Category: Shkrime

  • METIN IZETI: NJË RAMAZAN ME HOXHËN TIM MAHMUD EFENDI ASLLANI

    Kur afrohet muaji Ramazanit zbres në bibliotekën time për të shikuar literaturën se për çka do të ligjëroj në këtë muaj të bekuar. Kryesisht përqëndrohem në literaturën klasike dhe në shënimet e ndryshme të cilat i kam marrë prej librave të caktuara dekada me rradhë. Ashtu bëra edhe këto ditë kur u afruan ditët e Ramazanit të bekuar. Duke shfletuar fletoret e vjetra me shënime rastisa në një fletore të vogël ku kisha shënuar disa hadise të Pejgamberit a.s.. E morra fletoren në dorë dhe atëherë sytë m’u mbushën me lot. Ishte kjo fletorja e cila mbante datën 01.Qershor 1984 dhe në faqen e parë të saj shkruante: Bisedë me Hoxhën për muajin e Ramazanit. Përnjëherë kujtesa më ktheu në ato ditë të nxehta të qershorit kur e kisha përfunduar hifzin dhe për çdo ditë shkoja në xhaminë e Larme, në mektebin e Mahmud Efendiut, muhafizit tim të dashur, për t’iu ndihmuar nxënësve që mësonin hifzin. Atë Ramazan, pasi isha i lirë, e kisha përfunduar shkollën fillore dhe përgatitesha për të vajtur në medresenë Isa Beu në Shkup, kisha më tepër kohë për të ndejtur me Hoxhën, i cili vazhdimisht ishte në xhami. Si rrjedhojë, Hoxha pas namazit të ikindisë përgaditej për ligjëratat e tij të Ramazanit dhe bashkë me të, pas namazit të ikindisë, qëndroja edhe unë dhe i shënoja në fletore hadiset që Hoxha i përgadiste për ligjëratë. Ta them të drejtën nuk më kujtohet se prej cilës përmbledhje të hadiseve të Pejgamebrit a.s. përgatitej Hoxha, por tash kur i lexova ato hadise, e kuptova platformën njohëse dhe adhuruese të Hoxhës tim të nderuar.
    U emocionova shumë, u ktheva sërish në ato ditë plot entuziazëm dhe dashuri ndaj shkencës fetare dhe njohjes së literaturës fetare, prandaj edhe vendosa që këto hadise t’i shkruaj dhe t’i ndaj me ju të nderuar lexonjës, me theks të veçantë për ta përkujtuar me rahmet Hoxhën e nderuar Mahmud Efendi Asllanin.
    1.Ibn Abasi r.a., thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të thotë: “Çdo vit Xheneti parfumohet dhe zbukurohet për pritjen e Ramazanit. Kur vjen nata e parë e Ramazanit, nën Arsh (Fronin e Allahut) fryn një erë e quajtur Musira. Fryrja e tij shushurit gjethet e pemëve të Xhenetit dhe dorezat e dyerve të Xhenetit tronditen me një zë që nuk ishte dëgjuar kurrë më parë. Pastaj shfaqen shërbyeset e Xhenetit, të cilët ecin përpara derisa arrijnë në qendër të llozhave të Xhenetit, e pastaj thonë: “A ka ndonjë që i lutet Allahut që të na japë në shërbim të tij!? Pastaj ato thërrasin: “O Ridvan (Rojtar i Xhenetit), çfarë nate është kjo? Ai përgjigjet: “Kjo është nata e parë e Ramazanit, pastaj hapen dyert e Xhenetit për agjëruesit nga Umeti i Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.”
    Resulullahu alejhi ve selem, pastaj tha: Allahu xh.sh., thotë: O Ridvan, hapi dyert e Xhenetit! O Malik (Rojtar i Xhehenemit), mbylli dyert e Xhehenemit për agjëruesit nga Umeti i Ahmedit! O Xhibril, zbrit në tokë dhe lidhi shejtanët kryengritës! Vendosini në zinxhirë dhe hidhini në oqeane që të mos mbjellin telashe dhe të prishin agjërimin e pasuesve të umetit të Muhamedit Tim të Dashur, s.a.v.s. Allahu i Lartësuar e urdhëron thirrësin nga qielli që çdo natë të Ramazanit të thërrasë tri herë: “A ka ndonjë që më kërkon diçka që t’ia plotësoj dëshirën? A ka ndonjë që pendohet tek Unë për mëkatet e bëra në mënyrë që Unë ta fal? Kush është ai që do t’i japë hua Atij që nuk i humbet pasuria dhe që e përmbush siç duhet premtimin e dhënë, duke mos i bërë padrejtësi askujt? ‘”
