Botëkuptimi materialist I shekullit të 19 filloi luftë të hapur kundër vlerave humane dhe shpirtërore të shoqërisë njerëzore. Përfundimi I kësaj lufte në favor të materializmit dhe zhveshjes shpirtërore rezultoi me largimin në përmasa të mëdha të shoqërive njerëzore prej praktikës dhe ndishmërisë fetare. Të gjitha vlerat humane, religjioze dhe etike nën moton e “modernizimit”u etiketuan si të prapambetura dhe regresive.
Në veçanti, pas mbretërimit të socializmit në një pjesë të botës këto ide u shndërruan në ligje të mbrojtura në mënyrë institucionale nga ana e shteteve gjegjëse. Për pasojë arritën gjenerata të cilëve u mungonte në tërësi mëny ra e konceptimit shpirtërorë, ose thënë ndryshe çështjet fetare nga ana e tyre vërreheshin nëpërmjet të paradigmave të ndryshme të imponuara nga ana e sistemit ideo-politik në të cilin ishin rritë dhe shkolluar.
Si disaherë më parë edhe këtë herë njeriu, kjo krijesë e përsosur ishte ballë për ballë me shkatërrimin e njerëzores në brendinë e tij. Mirëpo, ana më e ndritshme e medaljes botërore e kuptoi më herët se ana tjetër këtë humbje dhe shkatërrim dhe në mënyra të ndryshme filloi të reklamojë parajsën dhe ferrin si dy alternativa rezultate të praktikës njerëzore dhe etike.Njeriut I cili në masë të madhe ishte thelluar në ferrin shpirtërorë I nevojitej një freskim prej kronit të parajsës.
Mënyra më e suksesshme e këtij freskimi shpirtërorë gjithsesi do të ishte edukata dhe arsimi cilësor ku në trajtë të barabartë do të konsulltoheshin ideja dhe forma, si dy realitete të ekzistencës.1
Problem kryesor I kësaj tabloje të cilën u mundova ta ilustroj është edukata dhe arsimi cilësor. Edukata dhe arsimi cilësor ka shumë karakteristika , mirëpo unë do të përkufizohem në njërën për të cilën mendoj se është më e rëndësishme në mesin e tyre. Mendoj se karakteristika bazë e edukatës cilësore është që të kultivojë mundësinë e simbolikës dhe të menduarit pa kufi në individin. Fuqia e imagjinimit në ne ec së bashku me fuqinë kreative, filozofike dhe shpirtërore. Njëkohësisht në imagjinatën nëpërmjet të simpatisë dhe kureshtjes ekzistojnë edhe fuqi shtytëse për hulumtim.2 Jam I mendimit se problemi kryesor I sistemit edukativo-arsimor në të cilin kultivohet I riu ynë është në mungesën e kësaj simbolike kreative. Imagjinata njëkohësisht përkëdhel dhe përqafon mendimin dhe objektet e të menduarit. Ajo njërin skaj e ka në observim kurse tjetrin në meditim. Nëpërmjetë saj njeriu I dallon gjërat para perceptimit. Imagjinimi I zgjeron kufijtë e observimit dhe perceptimit dhe na ndihmon që gjërat ti shohëm të kuptimta ose të nxjerrim kuptim prej tyre. Imagjinata është mënyrë më e gjerë e të konceptuarit prej perceptimit. Ajo rrugën e ecjes dhe zhvillimit e ka në binarët e shpirtit. Pashpirtësia dhe përkufizimi në fizikën dhe materialen njeriut ia humb mundësinë e imagjinimit, simbolikës dhe perceptimit të gjerë gjegjësisht ia grabit lirinë e të menduarit.
