Shumë shpesh jam duke menduar për terapinë e shpirtit të thyer të njeriut bahkëkohor. Të gjithë ne, pa marrë parasysh mendimet dhe ideologjitë, jemi të mendimit se njeriu në shekullinn e 20 është i thyer dhe se ai ka nevojë të riparohet, ose, në qoftë se do të kishim folur me diskursin  digjital, t’i kthehet “ factory settings”’it. Po, ne e kemi të qartë që thyerja ekziston, por nuk jemi dakord në lidhje me shkaqet dhe gjenezën e kësaj thyerjeje të shpirtit dhe as që pajtohemi për mënyrën dhe metodologjinë si do ta riparojmë shpirtin e thyer të njeriut..!

Mos ta diskutojmë për njeriun, por edhe lëndët, në rastet kur thehen ose lakohen, është shumë e vështirë që ata t’i kthehen gjendjes së tyre të mëparshme. Për shembull, nëse edhe një copë të letrës e thyejmë dhe e lakojmë, e bëjmë në dysh ose në tresh, shumë vështirë e kemi që të njëjtën ta kthejmë në gjendjen e saj të mëparshme dhe mos të shihen gjurmët e thyerjes.

Krahas vështirësive në kuadër të këtij rrugëtimi, nuk do të thotë që procesi i riparimit është i pamundshëm. Në artin japonez ka një diciplinë artistike që quhet KINTSUGI dhe KINTSUKUROI, që merret me riparimin estetik të lëndëve të thyera nga porcelani dhe qeramika. Nëpërmjet përdorimit të pluhurit të arit, argjendit ose platiniumit, veprës artistike të thyer i jepet një formë e re dhe në trajtë edhe më mahnitëse, gjurmëve të së kaluarës, i veshet sens i ri dhe aktualizohet me vlerë më të madhe. Ky art, që ka lindur në Japoni, ndahet në dy pjesë:

  1. KINTSUGI- do të thotë ngjitje me ar. Në japonishte KIN, do të thotë: ar, ndërsa TSUGi, do të thotë: ngjitje, bashkim.
  2. KINTSUKUROI- do të thotë: riparim me ar.

Mjeshtrit e kësaj dicipine artistike, vazot dhe pjatat nga qeramika ose porcelani, i riparojnë me pluhur të arit, argjendit ose platiniumit dhe të njëjtat i bëjnë edhe më tërheqëse.

Kjo veprimtari artistike, prej tarditës është ktyher në art dhe shekuj me rradhë është kultivuar në hapësirat e kulturës japoneze. Në esencë, ky art, ëhtë vetëm se personifikim artistik i konceptit filozofik-mistik “Wabi-sabi” i traditës perenniale japoneze. Sipas kësaj filozofie, nëse një lëndë apo njeri është dëmtuar, ka përjetuar një dhembje, atëherë ai merr mësim prej ngjarjes dhe të njëjtën e ruan në kujtesën e tij. Nuk e shfaq në jetën lëndore dhe ajo në asnjë mënyrë nuk e pengon vazhdimësinë e ndryshimit dhe zhvillimit të tij. Si rrjedhojë, ai në gjendjen e riparuar është edhe më i përkryer, pasi me vete e ka edhe përvojën e thyerjes. Në një mënyrë thyerja shndërrohet në një qeder apo brengë vlerore.

Njeriu nuk ka fare nevojë që qederin e vet t’ua zbulojë të tjerëve. Ai nuk është i domosdoshëm të hy në konkurencë me të tjerët. Qeder vleror do të thotë që ti je i thyer dhe të nevojitet një dorë e cila do të riparojë, më drejtë, thyerjen tënde do ta shndërrojë në vlerë. Ose siç thotë Nijazi Misriu:

“ Shërim kërkova për dertin tim

Kuptova që derti për mua është shërim”

Thyerja e shpirtit është një rënie në greminë me kokën poshtë dhe gjithnjë në pritje që një dorë të zgjatet dhe ta rrokë atë për ta shpëtuar. Një dorë e cila do ta ndalë kohën, do ta kthejë shiritin e filmit dhe do të na e rrëfejë rrëfenjën tonë nga fillimi. Një fidan i shpresës, një freski e gjelbëruar e cila do ta bëjë të këndshme jetën tonë.