    Më tej Resulullahu, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo ditë në kohën e Iftarit, Allahu i Lartësuar liron nga zjarri njëmijë shpirtra, që, secili prej tyre tashmë meritonte të hynte në Xhehenem”. Në natën e fundit të Ramazanit, Allahu xh.sh., liron aq sa janë liruar gjatë gjithë muajit. Natën e Kadrit, Allahu xh.sh., e urdhëron Xhibrilin që të zbresë në tokë me një grup melekësh. Ata zbresin duke mbajtur një flamur të gjelbër të cilin e vendosin në majë të Qabes. Xhibrili, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, ka njëqind krahë, dy prej të cilëve janë hapur vetëm atë natë. Ai i shpërndan ato aq larg sa shtrihen nga lindja në perëndim. Pastaj Xhibrili, alejhi selam, dërgon melekë në të gjitha drejtimet atë natë për të graduar këdo që e gjejnë në këmbë ose ulur për ta madhëruar Allahun, duke u falur dhe duke bërë dhikër. Ata shtrëngojnë duart me ta dhe thonë ‘Amin! për të gjitha lutjet e tyre deri në agim. Kur zbardh agimi, Xhibrili, a.s., thërret: ‘Ndarje! Më pas, melekët pyesin: “O Xhibril, çfarë ka bërë Allahu me nevojat e pasuesve të Umetit të Ahmedit, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe? Xhibrili, alejhi selam, përgjigjet: “Allahu i shikoi ata këtë natë dhe i fali të gjithë, përveç katër grupeve! ”
    Ne (sahabët) pyetëm: “Kush janë ata katër grupe o i Dërguari i Allahut? Resulullahu, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u përgjigj: “Ata janë: një i dehur famëkeq, ai që nuk u bindet prindërve, ai që prish lidhjet familjare dhe ai që është ‘mushahin’. Ne pyetëm: “I Dërguari i Allahut, kush është ‘mushahin’? Resulullahu, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Ky është ai që është në armiqësi të vazhdueshme (me vëllezërit myslimanë). ”
    “Dhe kur të vijë nata e Bajramit, e cila quhet Nata e Shpërblimeve, Allahu i Madhëruar në fund të asaj nate, në mëngjesin e Bajramit, dërgon melekë në të gjitha anët e tokës. Ata marrin pozicione në afërsi dhe thërrasin me një zë që mund të dëgjohet nga të gjitha krijesat, përveç njerëzve dhe xhinëve: ‘O umeti i Muhamedit, dilni te Zoti fisnik, i Cili jep shumë dhe që fal mëkatet e mëdha! Dhe kur shfaqen në vendet ku falet namazi i Bajramit, Allahu i Lartësuar u thotë melekëve: “Çfarë duhet të marrë një punonjës kur kryen punën e tij? Melekët i përgjigjen: ‘Zoti ynë, ai duhet të marrë shpërblimin e tij të plotë. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “O melekët e Mi, ju thërras të dëshmoni se Unë, për shkak se agjëruan muajin e Ramazanit dhe qëndronin para Meje natën në namaz, u dhashë atyre si shpërblim kënaqësinë dhe faljen Time! O robërit e Mi, tani kërkoni prej Meje! Me hirin e Fuqive të Mia dhe Lartësisë Sime, Unë do t’ju jap gjithçka që kërkoni prej Meje sot në këtë takim dhe kjo ka të bëjë me botën tuaj të ardhshme (ahiret). Unë do t’ju jap gjithashtu atë që kërkoni prej Meje nga nevojat e kësaj bote. Me Fuqitë e Mia, Unë do t’i mbuloj gabimet tuaja përderisa ju i kushtoni vëmendje dispozitave të Mia! Pasha Nderin dhe Lartësinë Time, Unë nuk do t’ju poshtëroj dhe nuk do t’ju turpëroj mes mëkatarëve dhe jobesimtarëve! Tash shpërndahuni, jeni të falur! Unë jam i kënaqur me ju! ”
    “Duke parë shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar i jep Umetit të Muhammedit a.s., në ditën e Fitër Bajramit, melekët gëzohen shumë. ”
    2. Selman el-Farisi, r.a., transmeton: “Në ditën e fundit të muajit Shaban, Resulullahu, alejhi selam, na u drejtua dhe tha: “O ju njerëz, ju vjen një muaj i madh dhe i bekuar. Ai përmban një natë që vlen më shumë se një mijë muaj. Është një muaj, ditët e të cilit Allahu e ka bërë obligim agjërimin në to dhe në netët e tij rekomandohet namazi i teravive. Ai që i afrohet Allahut në atë muaj duke bërë një vepër të mirë, qoftë edhe e zakonshme, do të shpërblehet sikur të kishte bërë farz në një kohë tjetër! E kush bën një farz, do të shpërblehet sikur të ketë kryer shtatëdhjetë farze kur nuk është Ramazan! Ai është muaji i durimit, kurse shpërblimi i durimit të vërtetë është Xheneti. Gjithashtu, është muaji i afërsisë me mikun tuaj. Në atë muaj besimtarit i shtohet furnizimi. Kush i përgatit një iftar agjëruesit, shpërblimi i tij do të jetë falja e mëkateve dhe shpëtimi nga zjarri. Dhe ai gjithashtu do të marrë një shpërblim të ngjashëm me atë të agjëruesit pa i pakësuar asgjë agjëruesit. ”
