Category: Revista

  • METIN IZETI – DY DOKUMENTE ME RËNDËSI NË LIDHJE ME KALANË E TETOVËS

    METIN IZETI – DY DOKUMENTE ME RËNDËSI NË LIDHJE ME KALANË E TETOVËS

    Qyteti I Tetovës kulminacionin e zhvillimit të vet kulturor, shoqëror dhe ekonomik e përjetoi në periudhën e Perandoriosë Osmane.Posaçërisht mund të veçohet periudha kur me qytetin e Tetovës kanë udhëhequr Rexhep dhe Abdurahman Pasha , respektivisht periudha e shekullit të XVIII dhe XIX. Në arkivet anembanë vendeve ku është shtrirë Perandoria Osmane ka një serë të dokumenteve të cilat diskutojnë lëmitë e ndryshme të jetës shoqërore në qytetin e Tetovës dhe më gjerë. Mirëpo shumica e tyre ende është duke  pritur duart e hulumtuesve tonë që të pastrojnë pluhurin mbi kopertinat e tyre dhe të ndriçojnë shumë çështje të cilat keqpërdoren nga qarqe të ndryshme dhe me qëllime të posaçme.

                Unë këtu në pika të shkurtëra do të ndalem në dy dokumente me vlerë të posaçme historike të cilat e prezentojnë në mënyrë tejet të qartë pozitën e Tetovës në shekullin e XIX.

                Dokumenti I parë është Salname-ja (Vjetor. Një lloj vepre kronologjike e cila përshkruan gjendjen dhe ngjarjet e një viti të caktuar) e Vilajetit të Kosovës e shkruar në vitin 1894. Kjo Salname jep njohuri të hollësishme për shumë vendbanime (qytete dhe fshatra) të cilat në në periudhën osmane kanë qenë nën Vilajetin e Kosovës.

                Njëri prej qyteteve I cili përmendet në te është edhe qyteti I Tetovës (Kalkandelen). Në te thuhet se Tetova është një qytet që gjindet afro 40 kilometra në perëndim të Shkupit, 40 kilometra rrugë malore larg Prizrenit dhe 30 kilometra larg Gostivarit në rrëzët e Malit Sharr. Shumica e vendbanimeve të qytetit janë të ndërtuara në rrafsh kurse një pjesë e vogël në kodrën e Baltepes. Në vazhdim përmenden bukuritë dhe pasuritë natyrore fascinante të cilat e stolisin nënqiellin e Tetovës dhe rrethinës së saj.

                Qyteti I Tetovës së bashku me 152 katundet përreth saj ka 46,051 banorë meshkuj, 30348 prej tyre janë musliman  kurse 15703 janë jomusliman. Ndërsa nëse u bashkangjiten edhe femrat, thuhet në Salname, atëherë përafërsisht ka afro 100.000 banorë.

                Disa faqe të Salnames I kushtohen karakteristikave të tokës pjelllore të fushës së Pollogut në të cilën mund të kultivohen të gjitha kulturat bujqësore. Në veçanti theksohen mollat e Tetovës , të cilat në tregjet mbarë perandorisë kanë qenë të njohura si “molla shqiptare” (arnavud elmasi) dhe rrushi I cili kultivohej në vrreshtat e Balltepes. Në Salname poashtu përmenden emrat e 152 katundeve të rrethit të Tetovës,emrat e nëpunësve shtetërorë dhe shumë detaje në lidhje me jetën shoqërore tëTetovës së asaj kohe.