Imagjinata fillon me observimin e gjërave por nuk ndalet në te, I ndryshon ata, I vëren dallimet mes tyre dhe orvatet të gjejë zgjidhje të reja, gjegjësisht nëpërmjet të saj njeriu bëhet kreativ.3
Poeti, romansieri së pari gjërat I imagjinon në trajtë të simboleve pastaj I transferon ata në gjuhën të cilën e flet, piktori në imagjinatën e tij në mënyrë simbolike parafytyron gjërat të cilat më vonë I prezenton në pëlhurë . E njëjta fuqi imagjinuese I mundëson edhe lexuesit, dëgjuesit, shikuesit që prej këtyre produkteve shpirtërore të nxjerrë dimensionet e veta.
Në bazë të kësaj mund të konstatohet se detyrë e edukimit dhe arsimit është të kultivojë dhe zhvillojë mundësinë e të imagjinuarit, simbolikës, meditimit, konceptimit shpirtëror etj dhe paralelisht me të dukshmen të mundësojë edhe konceptimin simbolik të gjërave që të paraqitet personaliteti kreativ në një shoqëri të caktuar. Në të kundërtën – siç thotë edhe Rousseau-ja – edukata dhe arsimi do të luajnë rol negativ në ndërtimin e personalitetit njerëzor.
Ngarkimi I tepërt I intelektit njerëzor me programe të ndryshme para stabilizimit të botës ndiesore të tij mundëson paraqitjen e individëve të ditur pa personalitet.
Mendimtari I madh Imam Gazaliu në veprën e tij “ er-Risaletul-Ledunijje përmend proçeset edukativo- arsimore nëpërmjet të të cilave njeriu mund të arrijë diturinë e vërtetë gjegjësisht ndritjen. Ai përveç arsimit si parakusht për dituri të suksesshme e sheh edhe meditimin.4
Përderisa arsimi -gjegjësisht transferi I diturisë prej mësuesit ose librit në nxënësin- prezenton ngritjen intelektuale, meditimi mundëson formimin ndiesor në individin. Përveç asaj që njeriu e din ose mund ta mësojë në qendër të shpirtit të tij në formë potenciale ekzistojnë edhe gjëra tjera të cilat mund të dihen respektivisht të funkcionalizohen. Për pasojë, të mësuarit paraqet kërkesë për funkcionalizimin e asaj që në formë potenciale gjindet në shpirt. Ndërsa proçesi arsimor duhet të gjejë përgjigjen e kësaj kërkese.Prandaj në proçesin edukativo-arsimor është e domosdoshme vendosja e një afërsie shpirtërore mes atij që ligjëron dhe atij që dëgjon ose lexon. Aktiviteti themelor I ligjëruesit ose librit duhet të përqëndrohet në kultivimin e pemës e cila në formë të farës është në shpirtin e nxënësit, studentit ose lexuesit. Nxënësi gjatë proçesit arsimor sa më shumë të jetë afër shpirtit dhe metafizikës aq më shpejtë do të rrokë rrugën e imagjinimit dhe meditimit dhe nëpërmjet të tyre do të bëhet kreativ.
Sipas Gazaliut edukimi dhe arsimimi para së gjithash duhet të jetë çështje e arritjes së përsosurisë . Kjo përsosuri mund të sendërtohet vetëm nëpërmjet të tre përkufizimeve themelore:
1. Dendësisë medituese
2. Pastërtisë morale
3. Ndritjes mendore
Në filim të tekstit përmenda disa karakteristika të epokës së ngurtë të mbretërimit të socializmit, në praktikën origjinale të së cilës nuk ka pasë aspak vend edukata shpirtërore. Dhe ky botëkuptim është prezentuar si postulat I modernizimit. Por kjo mbështetje është në kundërshtim të plotë me vetë shtyllën themelore të botëkuptimit materialist, pasi në këtë mënyrë individit nuk I mundësohet të dijë, ose të njohë atë që do ta mohojë. Njeriu nëse nuk ka dituri sistematike mbi një çështje të caktuar të jetës atëherë nuk mund të sjellë konkluza të shëndosha në lidhje me te.