    Disa thanë: “I Dërguari i Allahut, secili prej nesh nuk ka mundësi për të dhënë iftar për agjëruesin!? Resulullahu, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u përgjigj:
    “Allahu ua jep këtë shpërblim atyre që i japin agjëruesve për të prishur agjërimin, qoftë edhe një hurmë, një gllënjkë ujë ose qumësht. Është një muaj, e treta e parë e të cilit është mëshirë e Allahut. E treta e dytë e saj sjell faljen e Allahut dhe përfundimi i saj është shpëtimi nga zjarri. Kush ia lehtëson barrën robit të tij në këtë muaj, Allahu do ta falë dhe do ta çlirojë nga qëndrimi në Xhehenem. Në këtë muaj ju bëni sa më shumë katër gjëra: me dy do të arrini kënaqësinë e Zotit tuaj, dhe dy të tjerat janë gjithashtu të nevojshme për ju. Për sa i përket asaj që do të arrini kënaqësinë e Zotit tuaj – është dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut (duke thënë La ilahe illlellah) dhe kërkimfalja prej Allahut (bërja e istigfarit). Ajo që është e nevojshme është të lutesh Allahun që të të çojë në Xhenet dhe të kërkosh strehim tek Ai nga Xhehenemi. Kush i jep ujë agjëruesit kur e prish agjërimin, Allahu (Ditën e Gjykimit) do t’i japë ujë nga Havdi im (Burimi im në Xhenet) që të mos ndjejë etje derisa të hyjë në Xhenet.
    3. Transmeton Ebu Hurejra r.a.,se Resulullahu lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Umetit tim iu dhanë pesë gjëra në Ramazan që nuk iu dhanë askujt para tyre:
    1. Fryma nga goja e agjëruesit është më e pëlqyeshme tek Allahu se era e miskut (parfumit);
    2. Edhe një peshk në det kërkon falje për ta derisa të bëjnë iftar;
    3. Allahu e zbukuron xhenetin çdo ditë dhe pastaj thotë: ‘Robërit e mi të devotshëm sapo e hodhën barrën e tyre (të kësaj bote) dhe erdhën te ti’;
    4. Në këtë muaj, djajtë e këqij vihen në pranga, në mënyrë që të mos mund të bëjnë të këqijat që zakonisht i bëjnë jashtë Ramazanit;
    5. Në natën e fundit të Ramazanit ata (agjëruesit) falen. ”
    Pas kësaj, sahabët, pyetën: “O i Dërguar i Allahut, a është ajo nata e fundit – Nata e Kadrit?” ” Resulullahu, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u përgjigj: “Jo! Bëhet fjalë për faktin se ai që bën përpjekje e merr shpërblimin kur mbaron punën. ”
    4. Ka’b b. Uxhre, r.a. transmeton se “Resulullahu, s.a.v.s., ka thënë: “Afrojuni mimberit! “, dhe ne u afruam. Kur u ngjit në shkallën e parë të mimberit tha: “Amin! “Kur u ngjit në shkallën e dytë, tha: “Amin! Dhe në hapin e tretë tha: “Amin! ” Kur zbriti nga mimberi thamë: “O i Dërguari i Allahut, sot dëgjuam nga ti diçka që nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë!? Ai tha: “Kur u ngjita në shkallën e parë, më doli Xhibrili, alejhi selam, dhe tha: “Mallkuar qoftë ai që e pret muajin e Ramazanit dhe e lejon të kalojë pa fituar falje! ’ Pastaj thashë: ‘Amin! Kur u ngjita në shkallën e dytë, ai tha: “Mallkuar qoftë ai që përmendet emri yt dhe nuk të sjell Salavat! ’ Unë thashë: ‘Amin! Kur u ngjita në shkallën e tretë, ai tha: “Mallkuar qoftë ai që sheh prindërit e tij ose njërin prej tyre se është plakur dhe shërbimi dhe kujdesi për ta nuk e shpie në Xhenet. ’ Unë thashë: ‘Amin! “
    5. ‘Ubade b. Samiti r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha një ditë kur Ramazani kishte filluar: “Ju erdhi Ramazani, muaji i bekimeve. Në atë muaj Allahu kthehet tek ju dhe zbret mëshirën e Tij të veçantë, i fal mëkatet dhe i pranon lutjet. Në Ramazan, Allahu shikon konkurrencën tuaj në të mirën dhe ju lavdëron para melekëve të Tij. Prandaj, tregohuni të rregullt para Allahut! Vërtet, i mjerë dhe i palumtur është ai që privohet nga mëshira e Allahut në këtë muaj. ”
    6. Ebu Seid el Hudri, r.a., transmeton se Resulullahu, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo ditë dhe natë të Ramazanit, Allahu i Lartësuar i çliron njerëzit (nga Xhehenemi). Dhe në çdo ditë Ramazani dhe çdo natë Ramazani, Allahu i Lartësuar i përgjigjet lutjes së çdo muslimani. ”
