Dr. Metin Izeti ka lindur në Tetovë më 01.09.1970. Shkollën fillore e kreu në Tetovë. Në vitin 1989 e kreu shkollën e mesme në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, ndërsa u diplomua në vitin 1996 në Fakultetin Teologjik pranë Universitetit “Dokuz Ejlyl” në Izmir, Turqi. Në vitin 1998 mbrojti magjistraturën në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë të njëjtit universitet në Izmir me temë “Bektashizmi në Maqedoni”. Në vitin 2003 i kreu edhe studimet e doktoratës në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë Universitetit Marmara në Stamboll, Turqi dhe mori titullin doktor i shkencave shoqërore me temën “Rrymat Sufike në Ballkan në shek. XVII dhe XVIII”. Në 22.02.2006 ka fituar titullin docent në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ndërsa në 13.09.2007 titullin profesor inordinar në Universitetin Internacional të Novi Pazarit.
Dr. Metin Izeti prej vitit 2001 u punësua si ligjërues i “Apologjetikës” dhe “Filozofisë islame” në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Nga viti 2003 është ligjërues i këtyre dy lëndëve edhe në Akademinë e Shkencave Islame në Novi Pazar, Sanxhak. Gjithashtu ka ligjeruar edhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Kapunuar si Drejtor i Qendres NacionaleKonservatoreneRepubliken e Maqedonise. Ka qenë këshilltar shkencor në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Momentalisht është pedagog i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Arteve i lendeve te Filozoofise se Artit, Estetikes, Sociologjise se Artit dhe kultures. Ne dhjetor te vitit 2007 ka marrur titullin docent ne lemite e Filozofise dhe Sociologjise se Artit ne Universitetin Shteteror te Tetoves, ndersa mars të vitit 2013 morri titullin profesor inordinar në lëmitë e njëjta në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Gjithashtu në nentor te vitit 2009 ka marrur titullin profesor inordinar ne Universitetin e Novi Pazarit dhe ne vitin 2011 titullin profesor ordinar i Filozofise dhe Socilogjise se Artit ne Universitetin e Novi Pazarit. Ndërsa titullin ordinar në Universitetin e Tetovës në lëndët Filozofi dhe Sociologji e artit e ka marrë në maj të vitit 2018.

Gjuhë amtare:
Shqip
Gjuhë të huaja:
Anglisht, turqisht, boshnjakisht, maqedonisht (të gjitha gjuhët sllave në Ballkan) dhe arabisht.