                Në paragrafin e veçuar për vendbanimet dhe ndërtesat me karakter shoqëror të Tetovës  thuhet kështu: “ Në qytetin e Tetovës (këtu hynë edhe pjesa e shtëpive në kodrën e Balltepes dhe Kalaja e Tetovës e cila është e ndërtuar në këtë kodër)ka 1950 shtëpi, një ndërtesë të komunës (hukumet konagi) , një postë ( telegrafhane), 12 xhami, 4 medrese, 7 teqe, një bibliotekë, 7 shkolla fillore muslimane dhe disa jomuslimane, 573 dyqane, 10 hane, 2 hamame,1 shadërvan,20 mullinj,         1 kishë, 5 ura etj. Mbi kodrën e Balltepes e cila u përmend më lartë, thuhet në Salname, Abdurahman Pasha ka ndërtuar një Kompleks Veror (Sajfije) e cila është e njohur si Kala. Ky kompleks është I ndërtuar me një mund të madh por tash (flitet për vitin 1894) është I braktisur.

                Në tekstin e Salnames në detaje janë përmendur edhe shumë momente tjera, mirëpo ajo që ditëve të fundit është mjaftë me rëndësi dhe e okupon opinionin tonë e posaçërisht banorët e Tetovës është struktura dhe ndërtesat brenda mureve të Kalasë, për të cilën në Salname thuhet se është një pushimore ku Abdurahman Pasha I ka ka kaluar ditët e bukura ,plot gjelbërim dhe ajër të freskët të verës. Vërtetë është për tu habitur se çka kërkon kisha në pushimoren e Abdurahman Pashës I cili shquhet me devotshmërinë dhe lidhshmërinë e tij ndaj vlerave fetare Islame. Poashtu në tekstin e mësipërm u përmend edhe ajo se kodra e Baltepes ka qenë e banuar me qytetarë, mirëpo për kalanë (flitet për vitin 1894) tha që është e braktisur. Pra nuk vizitohet, pra nuk ekziston një objekt fetar respektivisht kishë në të cilën popullata I krynë obligimet fetare. Ky është njëargument I qartë se në kompleksin e kalasë së Tetovës deri në vitin 1894 nuk mund të flitet për kishë, por ajo është e ndërtuar në periudhën pas këtij viti me gjasa pas luftës së parë botërore.

                Momenti I dytë mjaftë me rëndësi është në atë se në përshkrimin e vendbanimeve të qytetit, në Salname thuhet se Tetova në vitin 1894 ka vetëm një kishë edhe atë brenda në qytet, që edhe njëherë qartëson çështjen e mosekzistimit të kishës brenda mureve të kalasë së Tetovës.

                Dokumenti I dytë me rëndësi në lidhje me strukturën e kompleksit të Kalasë së Tetovës është një poemë e shkruar nga ana e një udhëpërshkruesi Osmanlij prej Qiproje Këbrësllë Ashëk Kenzi, I cili dy herë – në vitin 1825\26 dhe 186o – e ka vizituar Tetovën dhe është pritur në mënyrë mjaftë aristokrate nga ana e Abdurahman Pashës.

                Këbrësllë Ashëk Kenziu ka disa poema në lidhje me Abdurahman Pashën  dhe Tetovën por ajo që neve këtu na intereson është Poema kushtuar  Balltepes ( Dasitan-I Balltepe).

                Në këtë poemë Ashëk Kenziu përshkruan edhe hollësitë më të imta të Kalasë të cilën e ka ndërtuar Abdurahman pasha në malet e Sharit , respektivisht në kodrën e Balltepes. Ai një nga një përmend karakteristikat ndërtimore dhe estetike si dhe godinat brenda mureve të Kalasë . Duke filluar, thotë Kenziu, prej çeshmës e deri te hamamet  çdo gjë është përpunuar në mënyrë superiore. Përmend gjelbërimet, lulet dhe të gjitha llojet e tyre, zërin e këndshëm të bilbilave, bazenet, pallatin dhe shtëpinë e Abdurahman Pashës, vorret e evlijave të varrosur në Balltepe por në brendinë e të gjitha këtyre detajeve as një fjalë e vetme për kishën e mos të bisedojmë për kryqin me dimensione gjigante.

                Unë këtu në përkthim të lirë do të jap disa strofa të poemës e cila gjithsejt ka 27.