    7. Ibën Omeri r.a., transmeton se Resulullahu a.s., ka thënë: “Vërtet, Allahu xh.sh. dhe melekët e Tij bien salavat për ato që zgjohen për të ngrënë syfyr ”
    8. Ebu Hurejra, r.a., transmeton se Resulullahu a.s., ka thënë: “Ka shumë agjërues dhe nuk kanë asgjë nga agjërimi i tyre përveç urisë”. Të shumtë janë ata që e falin namazin e natës (teravinë) dhe nuk përfitojnë asgjë nga namazi i tyre, përveçse kanë qëndruar zgjuar.”
    9. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Resulullahu, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush nuk agjëron një ditë të Ramazanit pa ndonjë arsye apo sëmundje serioze, nuk do të mund ta kompensojë atë ditë me asgjë – edhe sikur të agjëronte gjithë jetën”.
    10. Enesi, r.a., transmeton: “Një herë, kur filloi Ramazani, i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Ju ka ardhur një muaj në të cilin ka një natë më të mirë se një mijë muaj. Kush privohet nga begatitë e saj, është i privuar nga çdo e mirë! Dhe vetëm një i pafat privohet nga e mira e saj! ”
    11. Enesi r.a. transmeton se Resulullahu, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Natën e Kadrit Xhibrili a.s. zbret në tokë me një grup melekësh, duke e bekuar çdo rob që e përmend Allahun në këmbë ose ulur. Pastaj, në ditën e Bajramit, Allahu i lavdëron robërit e tillë para melekëve të Tij: “O melekë të mi, çfarë duhet të marrë një punonjës kur kryen punën e tij? ’ Ata përgjigjen: ‘Zoti ynë, ai duhet të marrë shpërblimin e tij. Kësaj Allahu i përgjigjet: “O melekët e Mi, robërit e Mi, meshkuj dhe femra, kanë bërë atë që u kam urdhëruar. Pastaj ata ngritën zërin e tyre për tu penduar duke mu lutur Mua; Pasha Fuqinë dhe Madhështinë Time, Pasha Fisnikërinë Time dhe Pozicionin Tim të Lartë – Unë, me të vërtetë, do t’u përgjigjem atyre. Pas kësaj Allahu thotë: “Kthehuni, ju kam falur mëkatet dhe lëshimet tuaja i kam zëvendësuar me të mira. Resulullahu, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Ata pastaj kthehen me mëkatet e tyre të falura. ‘”
    12. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se ka pyetur Pejgamberin a.s.: “I Dërguari i Allahut, çfarë më rekomandoni të këndoj në Natën së Kadrit? ” Resulullahu a.s., u përgjigj: “Thuaj: “Allahumme, inneke ‘afuvvun tuhibbu-l- ‘afve fa ‘fu ‘anni! “; “O Allah, Ti je Falës i madh, e do faljen, prandaj më fal mua! ”
    13. Ibn Abasi r.a., transmeton se në një rast ishte në itikaf në xhaminë e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Një burrë iu afrua dhe u ul me të. Ibn Abbasi, r.a., i tha: “E shoh se dukesh i trishtuar dhe i brengosur. Burri u përgjigj: “Po, o kushëri i të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, jam shumë i shqetësuar sepse kam detyrim (borxh) ndaj dikujt. Ashtu siç është e ndaluar përdhosja e këtij varri (mendonte për varrin e Pejgamberit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ashtu edhe unë nuk jam në gjendje ta përmbush atë (për të shlyer borxhin )! Ibn Abbasi, r.a., pyeti: “A dëshiron që unë të ndërmjetësoj tek ai person për ty? Burri u përgjigj: “Po, nëse dëshiron. ” Ibn Abbasi, r.a., veshi këpucët dhe filloi të largohej nga xhamia. Burri, duke e parë këtë, tha: “A ke harruar që je në Itikaf? Ibën Abasi r.a., duke i mbushur sytë me lot, u përgjigj: “Jo, e kam kujtuar tashmë Pejgamberin a.s., kur tha: “Kush e lehtëson vëllanë e tij musliman nga vështirësitë dhe bën përpjekje në këtë rrugë, kjo është më mirë për të sesa të kalojë dhjetë vjet në itikaf! Kushdo që kalon një ditë në itikaf, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, Allahu xh.sh., vendos tri istikame ndërmjet tij dhe zjarrit, ato janë më të gjera se qiejt dhe toka. ‘”
    Këta hadise i gjeta të shënuara në fletoren time nga qëndrimi para rahles së Hoxhës tim të nderuar Mahmud Efendi Asllanit, Allahu e nderoftë dhe e bashkoftë me miqtë e Tij!

