{"id":5713,"date":"2022-03-31T22:33:53","date_gmt":"2022-03-31T22:33:53","guid":{"rendered":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713"},"modified":"2022-03-31T22:33:56","modified_gmt":"2022-03-31T22:33:56","slug":"metin-izeti-ramazani-si-mundesi-per-ti-sherbyer-me-gjithe-zemer-allahut-xh-sh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713","title":{"rendered":"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Muaji i Ramazanit \u00ebsht\u00eb muaji i kalendarit fetar mysliman n\u00eb t\u00eb cilin theks i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb ibadetin, p\u00ebrgj\u00ebrimin dhe p\u00ebrkushtimin ndaj Krjiuesit t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje, Allahut xh.sh.. Ajeti kuranor q\u00eb e urdh\u00ebron agj\u00ebrimin u drejtohet besimtar\u00ebve duke i urdh\u00ebruar p\u00ebr agj\u00ebrimin por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe duke u treguar se agj\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e gjenit njer\u00ebzor n\u00eb t\u00eb gjitha kohrat dhe hap\u00ebsirat, nd\u00ebrsa fundi i ajetit e tregon q\u00ebllimin se pse duhet t\u00eb agj\u00ebrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb bekuar. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer me gjith\u00eb zem\u00ebr Allahut xh.sh.. Fundet e ajeteve t\u00eb Kur\u2019anit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe kujtoj se n\u00eb to flen \u00e7el\u00ebsi i kuptimit t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajetit. Mosp\u00ebrq\u00ebndrimi i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb fundet e ajeteve kuranore i l\u00eb t\u00eb varura kuptimet e ajeteve dhe q\u00ebllimin e zbatimit t\u00eb tyre n\u00eb jet\u00ebn e njeriut, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb besimtarit. Fjal\u00ebn <em>takva<\/em> q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb fund t\u00eb ajetit t\u00eb agj\u00ebrimit&nbsp; dhe q\u00eb kujtoj se e paraqet q\u00ebllimin e agj\u00ebrimit e kuptoj si sh\u00ebrbim me gjith\u00eb zem\u00ebr, jo vet\u00ebm me zem\u00ebr, por assesi edhe pa zem\u00ebr, Allahut xh.sh.. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe&nbsp; i titullova k\u00ebta rreshta n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb her\u00eb jam p\u00ebrpjekur ta p\u00ebrkufizoj marr\u00ebdh\u00ebnien e njeriut, n\u00eb realitet ta them m\u00eb drejt\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnien time me Zotin, shum\u00eb her\u00eb nuk kam gjetur p\u00ebrgjigjen q\u00eb e ka k\u00ebnaqur plot\u00ebsisht zemr\u00ebn time. Ishte shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dalloja \u00e7astet e p\u00ebrjetimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje nga ato rutinore dhe me inercion. E kisha t\u00eb qart\u00eb se di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Kaluan shum\u00eb vite q\u00eb isha i brengosur nga ky fakt, derisa nj\u00eb dit\u00eb u takova me nj\u00eb njeri t\u00eb mir\u00eb, nuk ishte shum\u00eb dijetar, nuk kishte fare njohuri p\u00ebr polemikat shterpe fetare, q\u00eb ne i kishim shum\u00eb qejf p\u00ebr ti mposhtur ata q\u00eb nuk mendojn\u00eb si ne. Gjat\u00eb bised\u00ebs ai tha q\u00eb afrimi ndaj Zotit b\u00ebhet n\u00eb dy m\u00ebnyra. E para \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes obligimeve t\u00eb detyrueshme juridike (mukel-lefijat) si namazi, agj\u00ebrimi, zekati, haxhi, nd\u00ebrsa e dyta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrmas\u00ebs etike, shpirt\u00ebrore t\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtave obligime. E para, pati th\u00ebn\u00eb miku, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim Zotit, nd\u00ebrsa e dyta sh\u00ebrbim me gjith\u00eb zem\u00ebr Zotit. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast e ndjejta nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme, pasi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e d\u00ebgjova nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb p\u00ebr fen\u00eb. Kjo qasje b\u00ebnte dallim midis dijes p\u00ebr fen\u00eb dhe fetaris\u00eb. Vog\u00eblsia ime kishte njohuri t\u00eb caktuara p\u00ebr fen\u00eb dhe mendoja se dija p\u00ebr fen\u00eb \u00ebsht\u00eb fetari dhe pik\u00ebrisht aty ishte problemi pse nuk e ndjeja marr\u00ebdh\u00ebnien time me Zotin, un\u00eb, e doja Zotin q\u00eb e kisha konceptuar me polemikat teologjike, por nuk e doja me gjith\u00eb zem\u00ebr. Kishte shum\u00eb fusha n\u00eb jet\u00ebn time q\u00eb nuk ia kisha l\u00ebn\u00eb ende Atij. &nbsp;Me t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dob\u00ebsi timen iu drejtova Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb dhe sikur m\u00eb d\u00ebgjoi. Dita dit\u00ebs fillova ta ndjej ibadetin. Ai iu p\u00ebrgjigj lutjeve t\u00eb mia dhe ma b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se duhej ta nxjerr Zotin nga kutia e obligimeve juridike dhe ta vendosi n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Allahu xh.sh. d\u00ebshiron vendin e par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb &#8211; jo t\u00eb fundit. Ne nuk mund ta p\u00ebrjetojm\u00eb &nbsp;plot\u00ebsin\u00eb e ibadetit n\u00ebse Zoti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. T\u00eb vendos\u00ebsh Allahun xh.sh. n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb se po b\u00ebhemi super shpirt\u00ebror\u00eb dhe e l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj bote. Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksiologji. Allahu xh.sh. p\u00ebr besimtarin \u00ebsht\u00eb vlera am\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha vlerat tjera sekondare q\u00eb burojn\u00eb nga sh\u00ebrbimi ndaj Tij. Allahu xh.sh. d\u00ebshiron q\u00eb ne ta shijojm\u00eb jet\u00ebn dhe t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb rehatsh\u00ebm, vet\u00ebm nuk i p\u00eblqen t\u00eb qeverisemi nga e p\u00ebrbotshmja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrderisa p\u00ebrpiqemi ta vendosim Allahun xh.sh. n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, na vijn\u00eb momente kur Ai na k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr egon ton\u00eb. Ja, pra k\u00ebrkon t\u00eb rim\u00eb t\u00eb uritur prej m\u00ebngjesi n\u00eb mbr\u00ebmje. T\u00eb ndajm\u00eb nga pasuria q\u00eb e kemi fituar me djers\u00eb. Pik\u00ebrisht kur ne i p\u00ebrkushtohemi Allahut xh.sh. krahas kund\u00ebrshtimit t\u00eb lakmive dhe egos ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb ne kalojm\u00eb mbi l\u00ebndoren n\u00eb ne dhe fillojm\u00eb q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejm\u00eb dhe ta dashurojm\u00eb Allahun xh.sh. me gjith\u00eb zem\u00ebr. N\u00eb fakt, t\u00eb kesh dashuri me respekt ndaj Zotit dhe t\u00eb d\u00ebgjosh Fjal\u00ebn e Tij \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore p\u00ebr ta p\u00ebrjetuar t\u00eb njer\u00ebzishmen e plot\u00eb brenda njer\u00ebzores, brenda nesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T&#8217;i sh\u00ebrbesh Allahut xh.sh. me gjith\u00eb zem\u00ebr do t\u00eb thot\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u2019ia dor\u00ebzuar Zotit \u00e7do gj\u00eb, q\u00eb relativisht e kemi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e planit t\u00eb Allahut xh.sh.n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Miqt\u00eb e Zotit k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb em\u00ebrtuar si braktisje e \u00e7do gj\u00ebje n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Zotin. Ne duhet t\u00eb besojm\u00eb se Ai e di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira p\u00ebr ne dhe t\u00eb mos ndjekim lakmit\u00eb tona. Ai kurr\u00eb nuk do t\u00eb na k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb heqim dor\u00eb nga di\u00e7ka, n\u00ebse ajo gj\u00eb &nbsp;nuk na l\u00ebndon dhe nuk na pengon t\u00eb ecim n\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e dashuris\u00eb ndaj Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb jesh i gatsh\u00ebm t\u00eb jap\u00ebsh gjith\u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb ta jetosh jet\u00ebn me p\u00ebrkushtim t\u00eb plot\u00eb. Kjo na vendos n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrdorur &nbsp;n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb t\u00eb mir\u00ebs dhe p\u00ebr t&#8217;u rehatuar plot\u00ebsisht n\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote. Islam do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrkushtim &nbsp;dhe dor\u00ebzim ndaj Zotit! Pra, nj\u00eb mysliman i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb posedon besim t\u00eb gjall\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do moment e ndien dor\u00ebzimin e plot\u00eb ndaj Zotit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm me gjith\u00eb zem\u00ebr! &nbsp;Besimtari &nbsp;mund t&#8217;i dor\u00ebzohet Zotit vet\u00ebm me gjith\u00eb zem\u00ebr, sepse \u00e7do qasje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 zemr\u00ebs s\u00eb plot\u00eb n\u00ebnkupton kompromis, dometh\u00ebn\u00eb ka disa papast\u00ebrti ose d\u00ebshira materiale dhe \u00e7do d\u00ebshir\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb zemr\u00ebn e besimtari nuk e le zemr\u00ebn n\u00eb plot\u00ebsi t\u00eb hapur p\u00ebr Zotin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Harun er-Reshidi, n\u00eb koh\u00ebn kur fuqia dhe autoriteti i tij ishin n\u00eb kulm, k\u00ebrkoi nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb nga ministri i tij dhe ministri i men\u00e7ur e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb e pyeti halifin: &#8220;Sa do t\u00eb paguani p\u00ebr nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb n\u00ebse nuk do ta kishim dh\u00ebn\u00eb?