Krah për krah me  konceptin e prerë metafizik, ne përjetojmë një zbulim jo më pak të qartë të një natyre psikologjike: domethënë, zbulimin se mendja njerëzore (në të cilin term përfshijmë mendimin e vetëdijshëm, imagjinatën, botën e ëndrrave, intuitën, kujtesën, etj.) mund të funksionojë vetëm në bazë të perceptimeve të siguruara më parë pikërisht nga ajo mendje në tërësinë e tyre apo në disa prej elementëve përbërës. Kjo do të thotë se ajo nuk mund të përfytyrojë apo të formojë një ide për diçka që është plotësisht jashtë sferës së eksperiencave të përjetuara më parë. Prandaj, kurdo që arrijmë në një ide apo imazh mendor në dukje të “ri”, me një shqyrtim më të hollësishëm zbulojmë se edhe sikur të jetë i ri si entitet i përbërë, ai nuk është realisht i ri në lidhje me elementët përbërës, sepse këta janë pandryshueshmërisht të përftuar nga përvojat e mëparshme mendore, nganjëherë krejtësisht të ndryshme, që tani janë bashkuar në një kombinim të ri apo në një varg kombinimesh të reja.                   

Arti  ngritet mbi kufizimet e gjuhës dhe teksteve me qëllim që të ofrojë një dritare për ti vëzhguar kulturat tjera. Duke e entuziazmuar dhe ekzaltuar veshin dhe syrin, ata e tërheqin personin më lehtë në botë të panjohura. Në shumë raste, të njohësh një kulturë tjetër përmes arteve të saj vizuale dhe interpretuese është më e thellë dhe më e ledhatuese  sesa ta njohësh atë vetëm përmes shkrimeve dhe zakoneve të saj. Artet formojnë një urë midis njerëzve që janë larg nga njëri-tjetri dhe nuk kanë lidhje përveçse për tregti dhe politikë. Bukuria dhe përmasa estetike e arteve mund të udhëtojnë nëpër kohë dhe vende të ndryshme dhe t’i tejkalojnë  kufijtë kulturorë dhe etnikë. Gjithashtu mund të krijojë një etikë të përbashkët mes atyre që nuk i takojnë religjionit ose racës së njëjtë. Në Andaluzi, për shembull, artet mudejar u vlerësuan dhe kultivoheshin jo vetëm nga muslimanët, por edhe nga hebrenjtë dhe të krishterët. Në veçanti, artet dekorative që gjenden në zbukurimin dhe dizajnimin e tekstileve, qeramikës, qilimave, pllakave, metaleve, burimeve, harqeve dhe kopshteve janë transferuar për përdorim më të gjerë sesa në një  shoqëri.

Në të njëjtën kohë, përderisa  apeli i shprehjes artistike e tejkalon një kulturë, artet gjithashtu pasqyrojnë vlerat e një kulture të veçantë. Artet islame pasqyrojnë idealet e përjetshme të Islamit të shprehura brenda një vendi dhe kohe të caktuar. Ata manifestojnë dy vlerat shpirtërore shumëvjeçare, si dhe nocionet lokale të estetikës dhe zejtarisë. Artet islame paraqiten me konceptin e Njëshmërisë dhe Shumësisë: Njëshi është burim i shumëfishtë i shumësisë dhe kthimi i lumtur i shumësisë në Nj’në.. Ata e drejtojnë vëmendjen ndaj afërsisë së Perëndisë, ndërsa enigmën e ekzistencës e përkapin nëpërmjet përvojave estetike të ndërmjetësuar nga informatat e marrura me shqisat, eksperienca këto,  që e gjallërojnë fascinimin nga krijimi.  Filozofët myslimanë shpesh e kanë theksuar se arti në kulturat islame ekziston jo vetëm për hir të vetë artit, por për të vepruar si një kujtesë e vazhdueshme për bukurinë e pranisë së Perëndisë. Të dyja natyrat (krijimi i Zotit) dhe artet (prodhimet  njerëzore) kuptohen si intimitete të mëshirës hyjnore.