  • МЕТИН ИЗЕТИ: МЕНТАЛИТЕТОТ НА ПАЛЕЊЕ НА ВОЗВИШЕНАТА ИДЕЈА

    МЕТИН ИЗЕТИ

    Хелен Келер отворено напиша писмо до германските студенти во кое ги критикуваше сите студенти и нивната наивност велејќи дека „Историјата не ве научила ништо ако мислите дека можете да убиете идеи“ и заклучи дека овие палење ќе бидат запаметени како срам за Германија. Да, очигледно ништо не е сменето, „Срам за Европа“!.

    Палењето и насилството против идејата на другиот, а особено она што се обидува да влијае на промената на гнилите концепти е стара практика во историјата на човештвото. Општествата кои не биле хранети со идејата на небото и кои ја поставиле човечката мисла во епицентарот, историски, немале доблест да ја толерираат идејата на другиот. Старите Грци ја сметале за варварин секој народ што не бил член на нивниот полис. Старите Римјани се однесувале слично со северните народи, како и западната црква со просветителството. Евроцентричниот концепт, во многу сегменти на филозофската и социјалната мисла, го наследил овој тип на егоцентризам и нарцизам од нивните предци. Како последица на таквиот начин на размислување, се појави концептот на структурно насилство врз возвишената идеја. Сведоци на ова структурно насилство, во последно време, на сцената на „развиените“ европски држави сме и ние од XXI век.