Thyerja e shpirtit, po, është një rënie, por ama qederi është një kërcim lartë. Depresioni e okupon dhe ia mvesh pashpresinë shiprtit tonë, na lë të dorëzuar përballë brengës. Pikërisht këtu na nevojitet një dhuratë që duke na kthyer në gjendjen origjinale, thyerjen do ta bëjë përvojë vlerore për neve.

Kjo gjendje do të na e mundësojë ta tejkalojmë unin tonë dhe të shpëtojmë prej kufijve të ngushtë të egocentrizmit. Si rrjedhojë, përkohshmërinë e jetës do ta rilexojmë duke e shpërndarë hirin përreth nesh dhe do të ndërtojmë ardhmërinë edhe më të bukur.

Ethosi konkurues i kapitalizmit, ndjekësit e vet, në emër të modernizmit dhe konsumerizmit i ka futur në burgun e konstrukcionit teknologjik që e shlyen kujtesën perenniale. Ai e ka grisur pëlhurën e shkruar të natyrës njerëzore dhe ka lënë ashtu të grisur para erërave të forta që e sulmojnë karakterin e njeriut. Në këtë rast, njeriu në vend që të lejojë që era edhe më ta grisë pëlhurën e tij duhet të merr iniciativën e riparimit dhe ngritjes në këmbë.

Era e cila e ka grisur letrën apo e ka thyer vazon nuk ka kapacitet ta riparojë atë. Ajo ka mundësi që edhe më ta grisë dhe ta shkatërrojë në tërësi. Ndërsa, dora e riparimit është në thellësitë e natyrshmërisë dhe origjinës njerëzore.

Nëse do ti ktheheshim metaforës të diciplinës artistike japoneze KINTSUGI, atëherë do të shohim se aty na dalin në pah tre elemente parimore për riparimin vleror:

  1. Pranimi i thyerjes si vlerë
  2. Riparimi me substancë me vlerë
  3. Dora mjeshtërore e personit me vlerë (artisti)

Si e para, njeriu duhet ta pranojë thyerjen si një vlerë e cila është pasojë e kontaktit jo adekuat të tij me natyrshmërinë, si vandalizim i egos kundrejt kontekstit kolektiv ekzistencial. Ai nuk guxon ti dorëzohet thyerjes, por të merr iniciativën, që së bashku me thyerjen, të ndryshojë dhe të zhvillohet. Pra, të riparohet. Njeriu është vlerë e krijimit dhe riparimi i tij do të paraqesë vlerë të re në ekzistencë.

Si e dyta, materia me të cilën do të riparohet duhet ta ketë të provuar përmasën vlerore të saj. Ari, në këtë rast ka dy domethënie:

  1. Ka vlerë perenniale dhe asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk e ka humbur atë.
  2. Ka esencë transcedentale, pra është i ardhur prej diku jashtë.

Materia me të cilën do të riparohej shpirti i njeriut duhet të ketë vlerë perenniale dhe ti takojë kontekstit transcedental, si edhe vetë shpirti. Mendoj se këta dy karakteristika i ka vetëm zbulesa hyjnore. Si rrjedhojë, materia e cila ka kapacitet dhe mundësi ta riparojë shpirtin e njeriut është vetëm zbulesa hyjnor. Zbulesa ka karaktwer transcedental dhe gjatë historisë së njerëzimit e ka provuar ndikimin e tij në riparimin e shoqërisë njerëzore.

Si e treta, dora e cila do ta riparojë njeriun, pra mjeshtri, duhet të jetë i pajisur, jo vetëm me mekanikë, por edhe me nuanca të thella shpirtërore dhe estetike. Ai nuk e ka për detyrë vetëm të ngjitë pjesët, por edhe të bëjë vepër artistike, të krijojë vlera estetike dhe njeriun ta shndërrojë në markë…