METIN IZETI

AGNOSTICIZMI DHE INDIFERENTIZMI NDAJ ARTIT TË PËRSHPIRTSHËM

Një nga karakteristikat e rëndësishme të epokës në të cilën jetojmë është edhe karakteri i sforcuar shekullar. Procesi i shekullarizmit ka ndikuar edhe në rritjen e agnosticizmit dhe indiferentizmit ndaj fesë në përgjithësi si dhe ndaj artit të përshpirtshëm në veçanti. Më drejtë është i dukshëm karakteri i letargjisë ndaj sakrales dhe sforcimi i ateizmit praktik në art dhe kulturë. Pajtueshmëria, edhe pse kontradiktore ( në aspekt dialektik) e karakterit të procesit të shekullarizmit dhe deshekullarizmit rritet me përqëndrimin në izolimin e kulturës dhe artit të përshpirtshëm nga jeta e njeriut dhe proceset shoqërore. Përderisa agnostikët dhe ateistët praktik nuk e dëshirojnë të panjohurën (për to) metafizike në asnjë segment të jetës së individit dhe shoqërisë, teistët dhe fetarët falë puritanizmit të tyre përpiqen maksimalisht që atë ta largojnë nga jeta e besimtarit duke krijuar atmosferë të thatë fetare. Kjo kështu veçanërisht në periudhën kur nga njëra anë është  determinues procesi i globalizmit, ndërsa nga ana tjetër procesi i tranzicionit të gjatë. Që të dyja ndikojnë në rritjen e tendencës për rritjen e paradigmave estetike tradicionale si dhe atyre të rejave që në shumë raste nuk kanë në brendi shpirtërinë dhe frymën e adhurimit. Sa për ilustrim mund të ceken këngët fetare (ilahitë) që në masë të madhe janë pa vlera artistike dhe nuk kanë fare dallim nga mendësia e tallavasë, apo edhe ndërtimi i objekteve fetare që nuk e motivojnë ndjenjën e përshpirtshmërisë tek besimtari. Materializmi radikal është i thelluar jo vetëm në kontekstin agnostik por edhe në atë të teistëve dhe tezave të avancuara nga ana e tyre. Rritja e shfaqjes së agnosticizmit dhe konsekuencave praktike të tij është pasojë reale e proceseve shekullariste, por ama nga ana tjetër në këtë ndikim të dukshëm ka edhe indiferentizmi fetar ndaj kulturës dhe artit, ose më mirë thënë ndaj krijimit të brendit qytetërimor me sens fetar. Për fat të keq indiferentizmi ndaj artit të përshpirtshëm edhe nga vetë fetarët dhe mospasja e trajtave reale qytetërimndërtuese të teistëve fenë e ka shndëruar në arenë të mosmarrëveshjeve ideologjike shterpe që asnjëherë nuk kanë të sosur. Arti ka aftësinë e prodhimit të nuancave të cilat mund të shërbejnë edhe si katalizator i pajtueshmërisë së diversiteteve apologjetike dhe juridike në mesin e besimtarëve.