&#8221; Kalifi u p\u00ebrgjigj: \u201cUn\u00eb do t\u00eb jepja gjysm\u00ebn e pushtetit tim dhe gjysm\u00ebn e pasuris\u00eb sime\u201d. Pastaj ministri e pyeti p\u00ebrs\u00ebri: &#8220;Dhe sa do t\u00eb paguanit n\u00ebse uji q\u00eb pini nuk mund t\u00eb dilte nga ju (n\u00ebse nuk mund t\u00eb urinonit)?&#8221; Harun er-Reshid u p\u00ebrgjigj: &#8220;Do t\u00eb jepja gjysm\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb pasuris\u00eb sime.&#8221; Kaq vlen pushteti n\u00eb bot\u00eb &#8211; nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb, u p\u00ebrgjigj ministri i urt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Transmetohet se nj\u00eb sundimtar musliman takoi nj\u00eb njeri t\u00eb devotsh\u00ebm dhe e pyeti: &#8220;A ke ndonj\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb un\u00eb ta plot\u00ebsoj at\u00eb?&#8221; I devotshmi iu p\u00ebrgjigj: &#8220;Un\u00eb kam dy rob\u00ebr q\u00eb jan\u00eb zot\u00ebrinjt\u00eb tuaj&#8221;. Sundimtari e pyeti: &#8220;Dhe kush jan\u00eb ata?&#8221; I devotshmi tha: \u201cK\u00ebto jan\u00eb lakmia dhe shpresa. Jeni t\u00eb pangopur p\u00ebr pasuri dhe shpresoni q\u00eb pasuria juaj t\u00eb shtohet dhe pushteti juaj t\u00eb zgjas\u00eb. Un\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb skllev\u00ebr lakmin\u00eb dhe shpres\u00ebn, nd\u00ebrsa ata sundojn\u00eb me ty, ndaj \u00e7far\u00eb nevoje mund t\u00eb m\u00eb plot\u00ebsosh?!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u2019i sh\u00ebrbesh Allahut me gjith\u00eb zem\u00ebr do t\u00eb thot\u00eb t&#8217;i n\u00ebnshtrohesh vullnetit t\u00eb Allahut t\u00eb Madh\u00ebruar, t\u00eb pranosh pa kund\u00ebrshtim dhe t\u00eb dor\u00ebzohesh. Njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie e kufizuar dhe ndihet i pafuqish\u00ebm p\u00ebrball\u00eb disa v\u00ebshtir\u00ebsive. Ai bie n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim dhe e b\u00ebn jet\u00ebn nj\u00eb burg p\u00ebr vete. Njeriu k\u00ebrkon strehim te Zoti i tij n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb e tejkalojn\u00eb fuqin\u00eb e tij. N\u00eb fakt, dor\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb t&#8217;ia paraqesim pun\u00ebn, gjendjen dhe shqet\u00ebsimin ton\u00eb Zotit ton\u00eb t\u00eb Plotfuqish\u00ebm, i cili \u00ebsht\u00eb sunduesi dhe pronari i gjith\u00eb universit. Pranimi i dob\u00ebsis\u00eb personale \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtrim ndaj vullnetit t\u00eb Krijuesit. Zoti yn\u00eb i Plotfuqish\u00ebm, me dhembshurin\u00eb dhe m\u00ebshir\u00ebn e tij t\u00eb pafund, gjithmon\u00eb i ndihmon rob\u00ebt e tij q\u00eb i n\u00ebnshtrohen atij dhe u jep leht\u00ebsim nga problemet e tyre n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb nuk i pritin kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hazreti Mevlana n\u00ebnshtrimin e plot\u00eb ndaj Zotit e sqaron k\u00ebshtu \u201cUji i detit mban n\u00eb kok\u00eb trupin e pajet\u00eb, i cili i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar plot\u00ebsisht. Si mund t&#8217;i mbijetoj\u00eb dor\u00ebs s\u00eb detit ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb dhe ka m\u00eb t\u00eb voglin hezitim? N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, n\u00ebse vdes duke zhveshur veten nga atributet njer\u00ebzore me sekretin e &#8220;Vdis para se t\u00eb vdes\u00ebsh!&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u2019i sh\u00ebrbesh me gjith\u00eb zem\u00ebr Allahut xh.sh. do t\u00eb thot\u00eb &nbsp;t\u00eb largosh murin e egos q\u00eb e ndan\u00eb zemr\u00ebn nga Zoti, ti bindesh plot\u00ebsisht me zem\u00ebr Zotit. Do t\u00eb thot\u00eb t&#8217;i paraqes\u00ebsh Atij \u00e7do gjendje t\u00ebnde dhe t\u00eb k\u00ebrkosh ndihm\u00ebn dhe hirin e Tij. \u00cbsht\u00eb t&#8217;i drejtohesh vet\u00ebm Atij dhe t\u00eb k\u00ebrkosh vet\u00ebm prej Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ramazani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb q\u00eb ta edukojm\u00eb brendin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer me gjith\u00eb zem\u00ebr Allahut xh.sh.. N\u00ebse i sh\u00ebrbejm\u00eb me gjith\u00eb zem\u00ebr Allahut do t\u00eb gjejm\u00eb freskin\u00eb, madje, edhe n\u00eb zjarr, oaz\u00ebn n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dhe do ta arrijm\u00eb dashurin\u00eb dhe af\u00ebrsin\u00eb e Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Na e mund\u00ebso Ja Rabb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Muaji i Ramazanit \u00ebsht\u00eb muaji i kalendarit fetar mysliman n\u00eb t\u00eb cilin theks i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb ibadetin, p\u00ebrgj\u00ebrimin dhe p\u00ebrkushtimin ndaj Krjiuesit t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje, Allahut xh.sh.. Ajeti kuranor q\u00eb e urdh\u00ebron agj\u00ebrimin u drejtohet besimtar\u00ebve duke i urdh\u00ebruar p\u00ebr agj\u00ebrimin