Pjesa më e madhe e territorit ndërmjet Mekës dhe Medinës ta përkujton një hapësirë që nuk ka të bëjë shumë me këtë botë. Ndoshta edhe për shkak të ndjenjës së dashurisë dhe përkushtimit ndaj historikut metalëndor të kësaj hapësire, që i ngjall ndjenjat e besimtarit, ajo përjetohet si një hapërim në qiell. Afrimi drejt Medinës së ndritshme përjetohet si afrim me yllin ndriçues në natën e qetë shkretëtirore, i cili e përqafon shpirtin e besimtarit dhe ia tregon rrugën e përjetshmërisë.

Për çdo herë kur i afrohem Pejgamberita.s. edhe më tepër më kaplon ndjenja e drojës dhe mërzisë se si do të përshëndetem me yllin e gjithësisë dhe mëshirën e botrave. Kam drojë se si do të dal para tij me tërë atë barrë të lëshimeve dhe moskujdesit ndaj rrugës dhe trashëgimisë së tij. E përjetoj shpirtgjerësinë e tij që më pranon në afërsinë e tij, i hap dyert e shpirtit të tij dhe lejon që ta përshëndes dhe me përulësi të drejtohem në drejtim të mekamit të tij të bekuar. Këto ishin përjetimet e mia në çastet kur autobusi i afrohej xhamisë së Pejgamberita.s.. Ishim duke ardhur prej Mekës, prej Qabes së bekuar. E kishim përfunduar haxhin, kishim qëndruar në Arafat, e kishim bërë tavafin, kishim ecur ndërmjet Safasë dhe Merves, e kishim gjuar me gurë shejtanin në Mine, por kjo ndjenjë ishte diçka krejtësisht tjetër. Intensiteti ipërshpirtshmërisë së Pejgamberita.s. ndriçonte me tërë fuqinë e tij dhe këtë e përjetoja në shpirtin tim. Po, e ndiej, shpirti pjellor iPejgamberita.s. në çdo periudhë mbinë si bereqet i llojllojshëm me qëllim që lulishtja e trashëgimisë pejgamberike ta ruaj koloritin e saj në të gjitha periudhat historike. Shpirti i tij përqafues nuk qëndron i qetë pa shpirtat e ndjekësve të tij. Kjo kështu, jo vetëm për ata të përkryerit , por edhe për ata që kanë lëshime dhe mëkate, me qëllim që ti pastrojë ata dhe ti kthejë në hapësirat e veta me përforcimin e dashurisë pejgamberike. Mu kujtua rasti i Hazreti Bilallit.
Hazreti Bilalli ishte i dashuruar thellë në Pejgamberina.s.. Ai përpiqej, gjithnjë, të qëndrojë në afërsi të Pejgamberita.s.. Kur Pejgamberia.s. ndërroi jetë, ai nuk mundej të durojë të rijë në Medinë pa Pejgamberina.s.. Krahas asaj që Ebu Bekri r.a. kishte insistuar që HazretiBilalli të qëndrojë në Medinë, ai nuk pranoi dhe i tha: Nëse ti më ke liruar prej skllevërisë për hir të Allahut, atëherë më lejo të largohem prej këtu; ndërsa nëse më ke liruar për ta kënaqur egon tënde, atëherë më mbaj afër teje! Si rrjedhojë, Ebu Bekri r.a. i kishte dhënë leje që të shkojë ku të ketë dëshirë. HazretiBilalli vajti në Sham/Siri. Në vitet kur HazretiOmeri (viti i 16 pas hixhretit) kishte vajtur në Siri dhe Palestinë, ai kishte dalë për ta pritur kalifin e myslimanëve dhe me insistimin e tij e kishte thirur ezanin. Të gjithë sahabet/shokët e Pejgamberita.s. i kishin përkujtuar ditët me Pejgamberina.s. dhe namazet kur ezanin e thërriste HazretiBilallli.