    Настанот на палењето на Куранот, во кој света книга која е универзално признаена како возвишена идеја е запалена и за возврат милиони луѓе го набљудуваат тоа без никаква јасна реакција, не може да биде предизвикана од волјата на еден човек, но тоа е дел од структурното насилство против идејата за исламот. И кои се тогаш причините? Ако милиони луѓе без конкретна реакција набљудуваат таков грд чин, а кој на сите им е јасно дека не може да биде подобро за никого, туку полошо за сите, тогаш зошто го направија тоа? (…) Затоа, бидејќи тоа беше неопходно, бидејќи со тоа, егоцентриците и „варварите“ го практикуваа елементарниот зоолошки закон за убивање идеја на другиот за да наметнат лична моќ. На овој страшен настан не може да се даде друг одговор. Во меѓувреме, страшниот настан доби многу „нови“ одговори, од кои најутешите го негираат зоолошкото програмирање за насилство, предупредуваат на сложени механизми на идеолошка манипулација и идентификација, на рационално определеното производство на омраза. Оние кои се помалку оптимисти и затоа помалку просветлени се враќаат на анализата на Толстој за човекот како волја да се убие „туѓото„. Овој начин на размислување ги враќа убиствените и самоубиствени тенденции на идејата во секуларизирана област на општата човечка неодговорност.

    И Софокле го осудил воениот менталитет на Херакле за палење градови само за да ја легитимира неговата страст за воениот плен и богатството на „другите“, така што Европа ја знае таа лекција две илјади години и, како изгледа, ние не сме попаметни од него, очигледно. Ако современиот Херакле го зема ликот на современ политичар, а Софокле го поддржува во името на „слободата на мислата“, тоа значи дека ние сме многу попримитивни. Што ни значи кога актерот на структурно насилство против возвишената  идеја го глуми цинизмот на развиениот либерал и тој главно се дефинира како „слободен мислител“, а не како личност зафатена од епидемијата на структурно насилство? А другите ликови од претставата, наместо достоинствениот рефрен, се само козметички слуги на „домаќинката“ и зборуваат само во тенок дискурс? Овие и слични прашања не водат до заклучок дека не се работи за конкретен поединец туку за општ начин на размислување. Во малку поаналитичка интерпретација, тој што пали е атлетски изградена суровина, толку трауматизирана од постојана борба што носи специјална опрема и горењето го прави среќен. Можеби е можно да се замисли дека таквиот концепт навистина ја има моќта на „геноцид“ и мора да биде дека неговите мисии се овозможени од поширок политички систем кој, повеќето, не се осмелуваат да го прецизираат. Излегува дека во постхитлеровата ера, европскиот морал постојано бара нов фирер, и наместо да го препознае злото во секојдневната општа човечка волја и  да види што се случува, таа продолжува да го чека „самоуништувањето“. Настанот на палењето на Куранот може да се прочита како секогаш релевантен текст на вина, текст кој го предизвикува „човештвото“ со самиот факт што бара послушност на татковската омраза што се пренесува од генерација на генерација, и ништо повеќе не се случува .

    Огнот долго време бил еден од омилените мотиви на Хитлер, а како што растела неговата моќ, така се зголемувала и употребата на мотивот на оган во нацистичките церемонии. Во својата книга Mein Kampf тој напиша: ˝Аријците се Прометеј на човечкиот род, од чие светло чело сјае и се појавува божествената искра на генијот во секое време. Огнови често беа присутни на нацистичките собири, особено оние што се одржуваа во средината на летото. Пламен, летечки искри и силна топлина, тие служеа како моќна метафора за растечкото нацистичко движење.

    Настаните за палење книги што се случија во 1933 година беа внимателно дизајнирани спектакли со цел да се постигнат максимални перформанси. Национал-социјалистите широко користеа симболична комуникација како пропаганден метод. Масовните настани честопати беа организирани за да остават впечаток на ритуал и се обидуваа да предизвикаат силни емоционални реакции кај набљудувачите. Во оваа прилика „огнените говори“ и општата атмосфера послужија да предизвикаат состојба на див ентузијазам.

