Karakteri kryesor I epokës së kaluar ishte në animin kah disa koncepte të cilat në shiqim të parë janë mjaftë tërhjekëse – siç, liria e besimit dhe mendimit, asnjanshmëria etj.- por pa themele dhe të paqëllimta. Për pasojë, u bënë shkak për paraqitjen e grupeve dhe shoqërive njerëzore pa shpresë dhe të bezdisura prej jetës.
Burimi I kuptimit të ekzistencës ishte I përqëndruar në largimin e Zotit prej jetës, respektivisht largimin e ekzistencës prej epiqendrës dhe animin kah kaosi dhe trazirat.
Çështja e besimit në Zotin u bë çështja më e rëndë për vendosje, kështuqë një grup I njerëzve kanë pohuar se gjithnjë ndjejnë dhembje dhe tortura mendore përballë ekzistencës së Zotit, arsyeja pandërprerë është e okupuar me një barë të cilën nuk mund ta ngrejë. 1
Unë jam bir I kësaj epoke brenda të cilës jetojmë, thotë Dostojevski, jam fëmijë I cili pështjellet brenda mosbesimit dhe dyshimit. Rreth problemit të njëjtë do të përqëndrohet edhe Nietche’ja, por me nijansa pak më të ndryshme. Ai pohon se njeriu I kësaj epoke ka shpirt të vdekur dhe është pronar I një jete e cila është e okupuar me rrënimet e besimit në Zotin. Botëkuptimi, se me shkatërrimin e koncepteve metafizike do të paraqitet një botë më e sinqertë për njeriun u pa I pakuptimtë, përkundrazi njeriu u bë më I pasigurtë se kurrë më parë. Ai e humbi Zotin, ose ishte duke e humbur dhe në vend të Tij e vendosi veten.2 U bë rob I materies, filloi të jetojë si një gjallesë e thjeshtë e gjithësisë. Shkurtë thënë ai hyrë brenda një nate pa yje, në skaj të greminave me brengë dhe pritje të gdhijë mëngjesi.
Kuptimi I historisë u përqëndrua në kohën dhe njeriu u struk brenda saj. Njeriu e humbi dinamikën e trascedentales, prandaj edhe mbeti pa ndjenjën e tërësisë njerëzore. Duke menduar vetëm “momentin” e humbi personalitetin dhe shpirti I tij I bënte orvatjet e fundit për të mos rënë në greminën përfund këmbëve të veta. Botëkuptimi I këtillë në vend që njeriut ti mundësojë tërësi të personalitetit e futi në një ekzistencë të pakuptimtë.3
Njeriu për të shpëtuar prej këtij mosbesimi dhe hiç-I, për ta hjek këtë litar prej fytit të vet I nevojitet arsye e pastër me rrënjë të thella në zemër. Filozofia e vërtetë dhe shumë dimensionale e bartë njeriun në realitetet e larta të ekzistencës. Arsyeja e njeriut duhet të vendosë kontakt dhe relacion të drejtë mes tërësisë së brendshme dhe tërësisë gjithësore.
Besimi në Zotin nuk duhet të shihet si “nyje e problemeve”, por si qendër e mendimeve dhe vlerave të cilat ne I posedojmë. Besimi e nxjerr njeriun prej vetvetes dhe e fut në lidhje të ngushtë me burimin e ekzistencës dhe me këtë e ngopë brendinë e tij.Njeriu është qenie e cila përveç instikteve dhe arsyes ka edhe qendra për emitime trascedentale. Ai nuk mund të konsiderohet vetëm si objekt I psikologjisë , filozofisë dhe sociologjisë. Jeta e njeriut ka kuptim vetëm atëherë kur ai arrinë të vendos rrjedhshmëri mes vetes dhe Fuqisë Krijuese.
Besimi në Zotin duhet të vlerësohet në bazë të forcës shpirtërore dhe dinamikës metafizike. Një orvatje e tillë do të sendërtojë idenë e “pemës së mirë” (Shexheretun tajjibeh)4, respektivisht pemës me rrënjë të forta dhe degë të larta deri në qiell. Në epiqendër të besimit të këtillë do të jetë zemra5 e pastruar prej historicizmit dhe imanentes. Përballë njeriut pa qëllim dhe të strukur do të paraqitet njeriu I furnizuar me gjeneratorin e zemrës dhe ndriçimin e arsyes, me një fjalë “Hakikati I Madh” në brendinë tonë do të reflektohet në shoqërinë dhe mesin ku jetojmë.