                                        Poemë kushtuar karakteristikave të Balltepes dhe lëvdatë

                                                    Për Abdurahman rasim Pashën

                            Balltepej një kodër e shenjtë

                            Rasim (Abdurahman) Pasha vendosi aty një themel

                            Unë nuk pashë ndërtesë më të bukur

                            Edhepse shumë eca e shëtita anembanë

                            Një vend dëfrimi është se ka shoqin

                            Porta e madhe e punuar në stil Horasani

                            Ai që hynë në pallatin brenda Kalasë

                            E humb veten padyshim zotëri.

                            Të katër anët gurë, kudo vatan

                            Trupi I saj I rrethuar me dy kat gurrë

                            Brenda në te pusi, bazeni për uj

                Uji I saj ka shije të pashoq….

                Ashëk Kenziu në 27 strofat e poemës kushtuar kalasë përmend të gjitha ndërtesat brenda kalasë por askund nuk bën fjalë për një kishë në brendi të saj.

                Prandaj duhet të dijmë se vetëm kultura, trshëgimia e denjë dhe civilizimi nuk bëhen me dhunë dhe me zor. Ne si banorë musliman të këtyre viseve asnjëherë nuk kemi qenë kundër vlerave fetare të konfesioneve tjera. Gjatë sundimit të shtetit Osman në viset tona janë ndërtuar më tepër kisha se kurdo më parë. I krishteri, hebreji edhe në sarajin e Sulltanit I ka gëzuar të gjitha të drejtat e jetësimit të princioeve dhe vlerave të veta fetare. Mirëpo këtë botëkuptim të tolerancës  dhe respektit ndërfetar të cilin neve na e inspiron Kurani, shumë rallë e hasëm në ithtarët e feve tjera.

                Vendosja e kryqit gjigant në një objekt kulturor I cili me strukturën e tij as për së afërmi nuk është  adekuat për një gjë të tillë , orvatja e cila do të rrënojë dhe shkatërrojë autenticitetin e një kompleksi me rëndësi të posaçme historike, në veçanti për pasardhësit si në pozitë ashtu edhe në bashkëqytetarësi të Abdurahman Pashës është një vepër antikulturore, antifetare dhe në veçanti antihumane.

  • METIN IZETI – RELACIONI ARSYE-ZEMËR NË RRUGËN E LUMTURISË

    METIN IZETI – RELACIONI ARSYE-ZEMËR NË RRUGËN E LUMTURISË

    Karakteri kryesor I epokës së kaluar ishte në animin kah disa koncepte të cilat në shiqim të parë janë mjaftë tërhjekëse – siç, liria e besimit dhe mendimit, asnjanshmëria etj.- por pa themele dhe të paqëllimta. Për pasojë, u bënë shkak për paraqitjen e grupeve dhe shoqërive njerëzore pa shpresë dhe të bezdisura prej jetës.

                Burimi I kuptimit të ekzistencës ishte I përqëndruar në largimin e Zotit prej jetës, respektivisht largimin e ekzistencës prej epiqendrës dhe animin kah kaosi dhe trazirat.

                Çështja e besimit në Zotin u bë çështja më e rëndë për vendosje, kështuqë një grup I njerëzve kanë pohuar se gjithnjë ndjejnë dhembje dhe tortura mendore përballë ekzistencës së Zotit, arsyeja pandërprerë është e okupuar me një barë të cilën nuk mund ta ngrejë. 1