Nëse do të ndalemi ta analizojmë konceptin e agnosticizmit mendoj se nuk guxojmë të përqëndrohemi në përkufizimet shkollore teorike të këtij termi. Këtë e them për shkak se praktika jetësore edhe agnostikun më të madh e mahnitë kur qëndron para xhamisë në Kordobë, në Stamboll, në Tiranë, ose para kishës në Keln, Vienë, Romë. Në përkufizimin klasik agnosticizmi është botëvështrim filozofik sipas të cilit e vërteta nuk mund të njihet, më drejtë mohohet mundësia për njohjen e disa koncepteve metafizike, siç është ekzistenca e Zotit, natyra e shpirtit të njeriut, ligjit moral e kështu me rradhë, por ama nuk mohohet ekzistimi i një ndjenje të tillë dhe pranisë nga aspekti i arsyes praktike në shoqërinë njerëzore i tyre. Përfaqësuesi kryesor i këtij botëvësjtrimi në antikë është filozofi Protagora, i cili ka thënë: “Për zotrat nuk mund të dimë janë ose nuk janë dhe as çfarë forme kanë”. Në filozofinë bashkëkohore këtë koncept do ta zhvillojnë David Hume dhe Immanuel Kant. Por që të gjithë duke pasur kujdes ndaj pranisë së ndjenjës metafizikenë individin dhe shoqërinë. Kjo ndjenjë ka ndikuar që edhe arti më realist të ushqehet nga ndjenja e përjetësisë në sfondin e veprës artistike. Dua të them se pa këtë ndjenjë nuk mund të bisedohet për art dhe për vepër estetike. Si pasojë e kësaj edhe do të paraqiten lloje të ndryshme të agnosticizmit, si p.sh. ateizmi agnostik, teizmi agnostik, agnosticizmi shpirtëror, agnosticizmi pragmatik. Thjeshtë agnostiku pranon se nuk ka njohuri se si qëndron puna me gjërat transcedentale vetëm që pohon se nuk ka aftësi për njohje të tejlëndores. Por ama këtë e thotë vetëm nga spektri teorik, ndërsa në praktikë ai dëshpërohet kur i vdes një i afërm, gëzohet kur martohet djali i tij por ama është indiferent kur martohet një i huaj dhe raste të ngjashme që mund të shtohen deri në pafundësi dhe e ka të qartë se këtyre çështjeve nuk ka mundësi t’u gjej përgjigje në teroinë e tij agnostike. Arti i kohës së re është kacafytur me këtë ndjenjë ezoterike dhe në temat e veprave artistike në masë të madhe e ka bartur ndjenjën metafizike, qoftë edhe për ta kritikuar. Unë nuk kam arritur të shohë vepër artistike e cila në sfond nuk ka impresionin prej të përtejmes. Madje edhe pikturat gjigante të minatorëve të real socializmit në Shqipëri minatorin e kanë përfaqësuar me entuziazmin e tij shpirtëror dhe buzëqeshjen për kënaqësinë shpirtërore të tij ( edhe pse e imagjinuar). Pra edhe agnostikët artin dhe kulturën e kanë pasur dhe e kanë me sens të përshpirtshmërisë, vetëm që nuk e pranojnë atë.

Ndërsa indiferentizmi dhe letargjia e teistëve për artin dhe kulturën e ndikuar nga shpirti dhe tejlëndorja është po aq artificiale dhe joreale sa edhe qëndrimi teorik i agnostikëve. Pranimi i religjiozitetit formal mekanik nuk mund të thuhet se ka ndonjë ndikim të madh në jetën praktike të tyre. E pranon ai ose jo, është fakt se falja e namazit në një xhami e cila ka thellësi artistike e motivon shumë më shumë shpirtërisht atë se falja në një xhami që ka vetëm karakter funksional të faljes. Gjendja është identike edhe atëherë kur e dëgjon duke kënduar Kur’an një hafiz që e ka zërin e bukur dhe i njeh makamet/modet dhe kur këndon një tjetër që nuk ka njohuri rreth artit të këndimit të Kur’anit. Si rrjedhojë e këtij indiferentizmi ndaj artit dhe kulturës fetare është humbur autoriteti i fesë në të gjitha përmasat dhe aspektet e jetës shoqërore dhe udhëheqësisë së institucioneve publike. P.sh. Mosinteresimi i vetë muslimanëve për përmasat artistike të xhamisë së Jahja Pashës në Shkup ose të Xhamisë Eski në Tetovë i ka nxjerur ata prej kontekstit të prioriteteve kulturore të nënqiellit në vendin tonë. Meremetimet dhe ndërtimet shtesë pa sens artistik nga njëra anë e kanë anashkaluar thellësinë shpirtërore të tyre, ndërsa nga ana tjetër kanë ndikuar në neglizhimin e tyre prej instancave që duhet për hirë të kulturës të interesohen për to. Shembuj të tillë mund të shihen shumë edhe në tërë botën islame. Kjo situatë nuk paraqitet si pasojë e zvogëlimit të religjiozitetit midis njerëzve por më tepër si rrjedhojë e lidhshmërisë organike midis fesë dhe jetës kulturore shoqërore. Ajo që vlen për Europën pas revolucionit francez, që shumë bukur e ka përkufizuar teoricieni spanjol Juan Donoso Cortes kur thotë: “ populli përmes revolucionit me vetëiniciativë është ulur në vendin e Zotit…”, është identike edhe për vendet që kanë popullsi me përqindje të madhe fetare muslimane. Fetarët me pa të drejtë janë bërë “truproje të Zotit” edhe pse Zoti është për t’i mbrojtur ata dhe jo ata Zotin. Indiferentizmi i fetarëve ndaj artit dhe kulturës së përshpirtshme në masë të madhe lind si pasojë e frikës së tyre se mos vallë i bëhet ndonjë dëm Zotit!  Akademiku dhe peshkopi francez Claude Dagens thotë se shekullarizmi ka ndikuar edhe te fetarët që të bëhen indiferent ndaj përmasave kulturore dhe artistike në jetën shoqërore, dhe shton: “Nëse indiferentizmin e kuptojmë si relativizëm atëherë nuk ka fare dyshim se këtu bëhet fjalë për një korelacion. Si pasojë nuk mund të mohohet fakti se shekullarizmi dhe paraqitja e shoqërisë shekullare pjesërisht është e ndikuar nga afirmimi i koncepteve relativiste dhe indiferentiste”. Është e njohur botërisht se deizmi i Voltaire’it (një formë e indiferentizmit primar teorik) ka ndikuar në revolucionin francez, i cili pranohet si impuls i fortë për afirmimin definitiv të procesit të shekullarizmit. Shembujt e tillë mund të shtohen edhe më, por ajo që është e përbashkët për të gjithë ata qëndron në nduarnduarsinë dhe mbështetjen reciproke midis agnosticizmit dhe indiferentizmit të fetarëve.