Arsyeja dogmatike plotë kryelartësi duhet të ballafaqohet dhe përshëndetet me klimën e butë dhe të ngrohtë të shpirtit dhe zemrës, respektivisht forca shpirtërore është e domosdoshme që të funkcionalizohet.
Rruga e arsyes doemos duhet të ballafaqohet me zemrën dhe dashurinë (ashkin). Dashuria qëndron më lartë se arsyeja dhe logjika dhe gjithnjë thërret që të thejmë errësirën e nefsit (epshit).Dashuria ka fuqi të papërshkruar dhe ka mundësi që të bëjë një revolucion rrënjësor në brendinë e njeriut.
Rruga e vetme e shpëtimit prej shkencës me përmasë materiale është në rrezet e diellit të besimit dhe dashurisë. Shkenca vetëm nëse përqëndrohet në epiqendrën e dashurisë, vetëm nëse edukohet me proçesine dashurisë mund të bëhet mjet I shpëtimit dhe shpërblim I Fuqisë Krijuese.
Unë, thotë Muhammed Ikballi, u bëra njeri nëpërmjet të dashurisë, nëpërmjet të saj I kuptova cilësitë dhe karakteristikat e gjithësisë.6 Sipas Ikballit arsyes së çmendur të epokës sonë I nevojitet brisku I dashurisë, pasi ajo është e zbrazur prej shpirtërisë. Ai në vazhdim thotë: “ Një perde neve na ndanë prej origjinës sonë, tash ne jemi si zogjtë të cilët e kanë humbë rrugën e folesë. Nëse shkenca ndotet dhe degjenerohet atëherë bëhet perdeja (pengesa) kryesore e largpamësisë sonë, ndërsa nëse qëllimi I shkencës është hikmeti(urtia) dhe lartësia e krijimtarisë atëherë ajo bëhet cak dhe udhërrëfyes.7
Shkenca pa dashuri bëhet shkak I pesimizmit dhe drita të cilën e përhap është si nata e errët e detit. Për pasojë themi: për të ngrohë shpirtin e ngrirë të njeriut, ka nevojë për vendosjen e një ure prej arsyes në dashurinë, prej materies në shpirtin, prej shkencëtarisë së thatë drejtë poezisë metafizike.8
Njëri prej filozofëve me famë të epokës së re , Paskali,në shumë vende përmend faktin se feja dhe jeta nuk mund të koncentrohen vetëm në vlerat e arsyes, por rruga e lumturisë fetare dhe jetësore kalon përreth zemrës. Nëse koncentrohemi vetëm në arsyen, thotë Paskali, atëherë feja jonë e humb karakterin trascedental, por edhe nëse tërësisht I largohemi parimeve mendore feja bëhet e pakuptimtë dhe qesharake.9
Paskali vendos një relacion të thuktë dhe harmoni të nduarduartë në bashkësinë e dimensionit të brendshëm dhe botës së jashtme. Me një fjalë, me këtë qasje dymendësia e përhershme njerëzore shndërrohet në krenari të amshueshme.
Strehimi I vetëm për njeriun është në besimin. Me sendërtimin e vërtetë të besimit të gjitha kundërshtimet marrin fund. Por ky besim mund të sendërtohet vetëm me dashuri. Këtë e pranon edhe Tolstoji kur thotë: “Mendja mua nuk më mësoi asgjë, çdo gjë që di e mësova nëpërmjet të zemrës”.10
Edhe në pikëvërrejtjen islame arsyeja gjegjësisht mendja ka rëndësi të madhe. Dhuntia e Allahut xh.sh. mendja nëse bashkohet me fenë atëherë bëhet “dritë mbi dritë” (nurun ala nur). Arsyeja në tërë literaturën islame ka vend pozitiv. Begatia e arsyes është dritë e Allahut xh.sh. në brendinë tonë.Personi I cili e mohon arsyen ka mbetë larg prej një begatie hyjnore. Kjo dritë e arsyes nëse nuk pengohet ose devijohet prej pengesave të brendshme dhe të jashtme ngritet deri në realitetet më të larta dhe e kupton Hakikatin Hyjnor.