Pas kësaj ngjarjeje, një natë, HazretiBilalli e kishte parë në ëndërr Pejgamberina.s. dhe ai me ashpërsi i kishte thënë: A nuk të mjaftoi më kjo ndarje, o Bilall? A ende nuk do të vish ta vizitosh varrin tim? I gjori Bilall ishte shqetësuar shumë, u zgjua i emocionuar dhe i kapluar me djersë, zemra pothuaj se do ti dilte nga vendi. Pa një pa dy i filloi përgatitjet dhe pas namazit të sabahut u nis për në Medinë. Kur u afrua afër Medinës, e thithte ajrin, i ledhatonte guralecët dhe dheun dhe vazhdimisht qante. Në këtë gjendje i emocionuar hyri në Medinë. Njerëzit që i takonte rrugës e përshëndetnin duke thënë se ja u kthye Bilalli, muezzini i Pejgamberita.s.. Mirëpo, ai nuk e dëgjonte askënd dhe sikur një magnet e tërhiqte drejt varrit të Pejgamberita.s.. Kur arriti në varrin e Pejgamberita.s. këndoi disa ajete nga Kurani dhe e humbi veten pranë Pejgamberita.s.. Kur erdhi në vete, pranë i pa nipat e dashur të Pejgamberita.s., HazretiHasanin dhe Huseinin, të cilët ia ledhatonin flokët. U gëzua shumë dhe i përqafoi të dytë dhe u tha: Sokolat e mi! E keni aromën e gjyshit tuaj, Pejgamberita.s.! HazretiHasani, atëherë i tha: Gjyshi jonë të donte shumë ty. A do të kishe bërë diçka për hir të tij? Ç’është ajo fjalë, vetëm më urdhëroni unë e bëj menjëherë! Atëherë ata dy së bashku i thanë: Kemi dëshirë që ta dëgjojmë edhe një ezan me zërin tënd. Të nesërmen në namazin e sabahut HazretiBilalli me zërin e tij të djegur dhe plot mallëngjim e filloi ezanin dhe kur arriti tek pjesa: Eshheduennemuhammeden resulullah/Dëshmoj se Muhammedi është i dërguar i Allahut, përsëri e humbi veten dhe nuk e përfundoi dot ezanin. Kështu e kishin dashtë Pejgamberina.s. shokët e tij. Ata ishin djegur me dashurinë ndaj Pejgamberita.s. dhe kjo dashuri u kishte dhënë forcë për ta bartur porosinë e tij në të gjitha anët e botës.

I zhytur në përjetimin e aromës së këndshme shpirtërore të afërsisë me Pejgamberina.s. nuk e kisha vërejtur se autobusi ishte ndalur dhe njerëzit kishin zbritur. Shpejt e shpejt zbrita dhe së bashku me Mehmedin, mikun tim që ishim bashkë në haxh, vrapuam ta përshëndesim Pejgamberina.s.. Ishte koha pas namazit të jacisë dhe në pjesën prej ku kalohet për ta përshëndetur Pejgamberina.s. nuk kishte shumë njerëz. Me kënaqësi dhe pa rrëmujë e përshëndetëm Pejgamberina.s. dhe u ulëm në pjesën e majtë të hapësirës jashtë xhamisë së Pejgamberita.s.. E falëm namazin e jacisë dhe u ulëm aty, të qëndrojmë pak pranë Pejgamberita.s. për ta thithur ajrin në afërsi të tij.

“ O gjyshi im,

Kur isha larg teje, në audiencën tënde e dërgoja shpirtin tim

Shpirti ishte veqili im, dhe e puthte tokën në për mua

Por ja tash, unë vetë jam në audiencën tënde,

Të lutem, ma zgjat dorën ta puth atë!”

Ishin këto vargjet e ShejhEbu’l-Ferexhit në lidhje me  SeyyidAhmeder-Rifaiun i cili kishte vajtur në Medinë për ta vizituar varrin e Pejgamberita.s.. Ai ishte prej familjes së pastër të Pejgamberita.s. dhe për atë i drejtohej me fjalët: “Gjyshi im”.

SejjidAhmeder-Rifaiu me të arritur pranë varrit të Pejgamberita.s. kishte thënë: EsselamuAlejke o Gjyshi im! Ndërsa Pejgamberia.s. i ishte përgjigjur: Ve alejke’s-selam o biri im! Përnjëherë SejjidAhmeder-Rifaiu e kishte humbur veten dhe kishte rënë në tokë. Sipas transmetimeve, ku bëjnë pjesë edhe përcjelljet e AbdulkadirGejlaniut,i tërë xhemati i xhamisë e kishte dëgjuar zërin e Pejgamberita.s., madje edhe melekët ishin emocionuar nga kjo ngjarje.

Në transmetimet thuhet që Pejgamberia.s. ia ka zgjatur dorën dhe SejjidAhmeder-Rifaiu e ka puthur atë. Kjo ngjarje konsiderohet si një nga qerametet/veprat e jashtëzakonshme që Allahu xh.sh. ia ka mundësuar njërit nga miqtë e tij siç ishte SejjidAhmeder-Rifaiu.

