi të lartë (sekineh).
Në ajetin e lartëpërmendur ka edhe një moment të rëndësishëm, ku aroganca dhe fanatizmi janë të përmendur së bashku me paganizmin gjegjësisht injorancën (xhahilijjeh). Përderisa në njërën anë prezentohet ligësia e fanatizmit në anën tjetër tregohet edhe cilësia bazë e tij, injoranca.[6]
Fanatizmi është karakteristikë e ideologjive të dobëta dhe të paargumentuar, të cilat përkundër të vërtetës orvaten të qëndrojnë në këmbë vetëm me arrogancë.[7]
Islami është fe e shëndoshë, burimet e saja janë tejet logjike dhe të kuptueshme, prandaj edhe asnjëherë nuk ka pasë e as që ka nevojë për një botëkuptim fanatik.
Por, për fat të keq disa qarqe në botën moderne edhe muslimanët të cilët I kryejnë si duhet obligimet e tyre fetare I etiketojnë si fanatikë. Ky emërtim është I gabuar për muslimanin e vërtetë, pasi ai e jeton fenë e vete, pëlqen mendimin e tij, por asnjëherë nuk sillet vrrazhdë ndaj mendimeve tjera brenda Islamit si dhe ka rrespekt ndaj feve dhe ideologjive tjera të cilat ekzistojnë në shoqëri.
3-Fanatizmi politik.- Njëra ndër format më të rrezikshme të fanatizmit është ai politik. Posaçërisht në shekullin e 21 kur bota proklamon demokraci të gjithanshme, është tepër alogjike ekzistenca e një dukurie të tillë.
Njeriu modern para së gjithash duhet të logjikojë për mirëqenien e gjinisë njerëzore dhe vlerave të larta siç feja, kombi, shoqëria etj.
Fanatizmi politik ose më qartë thënur partiak, duke mos u thelluar në analizën e shtytësve dhe praktikës së formacionit të caktuar, I bën dëm të dukshëm piksëpari interesave shoqërore e më pas atyre kombëtare, fetare dhe në fund gjithënjerëzore.
Nëse pak analizojmë shtetet e mëdha gjatë historisë do të shohëm se edhe pas ndërrimit të regjimeve interesat nacionale të tyre kanë ngelë të njëjta. P.sh. Në epokën e Rusisë cariste në interes të Rusisë ishte që nën kthetrat e saja të mbajë vendet fqinje të banuara me turq dhe Ballkanin , por ky interes nacional I tyre nuk ndryshoi edhe pas revolucionit komunist të Tetorit edhepse sistemi dhe regjimi kaloi prej atij feudal, monarkik në komunist, socialist.
Individi I shoqërisë moderne duhet të analizojë trendet përparimtare në makropolitikën dhe të jetë gati me idetë e tija përparimtare të ndikojë në zhvillimin pozitiv të vlerave të larta njerëzore, fetare dhe kombëtare.Në të kundërtën fanatizmi I bërë në imtësirat do të përfaqësojë gryerjen e greminës së disfatës. Ruajna Zot.
4.-Fanatizmi shkencor.- Pas periudhës së humanizmit dhe Renesansës njeriu vendoset në qendër të kozmosit dhe zhvillimi I çdo dicipline qarkullon rreth tij, me një fjalë vendin e teocentrizmit I cili shekuj me rradhë kishte sunduar në punimet shkencore e morri homocentrizmi.[8] Njeriu u bë kriteri absolut I të vërtetës, të drejtat e njeriut më bëhen absolute si në relacion me të drejtat hyjnore ashtu edhe me ato natyrore. Shpallja dhe inspirimi I vetëm do të fillojë të merret prej laboratorit kurse argumenti I vetëm do të jetë eksperimenti.
Një afrim I këtillë shkencor I cili është në kundërshtim me krijimtarinë e njeriut dhe strukturën e tij metafizike do të jetë shkas për vandalizimin e shkencës dhe shkatërrimin e mjedisit jetësor. Vetëm një shekull I etikës shkencore pa zot njeriut do ti sjellë dy lufta botërore dhe kriza të shumta rajonale.
Humanizmi absolut në shkencën e periudhës postrenesanse do të shkatërrojë natyrën dhe do të shkelë të drejtat jetësore të gjallesave tjera dhe do të nëpërkëmbë format tjera jetësore.
Fanatizmi shkencor pozitivist I përqëndruar posaçërisht në mendimet e Auguste Comte-it, Sain Simonit, Emile Durkheimit do të jetë I kobshëm për tërë gjininë njerëzore e posaçërisht për popujt të cilët kishin traditë të bujshme metafizike.
Bota perëndimore pas gjysmës së dytë të shekullit të kaluar I pa gabimet e bëra dhe filloi të ndjekë një strategji shkencore në të cilën metafizika ka vend të posaçëm.
Fanatizmi shkencor I cili do të shkelë vlerat tradicionale dhe pa mos I marrë ato në konsideratë do të orvatet të mëkëmbë jetën sociale që në fillim është I gjykuar në humbje.Përveç argumenteve logjike në arsyen tonë vend të posaçëm duhet të ketë edhe zemra dhe shpirti. Kjo balancë ontologjike do të mundësojë ekuilibrin social në shoqërinë njerëzore.
5- Fanatizmi grupor.- “ Feja është faktori themelor I mirëqenies në mesin e njerëzve. Ndërsa përçarja arrogante dhe armiqësore në disa grupe është faktori themelor I trazirave në shoqëri…” thotë në mes tjerash Imam Maverdi.[9]
Më lartë në pika të shkurta përmendëm konstrukcionin socio-psikologjik të njeriut dhe thamë që ai është krijesë mjaftë komplekse. Krijimtaria e të gjithë njerëzve nuk është e njëjtë, të gjithë njerëzit nuk janë të një tipit. Ekzistencën e tipeve të ndryshme brenda gjinisë njerëzore e shohëm edhe në arketipet e prezentuara në literaturën Hyjnore.