                Unë jam bir I kësaj epoke brenda të cilës jetojmë, thotë Dostojevski, jam fëmijë I cili pështjellet brenda mosbesimit dhe dyshimit. Rreth problemit të njëjtë do të përqëndrohet edhe Nietche’ja, por me nijansa pak më të ndryshme. Ai pohon se njeriu I kësaj epoke ka shpirt të vdekur dhe është pronar I një jete e cila është e okupuar me rrënimet e besimit në Zotin. Botëkuptimi, se me shkatërrimin e koncepteve metafizike do të paraqitet një botë më e sinqertë për njeriun u pa I pakuptimtë, përkundrazi njeriu u bë më I pasigurtë se kurrë më parë. Ai e humbi Zotin, ose ishte duke e humbur dhe në vend të Tij e vendosi veten.2 U bë rob I materies, filloi të jetojë si një gjallesë e thjeshtë e gjithësisë. Shkurtë thënë ai hyrë brenda një nate pa yje, në skaj të greminave me brengë dhe pritje të gdhijë mëngjesi.

                Kuptimi I historisë u përqëndrua në kohën dhe njeriu u struk brenda saj. Njeriu e humbi dinamikën e trascedentales, prandaj edhe mbeti pa ndjenjën e tërësisë njerëzore. Duke menduar vetëm “momentin” e humbi personalitetin dhe shpirti I tij I bënte orvatjet e fundit për të mos rënë në greminën përfund këmbëve të veta. Botëkuptimi I këtillë në vend që njeriut ti mundësojë tërësi të personalitetit e futi në një ekzistencë të pakuptimtë.3

                Njeriu për të shpëtuar prej këtij mosbesimi dhe hiç-I, për ta hjek këtë litar prej fytit të vet I nevojitet arsye e pastër me rrënjë të thella në zemër. Filozofia e vërtetë dhe shumë dimensionale e bartë njeriun në realitetet e larta të ekzistencës. Arsyeja e njeriut duhet të vendosë kontakt dhe relacion të drejtë mes tërësisë së brendshme dhe tërësisë gjithësore.

                Besimi në Zotin nuk duhet të shihet si “nyje e problemeve”, por si qendër e mendimeve dhe vlerave të cilat ne I posedojmë. Besimi e nxjerr njeriun prej vetvetes dhe e fut në lidhje të ngushtë me burimin e ekzistencës dhe me këtë e ngopë brendinë e tij.Njeriu është qenie e cila përveç instikteve dhe arsyes ka edhe qendra për emitime trascedentale. Ai nuk mund të konsiderohet vetëm si objekt I psikologjisë , filozofisë dhe sociologjisë. Jeta e njeriut ka kuptim vetëm atëherë kur ai arrinë të vendos rrjedhshmëri mes vetes dhe Fuqisë Krijuese.

                Besimi në Zotin duhet të vlerësohet në bazë të forcës shpirtërore dhe dinamikës metafizike. Një orvatje e tillë do të sendërtojë idenë e “pemës së mirë” (Shexheretun tajjibeh)4, respektivisht pemës me rrënjë të forta dhe degë të larta deri në qiell. Në epiqendër të besimit të këtillë do të jetë zemra5 e pastruar prej historicizmit dhe imanentes. Përballë njeriut pa qëllim dhe të strukur do të paraqitet njeriu I furnizuar me gjeneratorin e zemrës dhe ndriçimin e arsyes, me një fjalë “Hakikati I Madh” në brendinë tonë do të reflektohet në shoqërinë dhe mesin ku jetojmë.

                Arsyeja dogmatike plotë kryelartësi duhet të ballafaqohet dhe përshëndetet me klimën e butë dhe të ngrohtë të shpirtit dhe zemrës, respektivisht forca shpirtërore është e domosdoshme që të funkcionalizohet.

                Rruga e arsyes doemos duhet të ballafaqohet me zemrën dhe dashurinë (ashkin). Dashuria qëndron më lartë se arsyeja dhe logjika dhe gjithnjë thërret që të thejmë errësirën e nefsit (epshit).Dashuria ka fuqi të papërshkruar dhe ka mundësi që të bëjë një revolucion rrënjësor në brendinë e njeriut.