Në bazë të kësaj mund të konstatohet se prezentimi I një botëkuptimi shpirtëror gjegjësisht diturie fetare në proçesin edukativo-arsimor do të jetë mundësi fascinante për përsosurinë e kapaciteteve vetëdijësore dhe ndërgjegjësore të individit I cili përgaditet të bëhet kreativ dhe I dobishëm për mjedisin ku jeton ose më gjerë. Respektivisht pas kësaj individi do të jetë larg prej sugjerimeve të kushtëzuara nga këto ose ato qarqe dhe prej projekteve të cilat kanë për qëllim të robotizojnë dhe të nxjerrin tipe të caktuara të njerëzve.
Për fund do të përmendi disa dobi të edukimit dhe arsimit shpirtëror-fetarë për jetën e njeriut:
-Edukata shpirtërore së pari njeriun e njohton me vehten e më pas me Krijuesin dhe nëpërmjet të kësaj njohurie ai e gjen vendin e vet në gjithësi.
-Edukata shpirtërore sistematizon jetën individuale, qetëson zemrat dhe e bën të kuptimtë jetën.
-Feja individit dhe shoqërisë ia sugjeron të vërtetën dhe të bukurën dhe ia lehtëson rrugën e arritjeres deri te to.
-Edukata shpirtërore I mundëson individit që të inkuadrohet në institucionet shoqërore, të orvatet për sendërtimin e drejtësisë dhe vlerave shoqërore në to.
-Edukata shpirtërore mundëson që njeriu të tejkalojë në qetësi dinamikën ejetës moderne dhe të ketë harmoni në të gjitha sferat e saj.
-Edukata shpirtërore I jep shkencës shpirt dhe e bën ate mjet për arritjen e lumturisë në të dyja botërat.
Category: Revista
-
METIN IZETI – ROLI I EDUKATËS SHPIRTËRORE NË ARRITJEN E ARSIMIT CILËSOR
-
METIN IZETI – METAFIZIKA E AGJËRIMIT TË MUAJIT TË RAMAZANIT
Muaji I Ramazanit është muaji I nëntë I kalendarit hixhrijj dhe I fundit prej tre muajve me rëndësi të posaçme në traditën Islame. Ramazani është muaj I rahmetit, magfiretit, ngritjes shpirtërore, respektivisht me ardhjen e tij në brendinë e atyre që agjërojnë paraqitet një klimë shpirtërore e cila e ushqen dhe ndërton metafizikën e njeriut.
Agjërimi, namazi I teravisë, iftari, syfyri dhe mukabelet që vijnë së bashku me muajin e Ramazanit inicojnë ndryshim bazorë në shpirtin e besimtarit.
Si çdo ibadet tjetër ashtu edhe agjërimi ka rregullat e veta të parapara me fikhun (drejtësinë) islamik, mirëpo unë në këtë shkrim do të ndalem kryesisht rreth metafizikës dhe anës shpirtërore të agjërimit.
Ibadeti I agjërimit nuk është I posaçëm vetëm për periudhën pas ardhjes së Muhammedit a.s., por të gjitha shoqëritë dhe popujt duke filluar prej Ademit a.s. kanë qenë të obliguar me agjërimin. Madje edhe disa fe pa shpallje brenda formave të adhurimit të tyre rëndësi të veçantë I kanë kushtuar agjërimit. Kështu p.sh. Sabiijtë kanë agjëruar 46 ditë në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit. 30 ditë kanë agjëruar duke filluar prej 8 Marsit, 9 ditë pas 21 Dhjetorit dhe 7 ditë pas 9 Shkurtit.( Shiqo: Biruniye Gore Dinler ve Islam Dini , Gunay Tumer, Ankara1991, f. 196).
Prezenca e agjërimit si ibadet në një numër të madh të feve dhe doktrinave tregon se njeriu dhe metafizika e tij janë kalitur me këtë ibadet. Përderisa trupi I njeriut ushqehet me produktet materiale, fizike, shpirti I tij ka nevojë për ushqim transcedental. Shpirti këtë ushqim të lartë në mënyrë më të përsosur ka mundësi ta pranojë kur trupi dhe fizika e tij është në pushim dhe larg prej kënaqësive simbolike , kurse në kërkim të kënaqësisë dhe pasioneve reale-absolute.