Unë isha thelluar në halin tim, kur Mehmedi ma preku krahun duke ma përkujtuar se duhej të niseshim, pasi ende nuk ishim vendosur si duhet në hotel. U nisëm edhe pse nuk është lehtë të ndaheni nga afërsia e Pejgamberita.s.. Ne fizikisht ishim nisur por shpirti nuk ndahej dot nga i dashuri.

Disa ditë me rradhë, për sa qëndruam në Medinë, vazhdimisht kisha dëshirë të qëndroj afër Pejgamberita.s.. Afërsia me të dashurin bën pjesë në fenomenet që doemos duhet të përjetohet dhe vështirë mund të sqarohet. E tillë është gjendja e qëndrimit afër Pejgamberita.s.. Kjo kështu për shkak se kjo nuk mjafton vetëm të bëhet por ka nevojë edhe të soditet, të përjetohet. Disaherë përjetimi subjektiv është vepër edhe më e madhe se vetë akti i veprimit. Shpeshherë  ne nuk jemi të vetëdishëm për këtë, por, në momentin kur kemi bërë diçka që e tejkalon çastin e aktualitetit dhe thellohet në pafundësinë e qenies në trajtë të adhurimit menjëherë e kuptojmë se kemi filluar të komunikojmë me dikend jashtë nesh, rrjedhimisht, kemi kaluar përtej asaj që duket. Afërsia e Pejgamberita.s. është gjëja e parë që duhet ta përjetojmë që ta kemiPejgamberin me ne. Dashuria ndaj Pejgamberita.s.  na bën qenie të domosdoshme metafizike dhe të veçantë. Pikërisht në çastin kur e ndjeni afërsinë e tij, e këndoni një salavat ose gdhendni një ndjenjë në shpirtin tuaj, do të thotë, që jeni hapur në drejtim të botrave tjera, drejt formava tjera të tëqenurit dhe krijesave jashtë jush. Kjo është ndoshta shtresa më e rëndësishme e adhurimit, është komunikimi i hallkës me vargun por edhe motivimi nga mbinatyrshmëria dhe fantastika  e metafizikës.

Pejgamberia.s. është një mjeshtër shpirtëror i cili e ka shtruar këtë shteg të qenies dhe në trashëgiminë e tij konstituive na ka lënë një kompozicion i cili ec prej errësirës drejt dritës. Vija jetësore  e tij i ka imponuar që ta përjetojë errësirën e kaosit shoqëror në vendlindjen e tij dhe më pas ajo të fillojë dalëngadalë të përfitojë në dritë kur është transferuar në Medinë. Sfondi ideor si dhe koloriti i tij në realitet janë një mimezis i kësaj ndjenje e cila është shndërruar në një qytetërim të urtësisë. Ai, me jetën e tij e ka paraqitur një mënyrë të jetës që ishte e panjohur për njerëzimin e asja kohe dhe që i ka hedhur bazat e shoqërisë së sotme. Në realitet ai përmes veprës  së tij ka bërë një avangardë dhe ka kërcyer andej gardhit.

Jeta për Pejgamberina.s.  fillon në një trajtë ekstremisht realiste, me vend dhe orë të saktë dhe ky realizëm i sforcuar e bën të mundshme  brengën për problemet  e realitetit. Realiteti është i pranishëm në veprën e tij për të treguar se e vërteta nuk është vetëm  imagjinatë. Arsyeja dhe zbulesa përqafohen nga ai dhe ata përzihen si dy ujra të ndryshëm për tu bashkuar në një shtrat.

Ndjenja e afërsisë me Pejgamberina.s. herë herë  transformohej edhe në abstrakcion, në realitet, si një pjesë e botës që kundërshton t’i nënshtrohet ligjeve të logjikës. Ajo që ne pa menduar shumë e konsiderojmë si joekzistuese, pikërisht, është këtu, por mjaftueshëm diskrete sa të mos e shohim.  Kishte momente kur shpirtiishte i detyruar të përballet edhe me tragjedi të njëpasnjëshme. Atëherë kur tragjedia ndodh për herë të parë e konsideron atë si ngjarje. Ndërsa kur përsëritet për së dyti, për së treti atëherë shndërrohet në simbol. Tragjedia që është simbol e ngërthen përsëritjen. Tragjedia dhe rituali e plotësojnë njëri tjetrin, pasi edhe rituali nuk mund të ekzistojë pa përsëritje. Sfondi shpirtëror i tij  është hapësirë kur spiralja historike shndërrohet në spirale të prodhimit.