                Rruga e vetme e shpëtimit prej shkencës me përmasë materiale është në rrezet e diellit të besimit dhe dashurisë. Shkenca vetëm nëse përqëndrohet në epiqendrën e dashurisë, vetëm nëse edukohet me proçesine dashurisë mund të bëhet mjet I shpëtimit dhe shpërblim I Fuqisë Krijuese.

                Unë, thotë Muhammed Ikballi, u bëra njeri nëpërmjet të dashurisë, nëpërmjet të saj I kuptova cilësitë dhe karakteristikat e gjithësisë.6 Sipas Ikballit arsyes së çmendur të epokës sonë I nevojitet brisku I dashurisë, pasi ajo është e zbrazur prej shpirtërisë. Ai në vazhdim thotë: “ Një perde neve na ndanë prej origjinës sonë, tash ne jemi si zogjtë të cilët e kanë humbë rrugën e folesë. Nëse shkenca ndotet dhe degjenerohet atëherë bëhet perdeja (pengesa) kryesore e largpamësisë sonë, ndërsa nëse qëllimi I shkencës është hikmeti(urtia) dhe lartësia e krijimtarisë atëherë ajo bëhet cak dhe udhërrëfyes.7

                Shkenca pa dashuri bëhet shkak I pesimizmit dhe drita të cilën e përhap është si nata e errët e detit. Për pasojë themi: për të ngrohë shpirtin e ngrirë të njeriut, ka nevojë për vendosjen e një ure prej arsyes në dashurinë, prej materies në shpirtin, prej shkencëtarisë së thatë drejtë poezisë metafizike.8

                Njëri prej filozofëve me famë të epokës së re , Paskali,në shumë vende përmend faktin se feja dhe jeta nuk mund të koncentrohen vetëm në vlerat e arsyes, por rruga e lumturisë fetare dhe jetësore kalon përreth zemrës. Nëse koncentrohemi vetëm në arsyen, thotë Paskali, atëherë feja jonë e humb karakterin trascedental, por edhe nëse tërësisht I largohemi parimeve mendore  feja bëhet e pakuptimtë dhe qesharake.9

                Paskali vendos një relacion të thuktë dhe harmoni të nduarduartë në bashkësinë e dimensionit të brendshëm dhe botës së jashtme. Me një fjalë, me këtë qasje dymendësia e përhershme njerëzore shndërrohet në krenari të amshueshme.

                Strehimi I vetëm për njeriun është në besimin. Me sendërtimin e vërtetë të besimit të gjitha kundërshtimet marrin fund. Por ky besim mund të sendërtohet vetëm me dashuri. Këtë e pranon edhe Tolstoji kur thotë: “Mendja mua nuk më mësoi asgjë, çdo gjë që di e mësova nëpërmjet të zemrës”.10

                Edhe në pikëvërrejtjen islame arsyeja gjegjësisht mendja ka rëndësi të madhe. Dhuntia e Allahut xh.sh. mendja nëse bashkohet me fenë atëherë bëhet “dritë mbi dritë” (nurun ala nur). Arsyeja në tërë literaturën islame ka vend pozitiv. Begatia e arsyes është dritë e Allahut xh.sh. në brendinë tonë.Personi I cili e mohon arsyen ka mbetë larg prej një begatie hyjnore. Kjo dritë e arsyes nëse nuk pengohet ose devijohet prej pengesave të brendshme dhe të jashtme ngritet deri në realitetet më të larta dhe e kupton Hakikatin Hyjnor.