Kurani Famëlartë flet për agjërimin e popujve të mëparshëm ku thuhet:” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe I atyre që ishin para jush , kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare 183). Edhepse mënyra e besimit dhe praktikës fetare në fetë e shpallura nuk është identike, të gjitha fetë prej ithtarëve të vet kanë kërkuar agjërimin si formë të adhurimit. Vazhdimësia historike e këtij ibadeti argumenton vlerën e tij në ndërtimin e tipit të njeriut besimtar.
Nuk ka dyshim se urdhërat dhe ndalesat e Allahut xh.sh janë për të mirën e njeriut. Çdonjëri I cili I pastër prej barierave të jashtme dhe paragjykimeve I afrohet fjalës hyjnore e sheh dhe e kupton këtë realitet. Asnjë arsye reale nuk mund të pranojë se në avanturën, alkoolin, mashtrimin, nuk ka dëm për njeriun dhe shoqërinë ku ai jeton. Gjithashtu edhe largimi prej tyre përmban dobi të panumërta për individin dhe shoqërinë.
Në Kuranin dhe Praninë Hyjnore nuk ka asnjë urdhër ose ndalesë e cila është në kundërshtim me arsyen e pastër dhe origjinale të njeriut . Arsye e cila bazët e saja I ka në zemër(fuad) dhe shpirt. Kurani përmban parime dhe mesazhe universale dhe mbikohore, prandaj edhe arsyeja e kufizuar me vend dhe epokë të caktuar dhe pa shpirt has në vështirësi evidente gjatë zbërthimit të disa momenteve që kanë të bëjnë me zemrën dhe shpirtin. Ky fakt u mundëson atyre që Kuranin dhe Islamin e konceptojë me shpirt të mendojnë dhe studjojnë ate dhe vokabularin e tij me një dinamizëm maratonik.
Një numër I madh I ibadeteve të prezentuara në fjalën Hyjnore krahas dobive praktike individuale ka funkcion të posaçëm në pastrimin dhe ngritjen e personalitetit (nefsit) të njeriut. Përderisa dobitë fizike, materiale të agjërimit janë vërejtë nga ana e dijetarëve, produktet metafizike të tij janë prezentuar dhe evidentuar në ekranin e zhvillimit historik të njeriut.
Feja Islame ka vendosur një sistem nëpërmjet të cilit individi bëhet besnik, tolerant, koherent në shoqërinë ku ai jeton, por njëkohësisht fjala hyjnore e ka sistematizuar edhe kontaktin, respektivisht relacionin e njeriut me Krijuesin, ka mundësuar që ky relacion të ndjehet dhe dendësohet edhe më. Pjesën bazë të këtij relacioni e përbëjnë ibadetet, ndërsa agjërimi është I pari në këtë rradhitje, për arsye se agjërimi është një ibadet përplot me ndjenja shpirtërore dhe moment ku dashuria dhe respekti mes njeriut dhe Krijuesit të tij arrinë kulminacionin. Njeriu gjatë agjërimit është bashkë vetëm me të Plotfuqishmin, pasi agjërimi nuk ka asnjë demonstrim formal si namazi dhe haxhxhi. Për pasojë, themi se agjërimi është një ibadet shpirtëror gjegjësisht ibadet I zemrës (fuad).
Allahu I Lartmadhërishëm në një hadith-I kudsijj thotë: “Çdo vepër që njeriu e bën e ka për vete. Përveç agjërimit. Ai bëhet për Mua dhe Unë do të jap shpërblimin për te” ( Buhari Savm, 2\9; Muslim, Sijam 30). Pikështrirja e këtillë e agjërimit pengon në masë të madhe hipokrizinë e brendshme të personit.