Duke u bazuar në këtë që u tha lirisht mund të konstatojmë se shekullarizmi nuk është sjellur me shpirtgjerësi ndaj artit dhe kulturës fetare, përkundrazi ai i ka tërhequr kufijtë që kanë ndikuar në pluralizmin e botëvështrimeve apologjetike dhe juridike dhe si rrjedhojë e ka shtuar indiferentizmin ndaj kulturës dhe artit. Kur bisedohet për religjionin, jo vetëm nga agnostikët dhe antitetistët por edhe nga vetë teistët, fjala është e përqëndruar në diversitetet apologjetike dhe juridike dhe assesi në sfondin e përbashkët të prodhimit të kulturës dhe artit. Reduktimi i kulturës fetare në çështje private dhe botëvështrim individual ka ndikuar në frenimin e personit për ta modifikuar artistikisht përkatësinë e tij ndaj një besimi ose feje. Gjithashtu në këtë proces rol të rëndësishëm ka lozur edhe rrënimi i ateizmit shtetëror dhe fitorja e konsumerizmit. Konsumerizmi i ka prodhuar dogmat dhe faltoret e veta që në esencë janë në kundërshtim të plotë me kulturën e shpirtit. Nëse kësaj ia shtojmë edhe ateizmin shtetëror të freskët atëherë rezultati është ky që e kemi ne sot.

Vlerattuajamarrinformëngakjoreference, thotëSadettinOkten. Sjelljetqëibartinvleratnëjetëntonëjanërezultatikëtijsistemireferencial. Sanksionimetqëzbatohennërastete  mosveprimitnëbazëtëvlerave, gjithashtu u takojnëatyrevlerave… Po flasimpërnjëkompozimdijeje, besimidheetike. Kurkysistemvlerashështëipranishëmnëqenientuaj, nëdijendhendjenjattuaja, atëherëedheinstiktetudhëhiqenapoduhenudhëhequrngakysistemvlerash. Vallë, a kurrënuktejkalohetvija e kuqe? Po, tejkalohet. Hë, atëherësistemithotë: “ Kebërëmëkat!” ose: “Ajoqëbënështë e jashtligjshme!” Mëkatidhe e jashtëligjshmjanukjanë e njëjtagjë. Nocioniqë e quajmëmëkatështënocionishpalljeshyjnore, përkufizimiitijnukndryshon. Por, normalisht, kështuështëpërataqëbesojnë. Ligjshmëriaështënocionjuridik, njerëzor; kufijtë e sajnëçdo moment mundtëndryshojnë. Me hyrjennëfuqitënjëligji, edheveprimibëhetiligjshëm; miratohetnjëligjtjetër, injëjtiveprimbëhetijashtëligjshëm. Edhepse sot kanëkuptimtënjejtë, mëkatidhe e jashtëligjshmjadallojnë. Kyështëkonceptiiqytetërimitqë e bëntëjetueshmejetën,..

Nësenjeriunukkaudhërrëfyes, atëherëinstiktetudhëheqinmendjen; nësekaudhërrëfyes, kyithotënjeriut: “Ti kenjëkufi!” Instiktithotë: “Ti nukkekufi, vazhdo!” Instikti e shfaqvetenpërmespasionevetrupore. Dhegjithçkaqëtruporekakufi. Ku mbetimendimi se instiktinukkakufi!Osendjenjat e udhëheqinnjeriun…  Ndjenjaështëqesharake, dramatike; përmban humor dhetragjedi.

Kadiçkaqëithonë humor amerikan: “…Njëkamioningarkuar me Coca Cola mbetet pa karburantnëshkretëtirëdhendalon, porshoferi pa një pa dyzbraznjëshishe cola nëserbatordhekamionifillontëecë. Si mundtëecë pa karburant? Po ecën, pasi  “everything goes better with coke”; do tëthotë “Gjithçkashkonmëmirë me coca cola!”