                Kurani në lidhje me vlerën e zemrës thotë se para së gjithash ajo është simbol I shpëtimit, imani është I rrënjosur në te dhe imani I cili nuk e përmban dimensionin e zemrës është prezentim I dyftyrësisë.11 Mëshira dhe bëmirësia janë karakteristika të zemrës.12Zemra është ajo e cila mund të jetë e vulosur.13 Zemra ka mundësi të ndryshket.14Shpëtimi në botën tjetër mund të arrihet vetëm nëpërmjet të zemrës me iman.15

                Zemra është ajo që I nënshtrohet Allahut, që e njeh Ate, që vrapon drejtë Allahut. Zemra ka mundësi të kuptojë realitetet hyjnore. Prandaj edhe sipas Islamit njeriu për të kuptuar veten dhe Zotin është e domosdoshme të kuptojë karakteristikat e larta të zemrës. Zemra është qendër nëpërmjet të cilës perceptohen dhe kuptohen hakikatet e larta. Zemra njëkohësisht në brendi përmban edhe arsyen respektivisht mendjen. Zemra dituritë e jashtme I merr prej shqisave dhe mendjes, ndërsa dituritë e brendshme të saja bazohen në inspirim (ilham) dhe zbulim (keshf).16

                Zemra si burim I inspirimit qëndron mbi mendjen. Njohja e vërtetë e Allahut xh.sh. bëhet vetëm nëpërmjet të zemrës. Por ndërmjet zemrës dhe arsyes ka një relacion të drejtëpërdrejtë. Këta dy fenomene janë në ndikueshmëri të nduarduartë. Ky relacion mund të jetë I suksesshëm vetëm nëse zemra dhe arsyeja ndihmohen dhe në bazë e ide nuk e kundërshtojnë dhe refuzojnë njëri tjetrin. Respektivisht nëse nuk ndërhyjnë në sferën e njëri tjetrit.

                Lumturia e vërtetë arrihet vetëm nëse së bashku me dimensionin e arsyes zhvillohet dhe kultivohet edhe dimensioni I zemrës, I shpirtit dhe dashurisë.


    1 Zweig. Stefan, Uç Buyuk Adam Dostoyevski-Balzak-Dickens, çev. Ayda Yorukan, Ankara 1975. F. 135.

    2 “ A e ke parë ti atë, që për Zot e çmon epshin e vet, a mos do ti bëhesh ti atij mbrojtës” (Furkan  25:43.)

    3 Foulqie,P., Varolus Felsefesi, çev. Nurettin Topçu. Istanbul . f.34.

    4 “A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë e degët e saj janë lart”. (Ibrahim 14:24)

    5 “Mua s’më nxë as toka as qielli, por vetëm zemra e robit tim besimtar” (Keshfu’l Hafa II,195).

    6 Ikbal, Muhammed, Islami Benligin Içyuzu, çev. Dr, Ali Yuksel, Istanbul 1986. F. 87.

    7 Po aty, f. 147.

    8 Safa, Peyami, Yazarlar, Sanatkarlar, Meshurlar, Otukjen Yayinlari 1990, f.135.

    9 Guenon, Rene, Le regue de la quantite, Gallimond 1945, f. 193.

    10 Schumaher, E.F. Akli Karisiklar Için Kilavuz, , çev. Mustafa Ozel. Istanbul 1990. F.44.

    11 “Beduinët thanë : Ne kemi besuar. Thuaj : Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorëzuar e besimi ende nuk hyn në zemrat tuaja…” (Huxhurat 49:14)

    12 “Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarin tanë, e pas tyre e dërguam Isain birin e Merjemes dhe atij I dhamë Inxhilin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën…” Hadid (57:27)

    13 “Allahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh”(Bekare 2:7)

    14 “ Jo nuk është ashtu, por të këqijat që I punuan zemrat e tyre ua mbuluan”. (Mutaffifin 83:14)

    15 “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët , bën dobi vetëm kush I paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë” (Shuara 26:88-89)

    16 Sunar, Cavit, Islamda Felsefe ve Farabi, f. 30.

  • METIN IZETI – NJERIU DHE RRUGA E SHEKULLIT 21

    METIN IZETI – NJERIU DHE RRUGA E SHEKULLIT 21

    “ O Zot na udhëzo në rrugën e drejtë”

              Njeriu dhe rruga si dy segmente të tërhjekura paralelisht që prej paraqitjes së njeriut në platformën shpirtërore prezentojnë dimensionin e Lartë dhe Lumturinë në gjithësi. Prezentimi I cilësive absolute të Hyjnisë është bërë nëpërmjet të njeriut si krijesë e prezentuar në formën më të bukur dhe rrugës e cila shpie në origjinën e tyre( cilësive).

