Marrëdhëniet e shëndetshme karakterizohen nga respekti, ndershmëria dhe harmonia.
Nëse marrëdhëniet nuk janë të tilla, nëse konfliktet janë të shpeshta, nëse neve ose personin tjetër shpesh e shqetëson diçka, nëse vuajmë rregullisht, nëse dikush na trajton në mënyrë të papërshtatshme vazhdimisht dhe e shkel kufirin e të drejtave tona si individë, si dhe nëse ne këtë e bëjmë vazhdimisht ndaj të tjerëve, këto janë shenja që ekziston një aspekt i pazgjidhur brenda asaj marrëdhënie, dhe natyrisht, brenda vetes. Të punosh në veten tënde përfshin rikthimin e vetvetes në thelb. Paraqet një kujtesë se kush jemi ne vërtet. Një kujtesë e asaj qe dikur e dinim.Si rrjedhoje serish ta kthejmë integritetin, individualitetin dhe pjekurinë.Ne nuk jemi krijuar të jemi të tensionuar, të zemëruar, nervozë, të trishtuar. Ky nuk është thelbi ynë. Thelbi është paqja, harmonia, mirënjohja. Qenia jonë parësore, është shpirti ynë, është ajo që ne jemi vërtet.

Kur ka qenë hera e fundit që kemi bërë diçka për shpirtin tonë ? Jo vetëm diçka që na pëlqen ta bëjmë ,por diçka që na mbush vërtet? E lehtë është tu japim të tjerëve, të ndajmë me të tjerët … Por shumë shpesh harrojmë t’i japim personit që ka më shumë rëndësi – vetvetes! Ne harrojmë të pyesim veten se çfarë kemi nevojë, si jemi ..

Për shkak të dinamikës dhe shpejtësisë së jetës, ne jemi mësuar t’i japim vetes gjëra “të vogla” … Te pimë  një kafe me një mik, te ndajmë kohën për të lexuar një libër që na pëlqen … Por, sa shpesh bëjmë diçka që na mbush vërtet shpirtin, që na bën të plotë, na rigjeneron? Diçka që na bën të shkëlqejmë, te rrezatojmë nga brenda!

Sa herë që eci drejt Teje, hapi im është dukshëm më i lehtë. Sepse heq barrën e padukshme nga shpatullat e mia; dhe i liroj këmbët nga prangat e padukshme…

Mund të jemi fizikisht dhe mendërisht plotësisht të shëndetshëm, por shpirtërisht të vdekur. Ne trajtohemi gjithnjë e më shumë, dhe gjithnjë e më shumë na dalin sëmundje të ndryshme. Sa më shumë trajtohemi, aq më të sëmurë jemi. Krejtësisht kontradiktore. Farëdo që bëjmë është sipërfaqësore, sepse ne trajtojmë pasojën, jo shkakun dhe rrënjën e problemit…

Shqetësimet e kësaj bote na bëjnë që të mos gjejmë rrugën drejt shëndetit shpirtëror dhe një jetë të lumtur. Dhe për të jetuar sot lumturisht dhe me cilësi, është e nevojshme të gjejmë paqe shpirtërore, e cila arrihet vetëm nëse jetojmë thjesht dhe në bashkësi me njerëz të mirë.

Pendesa me lutje formon kulmin e piramidës së shëndetit shpirtëror të njeriut. Pendesa është përgjigjja ndaj së keqes! Duhet të kihet parasysh se njeriu nuk është një makinë falëse dhe është i paaftë të falë në kohën e dhimbjes. Por ka një nevojë dhe dëshirë të madhe në shpirtin e një njeriu për një akt të veçantë te pendesës dhe faljes.Prandaj, pendesa dhe falja vijnë nga thellësitë e shpirtit si një lloj njohjeje. Kur pendesa piqet në shpirtin e një njeriu të plagosur, urrejtja dhe vetë-keqardhja zhduken. Për të falur të tjerët, së pari duhet të dimë se si ta falim veten. Dhe kjo është gjëja më e vështirë…

Brenga paraqitet që të paralajmërojë një person që diçka e rëndësishme duhet të ndryshojë në jetën e tij. Ajo që e brengos një person në të vërtetë e shëron dhe e motivon atë të bëjë diçka urgjente për ta bërë dhimbjen të zhduket. Dhimbja zhduket kur një person e kupton mesazhin e saj dhe ndryshon modelin negativ të jetës dhe sjelljes së tij…

Falënderimi/Mirënjohja është një mënyrë e vlefshme për t’u kujdesur për shëndetin tone fizik, mendor dhe shpirtëror. Shkalla e lumturisë dhe kënaqësisë në jetë varet nga sasia e falënderimit dhe mirënjohjes që ne ushqejmë. Nëse jemi mosmirënjohës e shkatërrojmë veten dhe jo tjetrin…

