Veprat e ndryshme të artit kanë potencial të ndryshëm për identifikimin e audiencës me përmbajtjen. Ky potencial, që mund të zgjidhet me qëllim autori ose qasjeje, nga ana tjetër, si pasojë e korrelacionit të paparashikuar, shpesh interpretohet dhe analizohet si një mesazh moral edukativ. Përveç animacionit medial (që varet nga trajnimi individual dhe koha), Identifikimi e ngërthen edhe një komponent tjetër – empatinë (pasionimin, ndjeshmërinë). Empatia nga njëra anë është gjendje emocionale, që, kur bëhet fjalë për perceptimin e mediave, e përfshin edhe karakterin e individit që qëndron përballë. Përveç estetikës, empatia është studiuar veçanërisht edhe në psikologjinë sociale, pasi besohet se favorizon zhvillimin e qëndrimeve dhe sjelljeve shoqërore. Në të vërtetë, shumë studime të mëparshme të fenomenit të empatisë zbulojnë se ai pozitivisht lidhet me zhvillimin e ndjeshmërisë tek fëmijët. Kur është fjala për proceset edukative me qëllim të vendosjes së empatisë, filmi në masë të madhe ka ndikuar në identifikimin e shikuesve me heronjtë e pëlhurës së bardhë dhe në fokusimin e vëmendjes së tyre në riprodhimin e realitetit filmik në përditshmëri.
Nëse supozojmë se empatia, si kusht i afrimit afektiv me heroin, domethënë tjetrin, favorizon zhvillimin ose forcimin e përjetimeve të tjera bashkëpunuese, altruiste, jo-nxitëse dhe lehtësuese në mbrojtjen e të tjerëve, bujarinë dhemirëkuptimin ndaj tjetrit, atëherë është e qartë se pse Mc Collough empatinë e ka krahasuar me ” imagjinatën morale “që edukimi duhet ta promovojë dhe qytetarët ta kenë kulturë politike dhe shoqërore. Numër i madh i eksperimeneteve të Batsonit tregojnë se empatia inkurajon të ndihmosh të tjerët jo nga aspiratat egoiste, por nga ata altruiste. Njeriu i thellë shpirtnisht, në empatinë e sheh predispozitën biologjike për sjellje altruiste, ndërsa përmes empatisë, si burim moral praktik, theksohet edhe njohja e parimeve abstrakte morale.
Nëse empatia është e lidhur me zhvillimin e qëndrimeve dhe praktikave të shëndosha morale, pyetja e parë që lind është se si t’i shmangemi vendosjes së parimeve morale dhe ta inkurajojmë zhvillimin e empatisë sa më pak ndërhyrëse, madje edhe në trajtë sa më indirekte? Studimet kanë provuar se fëmijët u përshtaten më shpejtë atyre vlerave që i shohin tek modelet e tyre, janë këta mësuesit, artistët që i preferojnë ose personat ndaj të cilëve ndiejnë dashuri dhe respekt. Ka shumë të drejtë Gadameri kur thotë se, gjatë leximit të Shekspirit apo Platonit, nuk shikohet në atë çka ata kanë thënë, por në atë çak ilustron teksti i tyre. Me rëndësi të madhe është që në një kontekst të caktuar didaktika nuk duhet ta ngulfatë veprën artistike dhe as vepra artistike didaktikën. Pra, thënur shkurtë, për të pasur efekt më të mirë në procesin e formimit të qëndrimeve të dëshirueshme morale, ata nuk duhet të imponohen, por nëpërmjet të veprimit artistik të riprodhohet realietti ekszistencial, të trajtësohen modele të kapshme dhe auditori të ketë mundësi të identifikohet me heroin e preferuar.
Për specifikat e filmit si medium i bartjes së porosisë është shkruar shumë. Burch, për shembull, ka thënë se filmi ka “forcë diegjetike”, domethënë është i aftë të provojë një realitet përmes krijimit të katarzës së përbashkët, në fotografi, muzikë dhe nëpërmjet kualiteteve artistike. Por ama, ndoshta, një prej problemeve kryesore është se si të ndërtohet rrëfenja filmike në atë mënyrë që të jetë në funkcion të shtytjes së empatisë, dhe si rrjedhojë, e zhvillimit të qëndrimeve morale. Duke u bazuar në analizat empirike psikologjike, Propp, duke i analizuar përrallat, ka prezantuar simbolet dhe elementet universale të cilat ka mundësi të barten prej një përralle në individin pa ndonjë modifikim shumë ekstrem. Në analizën e përrallës ose rrëfenjës i rëndësishëm është detajizimi dhe funkcionalizimi i akcionit, duke e veshur atë me teshat e aktualitetit dhe jo përmasa kategorike e saj.