Në artet islame ekziston një lidhje mes bukurisë dhe të shenjtës. Kur’ani është i mbushur me ajete që këshillojnë qeniet njerëzore për të dëshmuar mrekullitë e pafundme të krijimtarisë së Zotit. Fjala “ajet” i referohet jo vetëm ajeteve të shpalljes në Kur’an, por edhe vetë krijimit. Krijimi hyjnor dhe urtësia e Zotit janë të pashtershme, siç thuhet edhe  në ajetin: ” Sikur të gjithë drurët, që gjenden në Tokë, të ishin pena e deti bojë shkrimi e t’i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (31 : 27). Jo vetëm që krijimi i Zotit është i vazhdueshëm dhe pa kufizim, por edhe shpalosja dhe pasqyrimi i Tij është i qëllimshëm : “Thuaj: O Zot! Ti nuk e ke krijuar këtë kot “(3: 191). Artet islame e ngërthejnë kështu meditimin dhe përkujtimin e Krijuesit, duke e soditur shpalosjen dhe pasqyrimin e emrave të Tij në gjithësi.

Artisti i sinqertë mysliman kërkon të bëhet si pena në dorën e Perëndisë së bashku me ata që premtojnë besnikëri ndaj Pejgamberit a.s. dhe kështu udhëhiqen nga Perëndia: “Dora e Perëndisë është mbi duart e tyre” (48:10). Lutja e kaligrafistit është  të bëhet një instrument në dorën e Perëndisë nëpërmjet dorëzimit të përkryer, përqendrimit dhe përkushtimit. Si një simbol i krijimtarisë si dhe i intelektit, lapsi edhe është përmendur në ajetin e parë të shpallur Pejgamberit  Muhamedit a.s.: „ Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.”(96: 1-5). Kaligrafi, në kultivimin e arteve islame është si gjeometër i shpirtit. Përcillet se Hazreti Aliu, i njohur si mbrojtës dhe themelues i kaligrafisë dhe shpikësi i stilit Kufi, ka thënë: “I gjithë Kurani gjendet në el-Fatiha; Fatiha në Bismillah, Bismillahi në Ba‘në dhe Ba‘ja në pikën poshtë saj “. Me origjinë nga një pikë e vetme nga e cila janë tërhequr shumëllojshmëri të pafundme të linjave, formave dhe kuptimeve, në të cilat  kaligrafi e zotëron  kontrolin e hollë, balancën dhe proporcionin . Kaligrafi, thënur ndryshe, është paraqitës i  shenjave të përsosjes dhe shënjon proporcionin e drejtë në disiplinën e dorës, mendjes dhe shpirtit. Çdo jetë njerëzore, metaforikisht, është gjithashtu një skenar ose vepër arti në progres; secili person është një laps që shkruan dhe pikturon jetën e tij. Në jetë, ngjashëm si në art, pyetja është nëse individi, përmes çasteve të përsëritura të dorëzimit (teslim), do të pikturojë jetën e tij me frymëzimin  e Perëndisë që e udhëzon atë.

Në Islam, ekziston një marrëdhënie e ngushtë midis kërkimit të bukurisë dhe përsosjes së natyrës së personit. Ndjekja estetike e bukurisë ka një impuls etik, pasi artisti krijon një mënyrë për të qenë  i pranishëm dhe avangardë në botë; për të krujuar një intuitë pozitive të njerëzishme dhe e ndjen në mënyrë të përpiktë kompleksitetin e pandarë dhe kompleksitetin e universit. Në këtë drejtim, artisti e ngërthen temperamentin e shkencëtarit i cili i kushton vëmendje të madhe gjërave për të vlerësuar natyrën e tyre të brendshme. Ashtu siç kërkimi i bukurisë edhe  reagimi ndaj saj është i rrënjosur në një prirje që kultivon disponim dhe disiplinë të veçantë, didiplinë e cila ka vëmendje të thellë ndaj shenjave dhe enigmave hyjnore në horizont dhe në vetvete.

Shqisat e njeriut janë të përfshira në kërkimin e bukurisë, si gjatë procesit të krijimit të saj imagjinativ ashtu edhe në momentin e perceptimit dhe meditimit të saj. Në ajetet kuranore që përshkruajnëtë përshpirtdhmit në kopshtet e xhennetit, bukuria dhe e mira identifikohen si një gjë e vetme: ” Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! Aty do të jenë dy burime që gulfojnë. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!” (55:64-69). Roli i shqisave në perceptimin e bukurisë është vendimtar, por ama ata duhet të jenë të etur për bukurinë e Krijuesit, me devotshmëri dhe pastërti. Ndjekja e bukurisë është e lidhur me përsosjen e dëshirës dhe karakterit. Në konceptin e artit islam kjo arrihet nëpërmjet transformimit të egos (nefs) në shpirtin më të lartë (ruh).