por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe duke u treguar se agj\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":5607,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"nf_dc_page":"","om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[89,55],"tags":[],"class_list":["post-5713","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-89","category-shkrime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.0 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH. RAMAZANI METIN IZETI<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH. RAMAZANI METIN IZETI\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Muaji i Ramazanit \u00ebsht\u00eb muaji i kalendarit fetar mysliman n\u00eb t\u00eb cilin theks i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb ibadetin, p\u00ebrgj\u00ebrimin dhe p\u00ebrkushtimin ndaj Krjiuesit t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje, Allahut xh.sh.. Ajeti kuranor q\u00eb e urdh\u00ebron agj\u00ebrimin u drejtohet besimtar\u00ebve duke i urdh\u00ebruar p\u00ebr agj\u00ebrimin por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe duke u treguar se agj\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Metin Izeti\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/MetinIzetiOfficial\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-03-31T22:33:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-03-31T22:33:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/i0.wp.com\/metinizeti.com\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"768\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"542\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Besar Rahmani\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@IzetiMetin\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@IzetiMetin\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Besar Rahmani\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713\"},\"author\":{\"name\":\"Besar Rahmani\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/91e73c9a5dec2221c57a3c28904d93ac\"},\"headline\":\"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH.\",\"datePublished\":\"2022-03-31T22:33:53+00:00\",\"dateModified\":\"2022-03-31T22:33:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713\"},\"wordCount\":1817,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/i0.wp.com\\\/metinizeti.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/11\\\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1\",\"articleSection\":[\"2022\",\"Shkrime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713\",\"url\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713\",\"name\":\"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH. RAMAZANI METIN IZETI\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/i0.wp.com\\\/metinizeti.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/11\\\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1\",\"datePublished\":\"2022-03-31T22:33:53+00:00\",\"dateModified\":\"2022-03-31T22:33:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/i0.wp.com\\\/metinizeti.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/11\\\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/i0.wp.com\\\/metinizeti.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/11\\\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1\",\"width\":768,\"height\":542},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?p=5713#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/\",\"name\":\"Metin Izeti\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/#organization\",\"name\":\"Metin Izeti\",\"url\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/DSC_8971-scaled.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/DSC_8971-scaled.jpg\",\"width\":2560,\"height\":1707,\"caption\":\"Metin Izeti\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/MetinIzetiOfficial\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/IzetiMetin\",\"http:\\\/\\\/metinizetiofficial\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCLWB5L1ksaTW_WLh9zMWPHg\",\"https:\\\/\\\/sq.wikipedia.org\\\/wiki\\\/Metin_Izeti\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/metinizeti.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/91e73c9a5dec2221c57a3c28904d93ac\",\"name\":\"Besar Rahmani\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/d4748f11bb29cbb7a12de4138551b59a1d4041710073bae9e7c17d4a6759ad6b?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/d4748f11bb29cbb7a12de4138551b59a1d4041710073bae9e7c17d4a6759ad6b?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/d4748f11bb29cbb7a12de4138551b59a1d4041710073bae9e7c17d4a6759ad6b?