                Termi “rrugë “ me të gjitha sinonimet e saja në gjuhët e ndryshme gjithmonë është prezente në dimensionet shpirtërore të shpalljes. Sebil, sirat, sheriat, tarik janë emrat e rrugës e cila në mënyra të ndryshme shpie në origjinën e paraqitjes së cilësive të Larta që njeriun e largojnë prej definicionit “ homo hominis lupus est” dhe e afrojnë afër të qenurit “ eshref-I mahlukat” krijesa më e ndershme.

                 Derisa njeriu mbyll veshët para klithjeve të cilësive të larta shpirtërore që gjenden në brendinë e tij, lumturia dhe qetësia do të jenë në njërin skaj të rrugës e njeriu në skajin tjetër të saj.

    Xhelaluddin Rumi  në momentin kur fillon fjalën për “naj”-in , prezenton vajin e tij për shkak të ndarjes prej kallamishtes, ku e kishte vatanin e vërtetë. Gjithmonë fryma e cila hyn në “naj” nxjer zërin e ujit që prezenton mallin e tij për ushqimin e vërtetë.

    “Naj”-i në poezinë e Rumit është simbol I njeriut të përsosur, I cili gjithnjë është I vetëdishëm për origjinën e tij dhe ndjen mall për ushqimin dhe vatanin e vet origjinal. Origjinaliteti I njeriut është në shpirtin e tij kurse vatani I vërtetë I shpirtit është Hyjnia. Shpirti për të aritë në vatanin e vërtetë ka nevojë për rrugë, dimensionet e të cilës janë të vënduara nga ana e Planifikuesit absolut.

    Në ditët e para të dhjetorit të vitit 1273, ditë këto të ftohta kur Rumi ndahej prej kësaj bote, I lumtur nisej drejtë vatanit të vërtetë, kurse shokët e tij përreth I ngushëllonte me këto fjalë:

    “ Be ruz-I merk çu tabut-I men revan bashed

       Guman neber ki mera derd-I in cihan bashed”.

    “ Në ditën e vdekjes kur tabuti do të ecë, mos mendo se kam derdin e kësaj bote. Kur të shohësh cenazen time mos e përkujto ndarjen. Kjo është koha e takimit dhe prezentimit pranë më të Madhit”.

                Ndjekja e rrugës drejtë vatanit të vërtetë nga na e njeriut është më me pengesa se kodra të cilën orvatej ta shpojë Ferhati për të arritur te Shirini o Talati te Fitneteja. Kjo rrugë përveç disa fjalëve dhe punëve të shumëngjyrshme në vete përmban edhe një meditim dhe kthim nga vetvetja .

                Është e domosdoshme që kokën tonë ta shtrydhim si limonin që prej saj të mund të dalin disa pika të fytyrës së hakikatit. Hakikat I cili gjithmonë është kundër botëkuptimit “ Naksh ber ab”, shkrimit mbi uj, I inspiruar prej brendie për “naksh ber haxher” shkrim mbi gurë.

                Që prej ditës së parë kur kemi filluar të përdorim fjalët gjegjësisht prej momentit kur kemi filluar të mendojmë, secili prej nesh ka një mallëngjim të definuar ose në hamendje. Në të shumtën e rasteve ky mallëngjim edhe nuk mund të definohet. Por herë pas here prej brenda një zë na thot se jemi të mashtruar dhe na okupon pesimizmi.