Arritja e më te mirës se mundshme nuk është detyrë e lehtë. Është një proces i kërkimit, është arsyeja pse kemi lindur, por kërkon këmbëngulje, durim dhe një vizion të qartë të asaj që duam të jemi, duke e kuptuar veten dhe duke mos gjykuar veten ose të tjerët. Për shumë prej nesh, kjo gjithashtu do të thotë të lutesh, të dëgjosh thirrjen e jetës, të njohësh misionin e jetës, ta shtosh dashurinë. Është e rëndësishme që të mos përpiqemi të krijojmë nga vetja atë që nuk jemi, të mos krijojmë një vetvete të rreme. Kur aktivizohet vetja jonë autentike, atëherë ne gjithashtu njohim vendin tonë të vërtetë në botë, kuptimin tonë të vërtetë të ekzistencës…

Urtësia është njohuri e nevojshme për një jetë të mirë. Është rezultat i një kuptimi objektiv të përvojës së jetës. Urtësia na mëson se ku gjenden vlerat reale në jetë. Një njeri i urte respekton natyrën dhe ligjet që ekzistojnë në të. Ai ka një orientim produktiv, duke përmirësuar vazhdimisht veten dhe rrethinën e tij dhe për këtë arsye jeton mirë…

Është shumë e vështirë për njerëzit të shohin urtësinë kur bëhet fjalë për fuqinë e tyre në shoqëri, sepse kjo fuqi mbart iluzionin e tejkalimit të pafuqisë në natyrë. Nëse lumturia qëndron në pushtet mbi njerëzit, atëherë njerëzit më të pasur dhe më të famshëm në botë duhet të jenë njerëzit më të lumtur. A janë valle? Sa më e madhe të jetë fuqia në shoqëri, aq më të mëdha do të jenë iluzionet pershoqërinë dhe aq më shumë bien ndesh me ligjet objektive të natyrës…

Urtësia është një virtyt i zemrës njerëzore, e karakterizuar nga njohuri të thella, shikimi depërtues dhe aftësi për arsyeshmëri…

Aliu (Allahu ia fisnikëroftë fytyrën) përcolli se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: “Dy gjërave u druhem për ju mbi gjithçka tjetër: rendja pas epshit dhe shpresat jetëgjata. Sepse rendja pas epshit e ndan njeriun nga e Vërteta, kurse shpresat jetëgjata janë dashuri për këtë botë.” Pastaj ai tha: “Vërtet, Zoti (i Lartësuar është Ai) ia dhuron dynjanë atij njeriu që Ai do dhe njeriut që Ai e urren; dhe kur Ai e do robin e Tij, ai i jep atij besim. Dhe vërtet, feja ka bijtë e saj, ashtu siç i ka dhe dynjaja; prandaj, qëndroni me bijtë e fesë, dhe mos qëndroni me bijtë e kësaj bote. Dhe vërtet, dynjaja ka kaluar dhe ka sosur, ndërkohë që Jeta e Amshuar është avitur dhe ka ardhur afër. Dhe vërtet, ju jeni në një ditë në të cilën ka veprim pa llogari, por pothuajse u jeni afruar një dite në të cilën ka për të patur llogari por jo veprim.”.

Ummel-Mundhiri thotë: “i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) doli përpara njerëzisë një mbrëmje dhe tha: “O njerëz! A nuk ju vjen turp përpara Allahut?” “Si qenka kjo punë, o i Dërguari i Allahut?” e pyetën ata, dhe ai iu përgjigj: “Ju grumbulloni atë që nuk keni për ta ngrënë, ju shpresoni për atë që nuk keni për ta arritur kurrë, dhe ndërtoni atë ku ju nuk do të rroni kurrë.”

Abdullah [ibnMes’udi] thotë: “I Dërguari i Zotit (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) vizatoi një herë një katror para nesh, duke hequr një vizë nga lart poshtë në qendër dhe mandej duke hequr të tjera vija në anë dhe një tjetër që shpiente jashtë tij. “A e dini se çfarë është kjo?” pyeti ai, dhe ne ia kthyem: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë!” Ai tregoi me gisht vijën që shtrihej në qendër dhe tha: “Ky është njeriu, dhe kjo është jetëgjatësia e tij që e rrethon atë. Këto” – duke treguar me gisht vijat që shtriheshin përreth tij – “janë ndodhitë e rastit, të cilat e këpusin atë; kur njëra nuk e zë atë, ai këputet nga një tjetër. Dhe kjo” – duke treguar vijën që shpiente jashtë – “është shpresa e tij”. Një njeri që dëshiron të bëhet i urtë nuk duhet të lejojë që dijet e imponuara ta udhëheqin atë. Ai duhet të ndjekë rrugën e tij. Që një njeri të jetë i urte ai duhet të ketë kohë për veten e tij. Një kohë për të analizuar botën përreth tij dhe veprimet e tij, një kohë për të zbuluar se ku janë vlerat e vërteta, për të zbuluar se çfarë është më e mira për të dhe shoqërinë. Ai duhet të jetë kritik ndaj çdo forme të njohurive të imponuara. Sa më shumë ai fillon ta bëjë atë, aq më i saktë është ai. Kjo nuk është e lehtë për t’u realizuar, por vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohet aftësia për të gjetur vlerat e vërteta të jetës dhe për të shmangur ato të gabuara. Kështu ndërtohet objektiviteti. Objektiviteti është një kusht i mjaftueshëm për zhvillimin e urtësisë.