 Platoni, në veprat e tij,  këmbëngul se stërvitja në përkapjen  e bukurisë është i domosdoshëm për përsosjen e jetës njerëzore, pasi ajo e udhëheq njderiun në një orientim të duhur brenda universit. Ai provon  se ata që posedojnë aftësinë më të madhe për të perceptuar bukurinë, në realitet, janë më afër për të prekur pavdekësinë. Kjo përkapje, megjithatë, nuk është thjeshtë vetëm jë kënaqësi e arritur përmes soditjes së objekteve të bukura. Më e rëndësishmja, ajo i referohet delikatesës së bukurisë në mendime, emocione, veprime dhe në shoqëri. Për Platonin, qëllimi përfundimtar i aftësimit të një personi për të përkapur bukurinë është të nxjerrë një virtyt të vërtetë. Në mënyrë të ngjashme, në estetikën islame, përkapja e bukurisë konsiderohet se ka implikime dhe pasoja morale. Meqenëse reagimi ndaj bukurisë është njëkohësisht një shprehje e mirënjohjes ndaj Burimit të të gjitha bukurive, arti dhe shkrirja në të bukurën dhe të mirën  e pajis njeriun me bujari shpirtërore që është esenciale për përgjegjësinë morale. Kjo për arsye se, në fund të fundit, të gjitha artet janë të lindura nga aktet bujare, sepse artisti ngërthen njohuri, që shpesh, janë jashtë gjenit të personit të zakonshëm. Ashtu si librat zgjerojnë horizontet intelektuale të lexuesit, kështu edhe artet islame trajnojnë syrin e shikuesit për të zgjeruar vizionin e tij  të jetës përtej spektrit të dukshëm.

Përpjekja artistike është një mënyrë e veçantë për të qenë i pranishëm dhe aktiv në botë. Çdo përpjekje për prodhimin  artistik nga objektet më të zakonshme (një qilim) deri te më sublimet (dekorimet e mbulesës së Qabesë) kërkon që dikush të mendojë dhe ta ndiejë në brendi natyrën e një gjëje, qoftë ajo një lule, tullë, kristal shkëmbor ose pëlhurë. Derisa e sodisim  një lule, ne mund ta shohim atë pa menduar shumë dhe pa ndjenja, me fjalë të tjera  pa marrë pjesë me të vërtetë në natyrën  e saj. Ndërsa  artisti  lulen e sheh  më ndryshe. I stërvitur për të perceptuar bukurinë dhe strukturën në gjërat më të zakonshme, syri i artistit vëren formën e bukur të luleve, strukturën e butë të petaleve të saj, mënyrën sesi ata vërtiten rreth degë së tij, ngopet me bukurinë e ngjyrave të saj dhe e shijon aromën qetësuese të lules. Duke i kushtuar vëmendje në këtë mënyrë luleve, artisti ka humbur veten në të, dhe në ato pak momente kur ai i dorëzohet bukurisë së saj të hollë, ajo me mirënjohje ia shpalos misterin e saj. Kjo bujari që natyra e jep në syrin perceptues e ndryshon botën e brendshme dhe artikulon një lidhje me krijimin e Perëndisë.  Zoti njëkohësisht qeveris me botën dhe na edukon  se si duhet të trajtojmë gjithçka që është në të, duke përfshirë edhe lulen. Shumë gjëra na mësojnë kështu nga  natyraqë është përplot  me kuptim e deri në ajetet e zbulesës hyjnore. Mësimi për të perceptuar botën me një sy mirënjohës, krahas artit është edhe rrugë për një përulësi të thellë dhe e nënvizon imperativin etik të urdhëruar nga Ademi dhe pasardhësit e tij (dmth. njerëzimi) që të kujdesen për natyrën si krijim i  Perëndisë.

Etika qendrore e arteve islame është të jetosh sikur ” Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi, pra, ngado që të ktheheni është Fytyra (ana) e Allahut. Vërtet, Allahu është Gjithëpërfshirës dhe i Gjithëdijshëm” (2: 115).