Në këtë kontekst, shpirti gjithnjë është në dilemë se a do të kishte pasur mundësi të bëjë diçka më tepër. Impresionohet nga mundësia për të bërë më tepër dhe jo gjithherë e kënaq komplimenti. Ai shumë më tepër është bredhës andej e këndej se sa prezantues në një vend. Pikërisht për këtë edhe hapësira metafizike afër Pejgamberita.s.  paraqitet si ambient në të cilin njerëzit bisedojnë ndërmjet veti për ta kuptuar esencën e qenies dhe jo për t’u konfrontuar.  Në momentin kur fillohet me konfrontimet atëherë bllokohet shpirti. Kjo më së miri shprehet në ngjyrat dhe veshjet e njerëzve përreth. Lëvizjet brenda hapësirës adhuruesepërngjasojnë me harmoninë e lëvizjes së trupave qiellorë. Ata janë të lira por lirinë e përjetojnë brenda rendit dhe rregullit të jetës . Ndërsa, nga ana tjetër, kaosi është aluzion për varfërinë kuptimore.

Ndoshta problemi kryesor i kësaj hapësire, si edhe shumë faltoreve bashkëkohore është se fenomeni i adhurimit,në epokën bashkëkohore, për shkak të teknikës së reprodukcionit, e gjen strehimin vetëm nën krahët e interpretimeve dialektike shterpe të modernizmit. Teoria e çbërthamizimit të adhurimit në bashkëkohësi, në realitet, e regjistron çastin kur adhurimi  e humb bërthamën  e saj, më drejtë atributet e mospërsëritjes dhe origjinilatitetit dhe në këtë mënyrë transferohet në “tjetërsinë teknike”, rrjedhimisht në medium të reprodukimit masiv. Por ama teknika nuk mund ta lozë rolin e mediatorit në çështjen e përgjegjësisë, që në realitet ka qenë imanente për adhurimin në ndërtimin e bërthamës fetare. Me këtë adhurimi profanizohet dhe teknika e loz rolin e bartësit të këtij transmisioni të sferës së përgjegjësisë, por asnjëherë nuk përgjigjet për të. Për pasojë, adhurimi duhet të na jep të dimë se ka mjete të sofistikuara përmes të cilave mund të problematizohet çështja e përgjegjësisë.

Në afërsinë e Pejgamberita.s. asnjëherë nuk mungon kaltërsia e qiellit. E kaltërta është ngjyrë e seriozitetit, ajo e simbolizon besnikërinë, urtinë, inteligjencën, të vërtetën,  qetësinë. Ditën në plan të parë del e kuqërremta, që e bashkon energjinë e të kuqes dhe fatin e të verdhës. Është në raport të ngushtë me gëzimin dhe diellin.

Në të vërtetë, shpirti, nuk e kërkon këtë lloj të thjeshtëzimit. Tendenca e tij është që t`i sheh gjërat si dhe gjithë botën pa i adaptuar ata në perspektivat përfundimtare, pra, as në atë të subjektivizmit e as në atë të objektivizmit. Kjo është ajo që përbën vizionin  metafizik të tij.

Shpirti nuk dëshiron edhe të ndahet prej atmosferës pejgamberike, por ama, trupi disa herë e burgos atë me lëndoren dhe e tërheq pas vetes.

Përjetimi ka një veçanti- ai është individual, rrjedhimisht  është gjuhë parimore për një njeri. Me këtë është e lidhur vështirësia e skajshme e komunikueshmërisë së kësaj gjuhe: të rrëfesh një përjetim është po aq vështirë, sa të rrëfesh me fjalë një vepër muzikore.
Pikërisht për këtë teksti hyjnor nëpërmjet të tregimit më të bukur, atij për Jusufina.s., e ka mundësuar që ëndrrës t’i mvishet një funkcion i veçantë dhe kulturor tejet i rëndësishëm: të jetë rezervë e papërcaktueshmërisë semiotike, hapësirë, e cila pret të mbushet me kuptim. Kjo e bën përjetimin të aftë të mbushet me interpretime të shumëllojshme..

Ta mbaroj me disavargjengaDivan-iKebir’iMevlanaXhelaluddinRumiut:

Njerëzit natën në gjum u thelluan

Si peshku në ujë përfunduan

Syri I ashikëve tërë natën i zgjuar

Lotë rrëke drejt mihrabit kulluar

Ka një shok për to në brendi

Sa dert, për shpirtin e ndarë nga Miku