Sikur të gjithë njerëzit të ishin të njëjtë atëherë nuk do të themeloheshin civilizime të ndryshme e as që do të kishte zhvillim kulturor. Në qoftë se të gjithë njerëzit I takonin mendimit të njëjtë atëherë nuk do të kishte nevojë për hulumtime të reja dhe shoqëritë do të ishin të një tipi.
Komunuikuesit e fjalës hyjnore, pejgamberët, e posaçërisht pejgamberi I fundit Muhammedi a.s. shumë mirë e kanë njohur llojllojshmërinë e krijimtarisë njerëzore dhe absolutizmin e ligjit Hyjnor (Kanun-I Ilahi). Pikërisht për këtë në shoqëritë e tyre nën ombrelën e pejgamberit janë strehuar njerëz të tipeve të ndryshme, të cilët devotshmërinë e tyre e kanë shpreh në nijansa të ndryshme prej njëri tjetrit.
Është më se normale që njerëzit të cilët I takojnë pozitave gjeografike,klimës, kulturës dhe civilizimit të ndryshëm të kenë dallime nijansore në përjetimin e vlerave të Larta Hyjnore.
Afrimi drejtë Kuranit dhe Sunnetit në prizma të ndryshme, komentimi I këtyre të vërtetave nga ana e dijetarëve të ndryshëm në mënyra jo identike me njëri tjetrin, ka bërë që brenda ithtarëve të besimit të njëjtë të paraqiten grupe të ndryshme, të cilat në nuanca janë dalluar prej njëri tjetrit. Kjo është një paraqitje normale, mirëpo anormale është që një grup të pohojë se vetëm ai është në të drejtë dhe të gjithë tjerët janë në devijim.
Sjellja e këtillë është fanatizëm dhe është I dëmshëm edhe për grupin I cili e bën edhe për shoqërinë në tërësi.
Islami është fe e cila më së tepërmi e dënon fanatizmin. Duke filluar prej ajetit të parë të shpallur Kurani a.sh. preferon qasjen objektive ndaj ekzistencës.
Pikërisht për këtë një gjë duhet të kihet parasysh fakti se nuk ka asnjë person përveç Pejgamberit a.s. fjala e të cilit absolutikisht mund të pranohet si e vërtetë. Thëniet, vetëm grupi I jonë, mendimet tona, lideri ynë është I mirë e të tjerët janë në humbje janë të gabuara. Ndërsa vokabulari I muslimanit duhet të jetë: Orvatem të veproj në mënyrën më të mirë, mundohemi që çështjet ti shtjellojmë sa më mirë, edhe të tjerët përveç neve veprojnë drejtë…etj.
Besimi dhe botëkuptimi I besimtarit duhet të jetë I matur dhe në barazpeshë, në të kundërtën prishet balanca.Nëse dëshirojmë të jemi të suksesshëm në trendet moderne atëherë nijansat e ndryshme në praktikën fetare nuk duhet të na armiqësojnë dhe të tensionojnë marrëdhëniet reciproke mes grupeve të ndryshme fetare, por secili duke e bërë atë që është në ingjerencat dhe mundësitë e tij të prezentojmë ekranin real të idesë së Lartë –Islamit.
Për fund nëpërmjet të disa motove do të mundohem të ju mba pakëz dritë se si mund ta bëjmë këtë:
- Mos të përjashtojmë njerëzit vetëm pse nuk mendojnë si ne.
- Të sqarojmë mendimet dhe idetë tona por mos ia mbështetim askujt.
- Të kemi të vërteta personale, por të respektojmë edhe realitetet e të tjerëve.
- Të shfrytëzojmë mendimet e më shumë dijetarëve jo vetëm të një dijetarit.
- Ti largohemi ndjekjes së verbër, në çdo aktivitet dhe të veprojmë me logjikë.
- Të vërtetat ti pranojmë, gabimet ti refuzojmë pa marrë parasysh kush I thotë.
- Të gjithë muslimanët ti shohëm si një familje, kurse Islamin si një tërësi që nuk ndahet.
1 Ndreca, Mikel, Fjalor Fjalësh e Shprehjesh të Huaja, Prishtinë 1986; Vujaklija, Milan, Leksikon Stranih Reçi I Izraza, Beograd1980.
[1] Milosh Çeslav, Zarobljeni Um, Botmi I dytë, BIGZ, Beograd, f. 196.
[2] Më gjerë shiko: Scheler, Max, Polozhaj Çovjeka u Kozmosu, Sarajevo, LOGOS, f.48.
[3] Lapidus M. Ira, Modernizme Geçish Surecinde Islam Dunyas, përkth. Në turq. I. Safa Ustun, Istanbul 1996, f. 30-1.
[4] Araf, 12. Për komentin e ajetit shiko: Kutub, Sejjid, Fi Dhilalil Kuran.
[5] Huxhurat, 13.
[6] Razi, Fahruddin, Tefsirul-Kebir, Feth 26.
[7] Ozcan, hanifi, Epistemolijik Açidan Iman, Istanbul 1992, f. 29.
[8] Më gjerë, Bosnjak, Branko, Filozofija I Krsçanstvo, Zagreb, Stvarnost, f.32.
[9] Maverdi, Edebud-Dunya ved-Din, f.56.