Kurani në lidhje me vlerën e zemrës thotë se para së gjithash ajo është simbol I shpëtimit, imani është I rrënjosur në te dhe imani I cili nuk e përmban dimensionin e zemrës është prezentim I dyftyrësisë.11 Mëshira dhe bëmirësia janë karakteristika të zemrës.12Zemra është ajo e cila mund të jetë e vulosur.13 Zemra ka mundësi të ndryshket.14Shpëtimi në botën tjetër mund të arrihet vetëm nëpërmjet të zemrës me iman.15
Zemra është ajo që I nënshtrohet Allahut, që e njeh Ate, që vrapon drejtë Allahut. Zemra ka mundësi të kuptojë realitetet hyjnore. Prandaj edhe sipas Islamit njeriu për të kuptuar veten dhe Zotin është e domosdoshme të kuptojë karakteristikat e larta të zemrës. Zemra është qendër nëpërmjet të cilës perceptohen dhe kuptohen hakikatet e larta. Zemra njëkohësisht në brendi përmban edhe arsyen respektivisht mendjen. Zemra dituritë e jashtme I merr prej shqisave dhe mendjes, ndërsa dituritë e brendshme të saja bazohen në inspirim (ilham) dhe zbulim (keshf).16
Zemra si burim I inspirimit qëndron mbi mendjen. Njohja e vërtetë e Allahut xh.sh. bëhet vetëm nëpërmjet të zemrës. Por ndërmjet zemrës dhe arsyes ka një relacion të drejtëpërdrejtë. Këta dy fenomene janë në ndikueshmëri të nduarduartë. Ky relacion mund të jetë I suksesshëm vetëm nëse zemra dhe arsyeja ndihmohen dhe në bazë e ide nuk e kundërshtojnë dhe refuzojnë njëri tjetrin. Respektivisht nëse nuk ndërhyjnë në sferën e njëri tjetrit.
Lumturia e vërtetë arrihet vetëm
nëse së bashku me dimensionin e arsyes zhvillohet dhe kultivohet edhe
dimensioni I zemrës, I shpirtit dhe dashurisë.
1 Zweig. Stefan, Uç Buyuk Adam Dostoyevski-Balzak-Dickens, çev. Ayda Yorukan, Ankara 1975. F. 135.
2 “ A e ke parë ti atë, që për Zot e çmon epshin e vet, a mos do ti bëhesh ti atij mbrojtës” (Furkan 25:43.)
3 Foulqie,P., Varolus Felsefesi, çev. Nurettin Topçu. Istanbul . f.34.
4 “A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë e degët e saj janë lart”. (Ibrahim 14:24)
5 “Mua s’më nxë as toka as qielli, por vetëm zemra e robit tim besimtar” (Keshfu’l Hafa II,195).
6 Ikbal, Muhammed, Islami Benligin Içyuzu, çev. Dr, Ali Yuksel, Istanbul 1986. F. 87.
7 Po aty, f. 147.
8 Safa, Peyami, Yazarlar, Sanatkarlar, Meshurlar, Otukjen Yayinlari 1990, f.135.
9 Guenon, Rene, Le regue de la quantite, Gallimond 1945, f. 193.
10 Schumaher, E.F. Akli Karisiklar Için Kilavuz, , çev. Mustafa Ozel. Istanbul 1990. F.44.
11 “Beduinët thanë : Ne kemi besuar. Thuaj : Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorëzuar e besimi ende nuk hyn në zemrat tuaja…” (Huxhurat 49:14)
12 “Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarin tanë, e pas tyre e dërguam Isain birin e Merjemes dhe atij I dhamë Inxhilin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën…” Hadid (57:27)
13 “Allahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh”(Bekare 2:7)
14 “ Jo nuk është ashtu, por të këqijat që I punuan zemrat e tyre ua mbuluan”. (Mutaffifin 83:14)
15 “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët , bën dobi vetëm kush I paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë” (Shuara 26:88-89)
16 Sunar, Cavit, Islamda Felsefe ve Farabi, f. 30.