    Хелен Келер отворено напиша писмо до германските студенти во кое ги критикуваше сите студенти и нивната наивност велејќи дека „Историјата не ве научила ништо ако мислите дека можете да убиете идеи“ и заклучи дека овие палење ќе бидат запаметени како срам за Германија. Да, очигледно ништо не е сменето, „Срам за Европа“!. Палењето на Куранот како дериват на концептот на структурно насилство, забраната за развој на идеи и уништување и ограничување на можноста човекот слободно да ги изразува своите мисли не е и не може да се прифати како нормално, бидејќи на одреден начин тоа е еднакво на слични настани за палење книги низ историјата. Историјата може да се учи и мислам дека најважната лекција што можеме да ја научиме од историјата на книгата е онаа за слободата на книгата и особено на возвишената идеја. Спротивното е страшно…

  • METIN IZETI: MENDËSIA E DJEGIES SË IDESË SË LARTË

    Djegia dhe dhuna kundër idesë së tjetrit dhe veçanërisht asaj që përpiqet të ndikojë në ndryshimin e koncepteve të kalbura është një praktikë e vjetër në historinë e njerëzimit. Shoqëritë që nuk janë ushqyer me idenë e qiellit dhe që në epiqendër e kanë vendosur mendimin njerëzor, historikisht, nuk kanë patur virtytin për të duruar idenë e tjetrit. Grekët e vjetër e kanë konsideruar barbar çdo kend që nuk i ka takuar polis’it të tyre. Ngjashëm janë sjellur edhe romakët e vjetër me veriorët si dhe kisha perëndëmore me iluministët. Koncepti eurocentrist, në shumë segmente të mendimit filozofik dhe shoqëror, e ka tarshëguar këtë lloj të egocentrizmit dhe narcisizmit nga të parët. Si pasojë e një mendësie të tillë është shfaqur koncepti i dhunës strukturale ndaj idesë. Dëshmitarë të kësaj dhune strukturale, kohëve të fundit, në skenën e shteteve të “zhvilluara” europiane, jemi edhe ne të shekullit XXI.

    Ngjarja me djegien e Kur’anit, në të cilën digjet një libër i shenjtë i cili botërisht njihet si ide e lartë dhe nga ana tjetër me miliona njerëz vëzhgojnë këtë pa ndonjë reagim të qartë, nuk mund të shkaktohet nga vullneti i një njeriu, por është pjesë e dhunës strukturale ndaj idesë së Islamit. Dhe cilat janë shkaqet atëherë? Nëse miliona njerëz vëzhgojnë pa reagim konkret një akt të tillë të shëmtuar, dhe që është e qartë për të gjithë, se nuk mund të ishte më mirë për askënd, por më keq për të gjithë, atëherë pse e bënë këtë? (…) Prandaj, sepse ishte e domosdoshme, sepse duke e bërë këtë, egocentrikët dhe “barbarët” praktikonin  ligjin elementar zoologjik, të vrasjes së tjetrit për të imponuar fuqinë personale. Asnjë përgjigje tjetër nuk mund t’i jepet kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Ndërkohë, ngjarja e tmerrshme ka marrë përgjigje të shumta “të reja”, më ngushëllueset e të cilave mohojnë programimin zoologjik për dhunë, paralajmërojnë mekanizma komplekse të manipulimit dhe identifikimit ideologjik, të prodhimit racionalisht të përcaktuar të urrejtjes. Ata që janë më pak optimistë dhe për këtë arsye më pak të ndritur i kthehen analizës së Tolstoit për njeriun si vullnet për të vrarë idenë e tjetrit. Kjo mendësi i kthen tendencat vrastare dhe vetëvrasëse të idesë në sferën e sekularizuar të papërgjegjshmërisë së përgjithshme njerëzore.