Edhe pse, me siguri, edhe filmi eksperimental ose dokumentar, ka mundësi të zgjojë ndjenjën e empatisë, por është se fakt se ndikimin më të madh e ka filmi artistik (i metrazhit të shkurtë ose të gjatë) dhe pa patur rëndësi se cilit zhanr i takon ai. Në këtë rast ndoshta shumë i rëndësishëm është konteksti se si filmi i prezenton edhe konceptet metafizike të cilat njëkohësisht paraqesin edhe shembullin kryesor të burimit moral dhe identifikimit me mënyrën e edukimit. Filmi arrinë, që këtë imagjinatë pozitive që krijon konceptin e empatisë, ta konkretizojë.
Njeriu nuk mund të jetojnë pa nocione dhe imazhe. Përvoja individuale dhe e përbashkët e njeriut tregon se njerëzit kanë një nocion ose një imazh të çdo ideje, sa do që abstrakte është ajo. Imazhet janë të bazuara në përvojën personale dhe janë të lidhura shpesh me njohuri të caktuara. Për shembull “shëmbëllimi i Perëndisë”, veçanërisht në traditën islame, nuk i referohet fotografive, por është fakt që njeriu përmes rrëfenjës së afërt me karakterin e tij e formëson nocionin mendor, të ndërgjegjshëm apo subkoshient të Perëndisë. Imazhi ynë i Perëndisë është i ndikuar nga fotot imagjinative jo të trajtësuara që ne i shohim në aktualitetin e shoqërisë, madje edhe më fort nga përvojat e ndryshme pozitive dhe negative me njerëzit dhe ngjarjet, si dhe nga mësimet fetare Ato na mundësojnë që Zoti të ndjehet dhe të kuptojnë misterin e fshehur në çdo fjali, madje edhe në atë më abstrakte.
Njeriu ka disa imazhe të zakonshme për Perëndinë. Perëndia si Zotërues i energjisë për gjallërinë dhe i pranishëm kudo që vepron çdo gjë, me të Cilin ka mundësi që të vendoset kontakti nëpërmjet të adhurimit dhe i cili mund të jetë mbilëndor. Tash të themi që ky është koncepti më i favorizuar për imazhin e Perëndisë tek ne, atëherë si ta shprehim këtë koncept në pëlhurën e bardhë që të ketë mundësi të ndikojë në ndërtimin e individit dhe ta edukojë atë moralisht? Para së gjithash duhet të kihet parasysh përkthimi audovizuel i imazhit të Zotit tek njeriu. Gjithsesi kjo mund të bëhet përmes leximit artistik të tekstit të shpallur, gjegjësisht, të Kuranit. Teksti i shpallur është një medium i rëndësishëm përmes të cilit mund të përqëndrohemi në imazhin e vërtetë të Allahut xh.sh.. Fakti se filmi është shumë i fuqishëm në shoqërinë moderne është e dokumentuar nga rrija e madhe e dëshirës për filmin në të katër anët. Filmat janë tërheqës për shkak të mundësisë teknike për të bartur shikuesin, në trajtë mrrekulluese, në një botë imagjinare. Në kuadër të ndikimit reciprok, teknologjia dhe filmi bashkëpunojnë në realizimin, zhvillimin, importimin e emocioneve, dashurisë, që e shprehur përmes muzikës, ngjyrave të natyrshme, ka mundësi ta bart shikuesin në një skenë të gjallë në imagjinatën e tij. Shikuesi në film e transferon veten e tij në karakterin e protagonistit në një mënyrë shumë të veçantë. Një film sa më shumë i stimulon proceset e tilla aqështë më i sukseshëm nga aspekti artistik, por ama, nga ana tjetër aq më tepër edhe e shtyt personin drejt edukimit moral dhe identifikimit të personit me të mirën dhe të bukurën, merret vesh nëse filmi e ka këtë qëllim, ndërsa nëse qëllimin e ka në drejtim kundërt, atëherë ndodh e kundërta. Si rrjedhojë, personaliteti i aktorit ëndrrat e shikuesit i bën të vërteta. Gjithashtu filmi e mundëson që shikuesi ta ndiej veten të rëndësishëm në kuadër të asaj që ai e parashikon në rezultatin e rrëfenjës, e cila gjë, gjithashtu, sjell kënaqësi të veçantë. Kur personi ndërfutet në gjuhën e filmit aty fillon funkcionimi i një sistemi të degëzuar dhe i ndërlikuar i dijes shoqërore. Filmi mishëron konfigurime të veçanta të dijes shoqërore dhe krijon një varg të marrëdhënieve retorike dhe narrative midis koncepteve. Nga njëra anë, filmi shkakton problemin e konfrontimit në mes të llojeve të ndryshme të njohurive shoqërore, mendimeve apo besimeve, ndërsa nga ana tjetër ai e ngre çështjen e realizimit të tekstit në të cilin është bazuar. Pikërisht për këtë, teksti në një mënyrë duhet të jetë gjaku i cili do rrjedhë dhe do ta mbajë të gjallë ngjarjen dhe do të sjellë një freski të re në shikuesin.