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Besar Rahmani\"},\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.metinizeti.com\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH. RAMAZANI METIN IZETI","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH. RAMAZANI METIN IZETI","og_description":"Muaji i Ramazanit \u00ebsht\u00eb muaji i kalendarit fetar mysliman n\u00eb t\u00eb cilin theks i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb ibadetin, p\u00ebrgj\u00ebrimin dhe p\u00ebrkushtimin ndaj Krjiuesit t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje, Allahut xh.sh.. Ajeti kuranor q\u00eb e urdh\u00ebron agj\u00ebrimin u drejtohet besimtar\u00ebve duke i urdh\u00ebruar p\u00ebr agj\u00ebrimin por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe duke u treguar se agj\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713","og_site_name":"Metin Izeti","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/MetinIzetiOfficial\/","article_published_time":"2022-03-31T22:33:53+00:00","article_modified_time":"2022-03-31T22:33:56+00:00","og_image":[{"width":768,"height":542,"url":"https:\/\/i0.wp.com\/metinizeti.com\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1","type":"image\/jpeg"}],"author":"Besar Rahmani","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@IzetiMetin","twitter_site":"@IzetiMetin","twitter_misc":{"Written by":"Besar Rahmani","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713"},"author":{"name":"Besar Rahmani","@id":"https:\/\/metinizeti.com\/#\/schema\/person\/91e73c9a5dec2221c57a3c28904d93ac"},"headline":"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH.","datePublished":"2022-03-31T22:33:53+00:00","dateModified":"2022-03-31T22:33:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713"},"wordCount":1817,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/i0.wp.com\/metinizeti.com\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1","articleSection":["2022","Shkrime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713","url":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713","name":"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH. RAMAZANI METIN IZETI","isPartOf":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/i0.wp.com\/metinizeti.com\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1","datePublished":"2022-03-31T22:33:53+00:00","dateModified":"2022-03-31T22:33:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713#primaryimage","url":"https:\/\/i0.wp.com\/metinizeti.com\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1","contentUrl":"https:\/\/i0.wp.com\/metinizeti.com\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1","width":768,"height":542},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/metinizeti.com\/?p=5713#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/metinizeti.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"METIN IZETI: RAMAZANI SI MUND\u00cbSI P\u00cbR TI SH\u00cbRBYER ME GJITH\u00cb ZEM\u00cbR ALLAHUT XH.SH."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/metinizeti.com\/#website","url":"https:\/\/metinizeti.com\/","name":"Metin Izeti","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/metinizeti.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/metinizeti.com\/#organization","name":"Metin Izeti","url":"https:\/\/metinizeti.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/metinizeti.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/metinizeti.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/DSC_8971-scaled.jpg","contentUrl":"https:\/\/metinizeti.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/DSC_8971-scaled.jpg","width":2560,"height":1707,"caption":"Metin Izeti"},"image":{"@id":"https:\/\/metinizeti.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/MetinIzetiOfficial\/","https:\/\/x.com\/IzetiMetin","http:\/\/metinizetiofficial","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCLWB5L1ksaTW_WLh9zMWPHg","https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Metin_Izeti"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/metinizeti.com\/#\/schema\/person\/91e73c9a5dec2221c57a3c28904d93ac","name":"Besar Rahmani","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/d4748f11bb29cbb7a12de4138551b59a1d4041710073bae9e7c17d4a6759ad6b?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/d4748f11bb29cbb7a12de4138551b59a1d4041710073bae9e7c17d4a6759ad6b?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/d4748f11bb29cbb7a12de4138551b59a1d4041710073bae9e7c17d4a6759ad6b?s=96&d=mm&r=g","caption":"Besar Rahmani"},"sameAs":["http:\/\/www.metinizeti.com"]}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/metinizeti.com\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/WhatsApp-Image-2021-11-27-at-6.33.10-PM-Copy.jpeg?fit=768%2C542&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5713"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5713\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5714,"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5713\/revisions\/5714"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/metinizeti.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}