                Lumturia do të paraqitet në momentin kur do të jemi gati të bartim në sup mundin e një ideje të Lartë, që është mbë librin dhe raftet e tij. Nëse I vemi re Lindja ngjyrën e vete origjinale e mer me lidhjen e libritpër rrugën që shpie drejtë qiellit. Si duket optimizmi në kushtet më të rënda fizike jetësore I Lindjes rrjedh nga ky botëkuptim.Kurse ana tjetër gjithmonë brohoritë: Libër, libër, libër. Prima obligim I njeriut është që të mer këshilla prej shpirtit të librit dhe konceptit libër respektivisht prej Librit Hyjnor. Në këtë mënyrë libri do të fillojë të ngjitet rrugës së Lartësisë dhe të përgaditë njeriun për bartjen e idesë së Lartë Hyjnore dhe ta ulë ate në postin për të cilin është krijuar.

                Të parafytyrojmë një piktor I cili ka forcë të madhe persiatjeje. Ai në një pëlhurë ka vizatuar një kodër prej kristali e cila kat kat ngjitet drejtë qiellit. Përreth kodrës shumë rrugë por vetëm njëra shpie në amshueshmëri. Në një vend të caktuar të gjitha rrugët përfundojnë kurse vetëm një rrugë vazhdon dhe në pallatin në maje të kodrës ngjitet vetëm kjo rrugë.

                Cila është kjo rrugë? Ku shpie kjo rrugë? Çfarë qëllimi ka kjo rrugë? , janë pyetjet përgjigjeja e të cilave do të shpiente njeriun në lumturinë dhe vatanin e vërtetë.

     Problemi më I madh për njeriun në këtë jetë është koncepti I esencës së ekzistimit. Ky koncept njeriut do ti tregonte rrugën e shpëtimit. Në jetë ekzistojnë gremina dhe humnera të shumta në njërën prej të cilave në çdo moment mund të fundoset njeriu.

                Shpirtëria është esenca e cila do ta mbronte njeriun prej rrokullimit në këto humnera. Njerëzit të cilët I kanë të vënduar syzat e metafizikës dijnë ku të shkelin dhe si të mbrohen prej rreziqeve .

                Njeriu në krijimtari është I pangopur dhe egoist. Këta dy cilësi janë të domosdoshme për njeriun që të mbijetojë në gjithësi, por nëse njeriu dëshirat dhe kërkesat e tija nuk arrinë që ti kultivojë, si duket atëherë vandalizohet dhe nuk ia njeh të drejtën e jetës askujt tjetër përveç vetes.

                Lumturia e njeriut varet nga ekuilibri të cilin do të vendosë ai ndërmjet mëngësive dhe tepricave kreative, shtazërisë dhe njerëzisë, shejtanit dhe melekut, trupit dhe shpirtit, fizikës dhe metafizikës. Ky ekuilibër është I mundshëm vetëm me prezentimin e disa vlerave të Larta dhe besimeve të qëndrueshme.

                Vendosshmëria e jonë në këto ideale do të sjellë lumturinë . Njeriu I shekullit 21 më e katë qartë momentin se lumturia dhe qetësia nuk arrihet as vetëm me mend e as hiç pa mend. Ah sikur të kishim gjetë masën e vërtetë të kësaj çështjeje!Por si duket kjo mund të bëhet vetëm ne sintezën e të dyja botrave gjegjësisht kristalizimin dhe zhvillimin e botës lindore dhe pastrimin e ngritjen e vlerave hyjnore dhe njerëzore në shoqërinë perëndimore.

    Kjo duhet të jetë rruga e njeriut dhe shoqërisë së re të shekullit 21. Është e domosdoshme që të nxjerrim në fytyrë të tokës qytetet, lagjet, shtëpitë, faltoret e kësaj fortifikate në maje të kodrës që shpie drejtë qiellit.

    Kahja e vërtetë e kësaj rruge është Islami, I cili që të dy polet- mendjen dhe shpirtin- I bashkon dhe I aktivizon të kultivojnë meditim identik.