    Edhe Sofokliu e dënoi mentalitetin ushtarak të Herakliut për djegien e qyteteve vetëm për të legjitimuar pasionin e tij për plaçkën e luftës dhe pasurive të “të tjerëve”, ndaj Europa e din atë mësim për dy mijë vjet dhe nuk jemi as më të mirë e as më të zgjuar se ai, si duket. Nëse Herakliu bashkëkohor merr imazhin e një politikani bashkëkohor dhe Sofokliu e përkrah në emër të “lirisë së mendimit” do të thotë që jemi shumë primitivë. Çfarë do të thotë për ne kur aktori i dhunës strukturale ndaj idesë së lartë, luan cinizmin e liberalit të zhvilluar dhe ai përcaktohet kryesisht si “mendimtar i lirë” dhe jo si një person i rrokur nga epidemia e dhunës strukturale? Dhe personazhet e tjera të shfaqjes, në vend të korit dinjitoz, janë thjesht shërbëtorë kozmetik të “zonjës së shtëpisë” dhe vetëm flasin me një diskurs të hollë? Këta dhe pyetje të ngjashme neve na çojnë në një përfundim se nuk bëhet fjalë për një individ të caktuar por për një mendësi të përgjithshme. Në një interpretim pak më analitik, djegësi është një lëndë e parë e ndërtuar në mënyrë atletike, aq i traumatizuar nga lufta e vazhdueshme, saqë vesh pajisje speciale dhe djegia e bën të lumtur. Ndoshta është e mundur të imagjinohet se një koncept i tillë ka vërtet fuqinë e “gjenocidit”, dhe duhet të jetë që misionet e tij të bëhen të mundura nga një sistem politik më i gjerë, që, shumica, nuk guxon ta specifikojë. Rezulton se në epokën pas Hitlerit, morali europian është vazhdimisht në kërkim të një Führeri të ri, në vend që të njohë të keqen në shtrirjen e vullnetit të përditshëm, të përgjithshëm njerëzor për të parë se çka është duke ndodhur dhe vazhdon me pritjen për t’u “vetëshkatërruar”. Ngjarja e djegies së Kur’anit mund të lexohet si një tekst vazhdimisht i rëndësishëm i fajit, një tekst që sfidon “njerëzimin” me vetë faktin se kërkon bindje ndaj urrejtjes atërore të transmetuar brez pas brezi, asgjë më shumë nuk ndodh.

    Zjarri ka qenë prej kohësh një nga motivet e preferuara të Hitlerit, dhe me rritjen e fuqisë së tij, u rrit edhe përdorimi i motivit të zjarrit në ceremonitë naziste. Në librin e tij Mein Kampf ai shkroi: ˝Arianët janë Prometeu i llojit njerëzor, nga balli i ndritshëm i të cilit shkëlqen shkëndija hyjnore e gjeniut dhe shfaqet gjatë gjithë kohës˝. Zjarret ishin shpesh të pranishëm në tubimet naziste, veçanërisht në ato që u zhvilluan në mes të verës. Flakë të ndezura, shkëndija fluturuese dhe nxehtësi e fortë, dhe ata shërbyen si një metaforë e fuqishme për lëvizjen naziste në rritje.

    Ngjarjet e djegies së librave që ndodhën në vitin 1933 ishin spektakle të dizajnuara me kujdes, me synimin për të arritur performancën maksimale. Nacional-socialistët përdorën gjerësisht komunikimin simbolik si metodë propagandistike. Ngjarjet masive shpesh organizoheshin për të dhënë përshtypjen e ritualit dhe përpiqeshin për të ngjallur reagime të forta emocionale tek vëzhguesit. Në këtë rast, “fjalimet e zjarrta” dhe atmosfera e përgjithshme shërbenin për të nxitur një gjendje entuziazmi të egër.

    Helen Keller shkroi hapur një letër drejtuar studentëve gjermanë në të cilën ajo kritikonte të gjithë studentët dhe naivitetin e tyre duke ju thënë se, “Historia nuk ju ka mësuar asgjë nëse mendoni se mund të vrisni idetë” dhe përfundonte se këto djegie do të mbahen mend si turp për Gjermaninë. Po, si duket nuk ka ndryshuar asgjë, “Turp për Europën”!. Djegia e Kur’anit si rrejdhojë e konceptit të dhunës strukturale, ​​ndalimi i zhvillimit të ideve  dhe shkatërrimi dhe kufizimi i mundësisë që një person të shprehë lirisht mendimet e tij nuk është dhe nuk mund të pranohet si normale, sepse në një mënyrë të caktuar është e barabartë me ngjarjet e ngjashme të djegies së librave gjatë historisë. Historia është aty për të mësuar dhe mendoj se mësimi më i rëndësishëm që mund të nxjerrim nga historia e librit është ai për lirinë e librit dhe veçanërisht të idesë së lartë. E kundërta është e kobshme…