Si pasojë, një përkthim audiovizuel i tekstit zgjeron mundësitë e gjallërisë së tekstit, ose, “në qoftë se detyra e përkthimit të një teksti të caktuar korrespondon me forcimin e mesazhit të tekstit” ka edhe efekt praktik shoqëror. Për rrjedhojë, është e rëndësishme të bëhen përpjekje për të kuptuar si teksti mund të riformulohet audovizuelisht, por duke qenë besnik në dy drejtime: në burimin e tij dhe për pranuesit e tij “. Numri i problemeve mund të rritet për shkak të faktit se lidhja në mes të tekstit të shpallur dhe interpretimit audiovizuel të tij është intersemiotik dhe se transformimi është i përfshirë, duke shkaktuar shenja gjuhësore, të cilat interpretohen përmes një sistemi të shenjave jo-gjuhësore. Ne mund të shohim se ka tri lloje të sfidave që lidhen me mundësinë e përkthimit të teksteve të shpalljes, gjegjësisht Kuranit, në tekste audiovizuele. Problemi i parë, i cili është veçanërisht i rëndësishëm, ka një natyrë semantike, dhe i referohet zgjerimit semantik të elementeve dhe të faktit se ata janë të pamundur për të kuptuar vetëm në një mënyrë. Problemi i dytë është semiotik dhe i referohet objektivave komunikuese të vetë tekstit. Kjo do të thotë se çdo tekst përmban një lloj të caktuar të qëndrimit i cili duhet të ruhen në mënyrë që të mbetet besnik ndaj tekstit. Problemi i tretë është pragmatik, si çdo tekst është krijuar për publikun në bazë të formave të sakta të përdorimit, që e bën atë të domosdoshëmnë bartjen e tekstit në pëlhurë. Në kuptimin radikal të fjalës, për ta përkthyer atë do të thotë duhet ta ri-lexojmë. Në nivelin semantik, për ta përkthyer atë duhet ta bartimsi një plejadë e kuptimit në një tjetër botë brenda kodit të njëjtë, duke pasur parasysh se çdo përkthim besnik është pjesërisht edhe i pabesë. Përveç kësaj, ekziston barra e historisë, e cila duke ndryshuar mënyrën e përdorimit gjithsesi se do të sjellë karakteristika të reja në qendër të vëmendjes. Nëse do ta pranojmë si të vërtetë faktin se arti i shtatë është një pasqyrë e kohës, mund të thuhet se besimtari bashkëkohor duhet intensivisht të mirret me përkthimin audiovizuel të tekstit të shpallur dhe si rrjedhojë të krijojë heronjtë e moralit, të bukurës dhe vlerës së bazuar në Kuranin. Kjo mënyrëdo të sigurojë që shikuesi, nga njëra anë, të emocionohet përshirtmërisht, dhe nga ana tjetër, emocionalisht të përfshihet në histori. Nëse me vëmendje e analizojmë prezencën e fesë në masmediumet do ta shohim se feja shpesh shfaqet ose në një mënyrë stereotipike dhe modë të vjetëruar dhe si e tillë reflektohet në perceptimet e një audience të përgjithshme e cila shumë pak është e njohtuar me traditat fetare.Sot edhe për shkak të idesë së besimit , por edhe për të krijuar një botëvështrim të mbështetur në metafizikë është e rëndësishme të krijohet një kulturë filmike e përsosur artistikisht për edukimin moral nëpërmjet identifikimit me heronjtë e shpalljes.