Njeriu gjatë agjërimit me vullnet të lirë qëndron larg prej pasioneve të epshit dhe duron pa ngrënë dhe pa pi. Në këtë mënyrë ai edukon vullnetin e tij dhe përfiton një kulturë të durimit. Suksesi I individit në të gjitha lëmitë e jetës është ngushtë I lidhur me edukimin e vullnetit dhe këmbënguljen e cila kushtëzohet me durim. Individët me vullnet të dobët dhe pa këmbëngulje nuk bëhen të suksesshëm as në këtë e as në botën tjetër.Edhe vet kryerja e ibadeteve është e karakterizuar me vullnet të lartë dhe të fortë. Agjërimi duke marrë nën kontrol dëshirat e epshit (nefsit) mundëson çiltërsinë e shpirtit respektivisht bën pastrim psikologjik. Për pasojë, shohim që agjërimi në të gjitha fetë dhe kulturat është përdorur si metodë e ngritjes shpirtërore (muxhahede, rijazat).
Trazirat të cilat paraqiten në jetën shoqërore të njeriut në masë të madhe janë pasojë e zhytjes së tepërt në ngopjen e kënaqësive materiale. Ndërsa agjërimi është një ilaç I cili e largon njeriun prej kënaqësive dhe epsheve momentale dhe I mundëson që në mënyrë të shëndoshë të rrokë kënaqësinë e amshueshme. Pejgamberi në një hadith thotë: “ Agjërimi është mburojë. Kur dikush prej jush të jetë duke agjëruar le të mos folë fjalë të liga e as të përleshet. Nëse dikush tjetër I bën një gjë të tillë le të thotë: Unë jam duke agjëruar” ( Buhari, Savm, 2\9; Muslim, Sijam 29,30; Tirmidhi, Iman 8 .) .
Sipas këtij hadithi agjërimi është një mburojë për ata që e ndjejnë ate si duhet. E mbron njeriun prej të ligave. Respektivisht agjëruesi ngarkohet me obligimin e vendosjes së paqës dhe unitetit në shoqërinë njerëzore. Ramazani përveç lukthit kërkon që edhe të gjithë organet tjera të agjërojnë dhe të jenë larg prej ligësive dhe gjynaheve. Kështuqë iftari gjuhës të jetë fjala e bukur, Iftarii zemrës ndjenja e mirë, iftari I dorës puna e hajrit, iftari I syrit shiqimi në bukuritë e qenësisë , iftari I arsyes të jetë kultivimi I mendimeve dhe projekteve për të mirën e njerëzimit dhe ngritjen shpirtërore. Ndërsa iftari I vërteë I tyre do të jetë në shiqimin në Xhemalin (bukurinë) e Allahut xh.sh, në ditën e ahiretit.
Thënë shkurtë , muaji I Ramazanit është momenti kur e keqja dhe jonjerëzoreja duhet të zbresë në minimum. Hapja e dyerve të xhennetit dhe mbyllja e dyerve të xhehennemit në hadithin e Pejgamberit a.s. ( Buhari , Savm 5; Muslim, Sijam 1.) simbolizon kryerjen e veprave të cilat na afrojnë në xhennet si, namazi, zekati, solidariteti, vizitat dhe largimin prej veprave të cilat afrojnë në xhehennem.
Në një hadith tjetër Pejgamberi a.s. thotë: Për agjëruesin ka dy gëzime, njëri në momentin e iftarit kurse tjetri në takimin me Allahun xh.sh. ( Buhari, Savm 9; Muslim, Sijam 30). Në këtë hadith Hazreti Pejgamberi bashkarisht përmend dy momentet më të larta për qenien njerëzore. I pari shpreh shpërblimin e vullnetit të edukuar kurse I dyti shpërblimin e shpirtit të ngritur.
Fjalët do ti përfundoj me disa vargje të Jahja Qemalit:
“ Me zërin e furishëm të topit kaloi edhe një ditë në bregdet
Prej momentit kur u dëgjua zëri I topit, momentit të iftarit
Një hare me nur I kaploi shtëpitë e ulta
Ja Rabb sa e gëzuar bota, sa e pastër më duket
Mbeta pa agjërim dhe hare në sokakun e qetë”.